NEW PERSPEKTIVA NDRYSHON STILIN

0
159

New Perspektiva funksionon që prej nëntë vitesh. Ajo u ka sjellë lexuesve tanë informacione dhe pikëpamje rreth marrëdhënieve Kosovë-Serbi, rreth procesit të normalizimit dhe rreth shumë çështjeve të ngjashme.

Punën tonë e kemi paraqitur në gjuhët shqipe dhe serbe, dhe jemi shumë mirënjohës që kemi arritur ta bëjmë këtë sepse është populli i Kosovës ai të cilin duam ta dëgjojmë më së shumti dhe me të cilin duam t’i ndajmë pikëpamjet e tyre. Jemi shumë mirënjohës për gjithë përkrahjen që kemi marrë.

Shpresojmë të vazhdojmë këtë aktivitet tonin, por do të kemi disa ndryshime të vogla në përmbajtjen e uebsajtit deri në fund të muajit qershor. Kjo për shkak se po presim të dëgjojmë nëse na është vazhduar financimi.

Gjatë muajve maj dhe qershor kemi vendosur të ripublikojmë disa prej artikujve tanë të kaluar, të cilët besojmë se përmbajnë një mesazh specifik, ato që përsëritin pikëpamjet e kontribuesve tanë dhe pasqyrojnë pjesë të historisë dhe procesit të marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, si dhe komuniteteve brenda Kosovës.

Do të vazhdojmë të publikojmë lajme dhe artikuj të tjerë të rëndësishëm që ngjallin interes. Ju lutemi të keni durim me ne, t’i lexoni publikimet tona dhe t’i ndani me të tjerët.

Me shumë falënderime,
Joanna Hanson