Barriera e frustracione

Pritja e Bashkimit Evropian është bërë e padurueshme për liderët e vendeve gjatë orvat-jeve që të bëhen pjesë e “shoqërisë evropiane“, kështu që kanë vendosur që këtë heshtje ta ndërprejnë "në mënyrë ballkanase". Paraqitja e qartë e frustracioneve të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, përndryshe qytetarë nderi të qytetit të Ulqinit, që gjendet në Mal të Zi (ja pak argëtim) dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Dačić-it janë një shenjë e qartë se jemi aq afër, por prapë aq larg Evropës.

0
1270

Pritja e Bashkimit Evropian është bërë e padurueshme për liderët e vendeve gjatë orvat-jeve që të bëhen pjesë e “shoqërisë evropiane“, kështu që kanë vendosur që këtë heshtje ta ndërprejnë “në mënyrë ballkanase”. Paraqitja e qartë e frustracioneve të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, përndryshe qytetarë nderi të qytetit të Ulqinit, që gjendet në Mal të Zi (ja pak argëtim) dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Dačić-it janë një shenjë e qartë se jemi aq afër, por prapë aq larg Evropës.

Mediat serbe e kanë transmetuar deklaratën e Kryeministrit Rama që Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen në mënyrë klasike në qoftë se Bashkimi Evropian nuk do të hap rrugët për integrimin e Kosovës, e cila është një lloj kërcënimi apo aspiratë që të inskenohet konflikti ashtu që të ngriten tensionet dhe të shprehë pakënaqësinë në këtë mënyrë. Kjo me të vërtetë duket skandaloze. Çfarë papërgjegjësie e njerëzve, të cilët në vend se t’i dedikohen përparimit të popullit të vet e kthejnë vëmendjen kah vetja duke krijuar tensione të panevojshme dhe kthimin e politikës së të kaluarës gjë që është (tashmë e vërtetuar) mënyra më e keqe e mundshme që të tërhiqet vëmendja!

Menjëherë erdhi përgjigja nga Kryeministri aq ambicioz i Serbisë, Aleksandar Vučić, i cili pohon që gjithmonë përpiqet të gjejë gjuhën më të bukur dhe më të mirë të mundshme me Tira-nën, kurse retorikën nxitëse për bashkimin o me hatër o me zor, nën kapelën evropiane apo pa të, e konsideron “deklaratë që i tejkalon të gjitha normat” dhe se “nuk do të mund të ëndërrojnë atë ëndërr”. Është e qartë se ra në provokim, Kryeministri Vučić u përgjigj me shpejtësi dhe në mënyrë të ashpër duke bërë me dije që edhe ai është një faktor që luan një rol të rëndësishëm, që edhe ai bën lëvizje duke mos aluduar në fuqitë që e kanë fjalën kryesore bile kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.

Eh, çfarë nebuloza populliste (të Vučić-it dhe Ramës) të udhëheqësve të popujve, të këtyre popujve të shteteve juridike aq mirë të formuara e të gatshme për hyrje në Bashkimin Evropian në çdo aspekt. Kjo i gjason një pjese teatrale në truallin evropian me aktorë jo edhe aq të parrezikshëm por gjithsesi me aktorë komik. Vetëm e pyes veten nëse populli i këtyre hapësirave nuk meriton asgjë më mirë?

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dačić, deklaroi se Serbia edhe po të njihte Kosovën, nuk do të ishte në Bashkimin Evropian pasi që gjithmonë do të ketë kushte të reja. Pohimi se Ser-bia nuk dëshiron të pranojë politikën e caqeve të lëvizshme dhe vendosjen e vazhdueshme të kushteve të reja tregojnë qartazi frustrimet e pranishme tek ky politikan.

Molisja e shtetit të Serbisë, e tërë kjo si rezultat i përpjekjeve për t’u bërë pjesë e Bash-kimit Evropian, qartazi u vërejt vonë nga establishmenti politik, kështu që ditëve të fundit po paraqitet shndërrimi që po i hap rrugë alternative këtij vendi; e kanë kuptuar që Kosova nuk është çështja e vetme që vret dhe që e hap apo e mbyll shtegun kah Bashkimi Evropian. Ndryshimi i lehtë i sferës së interesit dhe kthimi kah Rusia e fusin në hije tërë atë që deri tani është bërë për hyrje në BE.

Vitet po kalojnë, ne po rrimë këtu që të shërojmë frustracionet tona, të ëndërrojmë një jetë më të mirë. Të gjitha ato që na ndajnë – urat, besimi, luftërat, diversiteti, ideologjia që shumë kohë më parë është mbjellur në ne, do të na shkaktojnë probleme që të bëhemi vetëm një gjë – njerëz.