Nikolić thotë se Asociacioni i komunave serbe është ide nga platforma e tij

Në një intervistë për RTS, presidenti i Serbisë Tomislav Nikolić ka thënë se Asociacioni i komunave serbe është ide nga platforma e parë e tij dhe se ajo ka kaluar lehtë, sepse shqiptarët nuk e kanë kuptuar thellësinë dhe rëndësinë e AKS-së. “E ideja ime është shumë e qartë. Atë çfarë Serbia i lë si kompetencë Prishtinës, shumicën e tyre edhe Prishtina t’ia lë Asociacionit të komunave serbe. Cfarë kërkon Prishtina, le të kërkojë edhe AKS, të cilën do ta themelojnë serbët”, ka thënë Nikolić.

0
810

Duke folur për Kosovën, Nikolić ka rikujtuar se edhe para komisarit evropian Johannes Hahn ka thënë se, kur është fjala për negociatat me BE-në, Serbia nuk do të lëvizë nëse nuk arrin marrëveshje obliguese fqinjësore me Kosovën, gjë të cilën e vlerëson si shenj se nga Serbia kërkohet pranimi i Kosovës. Ai vuri theksin edhe mbi kushtin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë para se të pasonin sanksionet kundër Rusisë, në të cilat Serbia nuk ka marrë pjesë.

Siç tha ai, shumë vetë në Serbi e kanë demantuar, “por ky është qëndrim me të cilin shumë shpejt do t’na ballafaqojnë”. Ai theksoi se ky nuk është shndërruar në qëndrim zyrtar të BE-së, por se atë e paralajmërojnë parlamentet e shumë vendeve anëtare.

Sipas mendimit të Nikolić-it, përgatitja më e mirë për këtë është që Serbia t’i hapë dhe t’i mbyllë të gjithë kapitujt.

“Koha e bën të veten, ne aktualisht nuk jemi në pozitën më të mirë në raport me Kosovën”, tha Nikolić.

Ai shtoi se, pas disa vitesh, dy herë  kishte qenë në negociatat në Bruksel, dhe se e ka kuptuar se atmosfera është e tillë që delegacioni i Prishtinës është nën patronatin e BE-së dhe se atyre u lejohet shumëçka. Siç tha ai, ekipi ynë negociator në kushte të tilla ka punuar mirë.

Kur është fjala për situatën me trenin i cili nga Beogradi u nis për në Mitrovicë, Nikolić tha se me Vučićin kishte vendosur që ai tren të mos shkonte më larg se deri në Rashkë, por se njësitë speciale të policisë së Kosovës tashmë kishin mbërritur në vendkalimin administrativ në të cilin, sipas marrëveshjes, nuk kanë guxuar të jenë.

Siç thotë ai, kjo është shenj se serbët nuk kanë mbrojtje ligjore dhe për këtë duhet biseduar me KFOR-in, EULEKS-in dhe UNMIK-un, sepse është e qartë se marrëveshjet nuk po respektohen.

Nikolić rikujton se Asociacioni i komunave serbe është ide nga platforma e tij e parë dhe se ajo ka kaluar lehtë, sepse shqiptarët nuk e kanë kuptuar thellësinë dhe rëndësinë e AKS-së. “E ideja ime është shumë e qartë. Atë çfarë Serbia i lë si kompetencë Prishtinës, shumicën e tyre edhe Prishtina t’ia lë Asociacionit të komunave serbe. Çfarë kërkon Prishtina, le të kërkojë edhe AKS, të cilën do ta themelojnë serbët”, ka thënë Nikolić.

Siç thotë ai, shqiptarët do të dëshironin që AKS të mos formohet kurrë, por ky është provim për  BE-në – a është në gjendje të zbatojë atë që është negociuar.

(Marrë nga rts.rs, 22/02/2017)