Politika në mënyrën tonë

Temat aktuale zakonisht kërkojnë t’u qasemi në mënyrën që do të duhej të ishte adekuate ashtu që të shpjegohet më së miri se çka po ndodh përreth nesh pa marrë parasysh se çfarë natyre kanë ato tema. Mirëpo, siç ndodh zakonisht këtu tek ne në Kosovë, asnjë temë nuk kuptohet si duhet dhe është vështirë të thuhet nëse është për shkak të neve që i vëzhgojmë ato apo për shkak të vetë aktorëve, por sidoqoftë tek ne asgjë nuk është ashtu siç duket.

0
1088

Temat aktuale zakonisht kërkojnë t’u qasemi në mënyrën që do të duhej të ishte adekuate ashtu që të shpjegohet më së miri se çka po ndodh përreth nesh pa marrë parasysh se çfarë natyre kanë ato tema. Mirëpo, siç ndodh zakonisht këtu tek ne në Kosovë, asnjë temë nuk kuptohet si duhet dhe është vështirë të thuhet nëse është për shkak të neve që i vëzhgojmë ato apo për shkak të vetë aktorëve, por sidoqoftë tek ne asgjë nuk është ashtu siç duket.

Gjatë disa ditëve të fundit tema e cila me rëndësinë e saj fitoi aktualitet është historia rreth z. Jablanović, e cila me veçoritë e saj është tragjikomike. Derisa nga njëra anë dëgjojmë porosi se z. Jablanović nuk gëzon më mbështetjen e përfaqësuesve tjerë politik të Iniciativës Qytetare (IQ) Srpska e me vetë këtë nuk i përfaqëson më interesat e atij subjekti politik, në anën tjetër dëgjojmë përgjigje të shkurtëra dhe negative të zotëriut të përmendur me të cilat i mohon të gjitha që thuhen dhe edhe më tutje e konsideron veten përfaqësues fuqiplotë të IQ Srpska. Megjithatë, në njërën nga deklaratat e tij të ciën mund ta lexojmë në disa portale të internetit, zotëriu i përmen-dur deklaroi se si nuk e pranon shkarkimin nga ana e përfaqësuesve të tjerë të opsionit të përmen-dur politik sepse, siç e thekson edhe ai vetë, ATA AS NUK E KANË ZGJEDHUR, duke refuzuar me këtë edhe thirrjen e R. së Serbisë që të tërhiqet nga pozita e Iniciativës Qytetare Srpska sepse me veprimet e tij nuk i përfaqëson më interesat e popullit serb në Kosovë.

Nga e tërë kjo që u tha më lartë shtrohet pyetja a duhet të presim zgjedhje të reja në mënyrë që zotëriu i përmendur të humb mbështetjen e atyre që e kanë zgjedhur, siç e argumentoi atëbotë mbetjen e tij në skenën politike sepse deri atëherë nuk ka zgjidhje tjetër. Vëmendja e medias gjithsesi është zhvendosur disa herë kah zotëriu i përmendur. Paraqitjet dhe veprimet e z. Jabla-nović mund të interpretohen në shumë mënyra por asnjë prej tyre nuk shkon në favor të vetë zotit Jablanović sepse të gjitha ato vetëm e pasqyrojnë papjekurinë dhe paditurinë e tij politike.

Natyrisht, ky rast është vetëm një tregues se sa tek ne është e zhvilluar një papjekuri politike e llojit të vet te ata që vendosin thuajse për të gjitha në Kosovë. Zotëriu i përmendur Jablanović është vetëm një shembull klasik derisa shembuj të tillë për fat të keq ka shumë edhe mes serbëve edhe mes shqiptarëve. Derisa njerëzit e zakonshëm presin që të zgjedhurit e tyre të tregojnë bile pak nga ajo që është premtuar gjatë fushatës parazgjedhore, ata përfaqësuesë të zgjedhur kanë treguar qysh në ditët e para të mandatit tyre të ri se nga gjërat e premtuara nuk do të ketë asgjë. Arroganca politike është diçka që shumë shpesh haset në skenën tonë politike sepse kjo është metodë për fshehjen e të gjitha të metave të subjekteve të caktuara dhe të vetë politikanëve udhëheqës.

