I jepet drita jeshile operimit të telefonisë serbe “MTS” në Kosovë

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit është udhëzuar Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të bëjë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operatorin e ri serb të telefonisë mobile “MTS” që të fillojë së punuari në Kosovë nga koha kur vendit do t`i miratohet kodi telefonik 383.

0
858

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se fillimi i operimit të këtij operatori është konform negociatave teknike që janë zhvilluar në Bruksel, njofton Klan Kosova.

(KlanKosova 15/01/2016)