Donacionet dhe ‘njerëzit’

Kohët e fundit po flitet mjaft për donacionet në sipërmarrje e në veçanti në bujqësi, të cilat vijnë nga organizata të ndryshme joqeveritare apo qeveri të huaja. Për këtë njerëzit e zakonshëm dinë shumë pak dhe nëse më pyetni mua pse është kjo kështu, do t’ju them se nuk e di këtë gjë. Në këtë kohë bashkëkohore kur informatat transmetohen me shpejtësi të madhe dhe kur gati çdo gjë e kemi në dispozicion në internet, është e pakuptueshme se përse ndodh kështu. Por unë prapëseprapë mendoj që këtu fshihet një pjesë e problemit se për çfarë arsye ka shumë pak aplikues për mjete të caktuara të cilat miratohen në formë të donacioneve me të holla për inicimin apo zgjerimin e biznesit privat.

0
1481

Kohët e fundit po flitet mjaft për donacionet në sipërmarrje e në veçanti në bujqësi, të cilat vijnë nga organizata të ndryshme joqeveritare apo qeveri të huaja. Për këtë njerëzit e zakonshëm dinë shumë pak dhe nëse më pyetni mua pse është kjo kështu, do t’ju them se nuk e di këtë gjë. Në këtë kohë bashkëkohore kur informatat transmetohen me shpejtësi të madhe dhe kur gati çdo gjë e kemi në dispozicion në internet, është e pakuptueshme se përse ndodh kështu. Por unë prapëseprapë mendoj që këtu fshihet një pjesë e problemit se për çfarë arsye ka shumë pak aplikues për mjete të caktuara të cilat miratohen në formë të donacioneve me të holla për inicimin apo zgjerimin e biznesit privat.

Informimi i dobët i individëve është problem kyç, por edhe përkundër kësaj, faktori njeri është vendimtar në informimin e pjesëmarrësve të mundshëm në konkurset për ndarjen e mjeteve kështu që të gjithë ata që janë të ngarkuar për informimin e popullatës së pari e bëjnë këtë tek ”njerëzit” e vet. Kjo e para është vendimtare për arsyen e thjeshtë që një numër i madh i njerëzve në veri nuk janë në dijeni se ku dhe në cilën faqe në internet mund të kontrollohet nëse ka konkurse aktive që u përmendën më lartë. Kur e them këtë nuk mendoj në sipërmarrësit më të mëdhenj sepse ata e dinë fort mirë se si të arrihet tek paraja ”për zgjerimin e prodhimtarisë dhe asortimanit prodhues”.

Derisa populli i rëndomtë ka ide por nuk i ka lidhjet dhe mbrojtjen e institucioneve apo thënë thjeshtë nuk i ka ”njerëzit”, në anën tjetër sipërmarrësit më të mëdhenj i kanë të gjitha të tje-rat por vetëm idenë nuk e kanë dhe këtë nuk e them pa arsye sepse edhe vetë kam qenë dëshmitarë i kësaj, edhepse jo me shembullin personal por jam mjaft i njoftuar me tërë këto saqë mund të kritikoj sepse vetëm edhe kjo gjë më ka mbetur.

Papunësia e madhe, kriza dhe standardi i ulët jetësor tek njeriu i zakonshëm dhe i ndershëm zgjojnë idenë se si të dilet nga një situatë e tillë, pa marrë parasysh se sa punë e rëndë nevojitet për një gjë të tillë, duke krijuar ide që janë realisht të realizueshme në terren në formë të projekteve me perspektivë për veprimtaritë me të cilat do të merreshin në të ardhmen. Gjëja e vetme që nevojitet është një ndihmë e vogël financiare si kapital fillestar. Të hollat janë aty, apo nuk janë… çka mendo-ni? Paj shikoni, unë mendoj që nuk janë sepse ato më duket tashmë janë të përcaktuara për dikë për të cilin ky nuk është as donacioni i parë e sigurisht as donacioni i fundit. E rëndësishme është që të kesh ‘’njerëz”, edhepse ata janë gjithçka tjetër vetëm jo njerëz.

Derisa dikush një shumë të caktuar të hollash do ta shfrytëzonte në mënyrë të duhur dhe do të niste një biznes familljar të çfarëdo lloji, dikujt ato të holla i shërbejnë për blerjen e automjeteve të reja, banesa në Serbi apo madje edhe jashtë vendit, për shkollimin e fëmijëve në perëndim, verime të shtrenjta në vendet e largëta të botës etj. etj…

Tërë këtë kohë po flasim për të hollat, por nuk e thamë se sa të holla, d.m.th cila shumë e të hollave është temë e këtij blogu. Nga njohuritë personale e di që në emër të donacioneve për ini-cimin e një projekti me perspektivë është aprovuar donacioni në shumën prej disa qindra mijëra eurosh e nga realizimi i atij projekti nuk ka pasur asgjë përveç shkronjës së vdekur në letër. Pikërisht ato të holla janë shfrytëzuar për pasurim personal në formë të pasurive të patundshme e gjëra të ngjashme. Mbase edhe ky ka qenë projekti, kushedi. Raste të këtilla ka shumë dhe për fat të keq do të ketë raste të tilla edhe në të ardhmen.

Në fund më duhet të shpreh një habi të madhe se si askush nuk e inicoi kontrollin e shpen-zimit të mjeteve që janë dhënë si donacione siç bëhet në të gjitha shtetet normale dhe të rregulluara. Megjithkëtë, duket se edhe të parët edhe të dytë janë thjesht NJERËZ, që nuk janë imun ndaj ndikimit të dëmshëm të parave kështu që e ruajnë njëri-tjetrin sepse janë burimi më i mirë i të hollave për njëri-tjetrin. Unë nuk po e fajësoj askënd, por vetëm po tregoj me gisht në drejtimin e duhur. Dhe siç ndoshta e keni vërejtur në secilin blog timin deri më tani ka pasur nga një fjalë të urtë kështu që edhe këtë do ta përfundoj me një fjalë të urtë latine Dixi et salvavi animam meam dmth e thashë dhe e shpëtova shpirtin tim!