Arrogancën e tillë mund ta shohim në veprimin e disa partive dhe lëvizjeve me orientim të djathtë në Kosovë e ndër to shembulli më i mirë është Lëvizja Vetëvendosje, e cila politikën e vet e ba-zon në deklarata ndezëse, protesta ekstreme dhe incidente gjatë mbledhjeve të Kuvendit. Nat-yrisht nuk ka nevojë të thuhet se e tërë kjo është një lloj maske ashtu që tek votuesit eventual të lihet përshtypje sa më e fuqishme. Për atë se sa po luftojnë për një jetë më të mirë të qytetarëve lëvizja e përmendur më lartë, por edhe partitë e tjera, si serbe ashtu edhe shqiptare, po e shohim në realitet i cili është gjithçka tjetër vetëm jo i mirë.

Gjendja aktuale në skenën politike është e tillë që ka gjithnjë e më shumë parti politike e gjithnjë e më pak ideologji dhe politikë të mirëfilltë në kuptimin e ngushtë të fjalës. Ndërsa disa parti ekzistojnë për t’u shërbyer si mbulesë udhëheqësve të tyre për veprimtari të tjera, disa parti tjera ekzistojnë që spektrin politik të Kosovës ta bëjnë më shumëngjyrësh dhe që tek një qytetar i za-konshëm por edhe tek vëzhguesit e huaj të krijojnë iluzionin e demokracisë dhe të bashkëjetesës politike dhe tolerancës.

Derisa në vendet e zhvilluara të Perëndimit dhe Lindjes politika është diçka për të cilën nuk diskutohet por shfrytëzohet me qëllim të përparimit të përgjithshëm, në anën tjetër tek ne politika e disa partive ndryshon brenda një afati shumë të shkurtër kohor, ndonjëherë brenda dite. Por e gjithë kjo është ajo që na bën të veçantë pa marrë parasysh se sa na kushton ky autenticitet. Përpjekjet për të formuar tek ne parti dhe lëvizje të ngjashme me ato që ekzistojnë në vendet e zhvilluara janë larg suksesi për arsyen e thjeshtë se politika formohet një herë dhe nuk ndryshon, por duke shfrytëzuar metoda diplomatike kjo politikë bëhet fleksibile ashtu që të jetë e zbatueshme pothuajse në çdo situatë të re. Mirëpo, tek partitë tona, edhe serbe edhe shqiptare, politika në praktikë është pothuajse jo-ekzistente e diplomacia është në nivel të metaforës kështu që përdoren lojëra të imëta politike që vetëm duken si lëvizje të mëdha politike e në fakt janë shumë larg nga çdo gjë serioze.

Natyrisht, qëllimi i këtij blogu nuk është që të gjitha partitë politike dhe individët t’i fusë në një grup, por gjendja në terren na detyron të pyesim nëse kjo është rruga të cilën duhet ndjekur një shoqëri pa marrë parasysh se në çfarë rrethana është krijuar. Kosova formoi skenën e saj politike menjëherë pas luftës në vitin 1999 dhe një pasqyrë të tillë ka mbetur deri më sot, edhe pse të gjitha rrethanat, si ato të brendshme ashtu edhe ato ndërkombëtare, kanë ndryshuar shumë kohë më parë. A do të duhej ky të jetë një sinjal për lindjen e disa partive të reja, më serioze dhe politi-kisht më të bazuara që do të udhëhiqen nga individë për të cilët do të jetë i shenjtë gjykimi i opin-ionit publik? Unë sinqerisht mendoj se po. Gjatë gjithë këtyre viteve shtrohet pyetja nëse në ndonjë moment në Kosovë mund të vijë deri tek formimi i një subjekti politik që në radhët e veta do të kishte edhe shqiptarë edhe serbë dhe që nuk do të ishte ekskluzivisht njëkombësh sikurse partitë ekzistuese. Vetëm një situatë e tillë do të ishte sinjal se gjërat kanë lëvizur nga pika e vdekur sepse problemet e përditshme janë të njëjta si për serbët ashtu edhe për shqiptarët, dhe askush nuk ka të drejtë që këto probleme t’i përdorë për qëllime të imta politike, kurse politikanët e përmendur si z. Jablanović dhe subjektet e tilla politike si Lëvizja Vetëvendosje, janë vetëm një shembull i keq i tërë asaj që u theksua më lart.