Ideologët e ndjerë

A i mbani mend njerëzit që kanë ndikuar në jetët tona – udhëheqësit tanë, heronjtë tanë, frikacakët, kriminelët të cilët me ideologjitë e tyre mbollën farën e së keqes në këto hapësira? A thua është e nevojshme që për shkak të njëfarë shteti e farë ku-fijsh të vrasësh njerëz, të djegësh, të presësh, të rrënosh? A thua është e nevojshme që të rrënjoset aq shumë urrejtje tek njerëzit ashtu që dikush t’ju dojë në mënyr të njëanshme? A thua nuk mund të mbetej ashtu siç ishte dikur, pa viktima, pa kaos, pa rrëmujë, dëbime? Me çfarë jemi tani më të mirë? A jemi shndërruar në njerëz më të mirë, a e kemi më mirë se sa më parë?

0
1255

Liderët tanë, „udhëheqësit e mëdhenj“, janë tashmë të ndjerë, ashtu si edhe shteti, si edhe shumë njerëz, thjesht nuk ekzistojnë më, nuk janë më në mesin tonë. Nuk ekzistojnë. Njerëzit dijnë të jenë shumë të tmerrshëm. Kanë mundur të gjitha këto t’i zgjidhin në një mënyrë shumë, shumë më të mirë, të gjejnë një zgjidhje që me rrugë paqësore t’i tejkalojnë problemet, t’i qetësojnë pasionet dhe të mos e bëjnë Kosovën terren lufte. Hapësirë kjo ku nuk jetojnë vetëm serbët dhe shqiptarët, por edhe romët, turqit, boshnjakët, goranët, egjiptasit etj.

Njëfarë Ibrahim Rugova dhe njëfarë Slobodan Milošević-i atje sikur i janë përmba-jtur filozofisë „sa më keq aq më mirë“, kështu që edhe nuk janë përpjekur bash të bëjnë kompromise. Thuajse kaosi u ka shkuar për shtati.

Slobodan Milošević-i ka qenë figurë kyç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe në Ko-sovë. Njeri i cili nuk ka ditur si politikanët e sotëm të rri ulur në dy karrige; ka udhëhequr politikë nacionaliste, ka qenë eksponent i saj. U ngrit në qiell tek populli serb, por përfundoi si qen, i përndjekur nga populli i vet, nga gjykata ndërk-ombëtare, i urryer nga ana e popujve të tjerë. Pak para vdekjes së tij, në mars 2006, ka pasur aq pak ithtarë të ideologjisë së tij saqë shkoi në atë botë si një vdek-atar i thjeshtë, e jo si „udhëheqës i madh“.

Oponent i „ udhëheqësit të madh“ ka qenë Ibrahim Rugova, paradigmatik për popullin shqiptar, separatist, shkrimtar, politikan i cili e sendërtoi ideologjinë e tij me një çmim mbase papritur të madh. Gandi i Ballkanit (siç e quanin Rugovën) e vuri në lëvizje, e zgjoi popullin shqiptar në Kosovë, shkaktoi një agoni e cila mori hov, e kjo assesi nuk i pëlqente Slobodanit. Epilogu është i njohur mirë për të gjithë, lufta. Prirja tepër e madhe kah nacionalizmi tek këta liderë ishte një plagë kanceroze për popullin e Kosovës. Edhe njërës edhe tjetrës palë i doli për hundësh kjo Kosovë e përgjakur.

Sot në Kosovë ende jetojnë edhe serbët edhe shqiptarët. Sot jemi të shpërndarë, të harruar, të dëshpëruar dhe ende kërkojmë rrugëdalje, jetë më të mirë. Mbase jemi paksa më të mençur, mbase për popullin është më me rëndësi që të jetojë normal-isht, që të ekzistojë. Shtetet, kufijtë kanë ndryshuar gjithmonë, kështu e ka treguar historia. Këtë duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë më tutje.