Festa paszgjedhore, pjesa e dytë

Është interesante që vetëm dy muaj më parë në Mitrovicë përfaqësuesit e serbëve festuan fitoren e Aleksandar Vučić-it në zgjedhjet presidenciale. Derisa e tërë Serbia dilte nëpër rrugë, në Kosovë festohej. Më 11 qershor këta përfaqësuesë të njëjtë festuan “fitoren” e serbëve në zgjedhjet për parlamentin e Kosovës. A është problem logjika ime apo këtu diçka nuk është rregull?

0
1043

Mund të thuhet që ka kaluar kohë e mjaftueshme nga zgjedhjet për parlamentin e Kosovës që deri diku t’i krijojmë përshtypjet dhe të mendojmë për atë se çfarë politike na pret në të ardhmen. Disa rezultate janë të pritura, disa të tjerë janë befasi e madhe… Sikur edhe në shumicën e zgjedhjeve. Ndërsa presim kryeministrin e ri me pyetjen a do të jetë Haradinaj apo Kurti dhe a ka vend aty për serbët e Kosovës, bën të mendojmë  për atë se çka na priti menjëherë pas zgjedhjeve. Tashmë një kohë të gjatë flas për pozitën e serbëve në Kosovë, ata nuk janë as atje as këtu, në mënyrë konstante janë në zgjedhje. Është interesante që vetëm dy muaj më parë në Mitrovicë përfaqësuesit e serbëve festuan fitoren e Aleksandar Vučić-it në zgjedhjet presidenciale. Derisa e tërë Serbia dilte nëpër rrugë, në Kosovë festohej. Më 11 qershor këta përfaqësuesë të njëjtë festuan “fitoren e serbëve në zgjedhjet për parlamentin e Kosovës. A është problem logjika ime apo këtu diçka nuk është rregull? A është përpjekur dikush që prej këtyre politikanëve të njëjtë të kërkojë përgjigje në pyetjen: çka saktësisht po festojnë ata? Cilën fitore? Politikanët që për çdo ditë thonë që Kosova është Serbi, që vetëm Qeveria në Beograd është legjitime dhe që duhet të ruhet Kosova në Serbi, papritmas po festojnë hyrjen e serbëve të Kosovës në parlament! Kontradiktë në edicionin e saj më të mirë. Derisa festohej në Mitrovicë, ende e paqartë se çka, me këngët tradiocionale kosovare dhe po festohej fitorja që ende nuk e dimë e çkafit, mbetet fakti me të cilin asnjë prej politikanëve nuk po ballafaqohet publikisht. Madje edhe serbët e Kosovës nga dita në ditë po bëhen më të vetëdijshëm se vendi ku po jetojnë po bëhet gjithnjë e më pak Serbi. Pavarësisht se a na pëlqen kjo neve apo jo. E të gjitha veprimet e gjertanishme të politikanëve lokal po e dëshmojnë këtë gjithnjë e më tepër. E vërteta është e tillë, këtë e kemi të qartë të gjithë, vetëm se duket që askush nuk dëshiron të na e thotë se megjithatë po marrin pjesë në zgjedhjet e një shteti që nuk e pranojnë.

Një gjë tjetër interesante për të cilën jemi bërë të vetëdijshëm është që një numër goxha më i madh i serbëve të Kosovës ka votuar në këto zgjedhje se sa në ato në Serbi dy muaj më parë. Prapë, a nuk është kjo e çuditshme? Natyrisht që është e gjithsesi është edhe një kontradiktë tjetër. Por nuk jam as e para as e fundit e cila do të përmend format e ndryshme të presioneve që janë bërë mbi serbët vetëm që të dalin në zgjedhje. Kanë folur mediat, institucionet ndërkombëtare, e madje edhe qytetarët. Por kjo është edhe një disfatë për demokracinë, pa marrë parasysh e të cilit shtet. Edhe një provë që në hapësirat tona interesat personale kanë fituar mbi çdo ide të së mirës së përgjithshme. Derisa çdo ditë na thonë se jemi pjesë e një shteti, thuajse jemi absolutisht të pavetëdijshëm për të gjitha gjërat, mbi ne ushtrojnë çdo presion të mundshëm që të votojmë për ta në zgjedhjet e një shteti tjetër. Nuk është çudi nëse në një moment pikërisht këto zgjedhje i quajnë “krahinore”. Derisa nga dita në ditë na vijnë SMS që na thonë se kartelat tona nuk janë më aktive, derisa mezi po “mbijetojmë muaj pas muaji”, pyetja është se sa ende besojmë në këto tregime politike. E edhe nëse dikush ende beson, është vetëm çështje kohe kur do ta kuptojnë këtë. E atëherë edhe kur do të ndryshojë diçka. E deri atëherë na mbetet që të jetojmë “as atje as këtu,” t’i lejojmë të festojnë fitore të rrejshme, të mbrojnë ekskluzivisht interesat personale, të dërgojnë trena dhe të ndërtojnë mure.