Lojërat politike dhe UNESCO

Jam i shqetësiar këto ditë. Jam tejet i shqetësuar këto ditë si me ngjarjet të cilat drejtpërdrejt kanë të bëjnë me mua dhe me disa situata tragjike që kanë ndodhur, ashtu edhe me situata që kanë të bëjnë direkt me të gjithë neve, por që nuk më shqetësojnë aq shpesh. Ato gjëra që kanë të bëjnë me të gjithë ne në të vërtetë po ndodhin që prej kur unë di për veten, e edhepse janë zakonisht të rënda dhe të pavolitshme për popullin tim, disi jam mësuar të jetojë me këtë dhe pak a shumë të izolohem prej tyre. Mirëpo, këto ditë po ndodh diçka që me të vërtetë po më godet dhe që është në kundërshtim me perceptimin tim të moralit dhe drejtësisë.

0
994

Jam i shqetësiar këto ditë. Jam tejet i shqetësuar këto ditë si me ngjarjet të cilat drejtpërdrejt kanë të bëjnë me mua dhe me disa situata tragjike që kanë ndodhur, ashtu edhe me situata që kanë të bëjnë direkt me të gjithë neve, por që nuk më shqetësojnë aq shpesh. Ato gjëra që kanë të bëjnë me të gjithë ne në të vërtetë po ndodhin që prej kur unë di për veten, e edhepse janë zakonisht të rënda dhe të pavolitshme për popullin tim, disi jam mësuar të jetojë me këtë dhe pak a shumë të izolohem prej tyre. Mirëpo, këto ditë po ndodh diçka që me të vërtetë po më godet dhe që është në kundërshtim me perceptimin tim të moralit dhe drejtësisë.

Besoj se tashmë e keni të qartë që po flas për procesin (ose thënë më mirë zhurmën) e cila po zhvillohet momentalisht për pranimin e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës në UNESCO. Unë e kam të qartë që forca dhe „e drejta e më të fortit“ sot mund të bëjë gjithçka, për këtë jemi bindur shumë herë gjatë 20 viteve të fundit. Për këtë jemi bindur kur Kosova u mor me forcë, për këtë jemi bindur kur u shpall pavarësia e Kosovës, për këtë u bindëm edhe vitin e kaluar pas ndeshjes futbollistike midis Serbisë dhe Shqipërisë, por për fat të keq, për këtë jemi bindur edhe më 1999 dhe më 2004. U bindëm se ai që është më i fuqishëm apo thjesht ai që është më i volitshëm në atë moment i merr të gjitha, pa kurrfarë konsiderate për moral dhe drejtësi, kemi parë që fuqia mund të dëbojë njerëzit nga shtëpitë e tyre, kemi parë që fuqia mund të mbizotëroj ligjet dhe të shpallë një shtet, të cilin disa, prapë nën presionin e forcës, e pranojnë si të tillë, kemi parë që me forcë mund të fitohen edhe tri pikë në kualifikime…

Por, a mund të ndërtohet identitetit me forcë?

Për mua, përpjekja që Kosova disi të futet në UNESCO paraqet pikërisht këtë – përpjekje që me forcë të ndërtohet identiteti i shtetit i cili është ndërtuar me forcë.

Për mua është me të vërtetë e pakuptueshme edhe nevoja e njerëzve nga Kosova që trashëgimia kulturore serbe të konsiderohet si e tyre. Paj, a thua diçka që ata nuk kanë dashur të ekzistojë në “territorin e tyre”, diçka që në çdo mënyrë janë përpjekur të shkatërrojnë, tani në çdo mënyrë përpiqen ta paraqesin si të tyre dhe si trashëgimi të tyre kulturore? Çfarë logjike është kjo, çfarë është ky ndryshim i papritur i vetëdijes? Pse është tani kjo aq e dëshirueshme, e nuk ishte në vitin 1999 apo në vitin 2004? Si mënyrë që t’i jepet shpirt një krijese artificiale? Paj, nuk shkon kjo kështu. Identiteti fitohet, ndërtohet me vite, me shekuj, në identitet investohen të gjitha, e nuk fitohet ai me forcë për një apo pesë vite. Identiteti paraqet të gjitha ato që e përbëjnë një popull, kurse identitetin e Kosovës nuk mund ta përfaqësojnë përmendoret e huaja kulturore, përmendoret kulturore të njerëzve që janë dëbuar prej atje dhe që në masë të madhe janë shkatërruar gjatë 20 viteve të fundit. Kur flasim për këtë, po flas natyrisht për manastiret serbe, kishat dhe të gjitha përmendoret tjera kulturore që në Kosovë ka ndoshta më së shumti, por po ashtu nuk e kontestoj që edhe shqiptarët e Kosovës e kanë historinë e vet dhe trashëgiminë kulturore. Vetëm që unë këtë prapë nuk mund ta identifikoj me identitetin kosovar, por me atë shqiptar sepse, siç thashë, identiteti nuk krijohet duke bërë presion mbi ata që janë më të dobët, identiteti nuk mirret, identiteti ndërtohet. Po e përsëris edhe një herë sepse nuk dua që të keqkuptohem, nuk e kontestoj trashëgiminë kulturore shqiptare (kosovare) dhe mbrojtjen e të njëjtit nën kapelën e UNESCO-s, por shpirti po më dhemb për shkak të rrëmbimit të identitetit tonë i cili po legalizohet në këtë mënyrë dhe për shkak se në këtë mënyrë, përmes organizatës e cila do të duhej të merrej me kulturën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore po bëhet lojë politike. E dimë që lojërat politike janë gjithmonë të ndyta, e këtë kjo organizatë nuk ka guxuar t’ia lejojë vetes!Në fund, na është rrëmbyer territori, sipas të gjitha gjasave do të na rrëmbehen edhe manastiret dhe të gjitha gjurmët e krijuara me shekuj në këtë territor, por nuk do të mund të na i marrin kurrë ndjenjat dhe krenarinë tonë, sepse këto nuk rrëmbehen me forcë, këto rrëmbehen vetëm nëse ne vetë i dorëzojmë! E me pranimin e Kosovës në UNESCO nuk do të zhduket as shija e hidhur në gojë dhe ndjenja e padrejtësisë tek të gjithë popujt të cilët po ashtu e shohin këtë si padrejtësi, e duhet t’i nënshtrohen forcës.