Shumëgjuhësia në Kosovë

Edhepse ndoshta do të kishte qenë e pritur që prapë të merrem me tema politike, siç e kam bërë këtë deri më tani, kësaj here do të përpiqem që të ndalem tek një problem i cili nuk është aspak i pasherr e i cili është mjaft i pranishëm në terren dhe për shkak të të cilit vuajnë njerëzit e rëndomtë, pa pikë faji, për të gjitha atë që po ju ndodh.

0
1220

Edhepse ndoshta do të kishte qenë e pritur që prapë të merrem me tema politike, siç e kam bërë këtë deri më tani, kësaj here do të përpiqem që të ndalem tek një problem i cili nuk është aspak i pasherr e i cili është mjaft i pranishëm në terren dhe për shkak të të cilit vuajnë njerëzit e rëndomtë, pa pikë faji, për të gjitha atë që po ju ndodh.

Në Kosovë gjatë viteve të fundit ka filluar procesi i harmonizimit politik me legjislacionin evropian dhe praktikat demokratike. Natyrisht, ky proces nënkupton edhe sendërtimin e të drejtave të pakicave kombëtare për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit të tyre. Është vështirë të thuhet se sa ky proces po realizohet në praktikë, sepse janë një mori problemesh që dalin nga ky proces dhe të gjitha qeveritë e gjer-tanishme në Kosovë nuk janë përpjekur edhe aq shumë që t’i zgjidhin të gjitha këto probleme, ose të paktën të fillojnë t’i zgjidhin ato.

Popullsia e Kosovës përbëhet kryesisht nga shqiptarët, por pranë tyre në Ko-sovë jetojnë edhe serbët, turqit, romët, goranët, egjiptianët dhe të tjerë të cilët gjithashtu kanë të drejtën e përdorimit administrativ të gjuhës dhe shkrimit të tyre. Mirëpo në praktikë në terren ka shumë probleme që duhet të zgjidhen në mënyrë që të mbrohen të drejtat e pakicave në mënyrën e duhur dhe siç përshkruhet nga nor-mat evropiane që janë marrë si një masë e llojit të vet se në çfarë mënyre duhet të zgjidhen këto probleme dhe kërkesa.

Derisa në vendet e tjera të zhvilluara të Evropës dhe botës shumëgjuhësia konsiderohet pasuri dhe punohet maksimalisht në realizimin e të drejtave të mino-riteteve për të përdorur gjuhën e tyre, deri më tani në Kosovë, në një farë mënyre sendërtimi i këtyre të drejtave ka ngecur në një nivel fillestar. Cilat janë arsyet për këtë ne vetëm mund të supozojmë, por në çdo rast, nuk ka asnjë arsye për këtë, nuk mund dhe nuk guxon të ketë justifikime për shkak se sendërtimi i kësaj të drejte është imperativ për realizimin me sukses të të gjitha proceseve demokratike që viteve të fundit kanë filluar në Kosovë, siç e cekëm edhe në fillim.

Natyrisht, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ka ende një lloj animoziteti dhe një dozë armiqësie ndaj gjuhës serbe tek shumica e popullatës së Kosovës sepse vetë përmendja e ndonjë gjëje serbe mund të krijojë një stuhi të llojit të vet të kujtimeve negative dhe ndjenjave të cilat për pasojë të veten mund të kenë formimin e një qëndrimi ekstrem ndaj zbatimit të gjuhës serbe në korrespondencën zyrtare administrative. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se arsyeja për gjithë këtë është që prapa nesh janë vitet që janë të shënuara nga luftërat, terrori, jotoleranca dhe të gjitha ato gjëra negative që kanë ardhur me to. Vetë lufta e vitit 1999 është një prej shkaktarëve kryesor të të gjithë kësaj kështu që edhe në një mënyrë është i kuptueshëm qëndrimi i shumicës ndaj gjuhës serbe. Por në fillim i përmendëm edhe komunitetet tjera kombëtare që jetojnë në Kosovë dhe duhet të themi këtu se ato nuk ballafaqohen me këto probleme, por edhe në qoftë se i kanë, atëherë ato janë gjithsesi të shprehura një shkallë më të vogël.

Në dokumentet zyrtare të Kosovës gjenden edhe mbishkrime në gjuhën serbe, por saktësia gramatikore e përkthimit është një pikëpyetje e madhe kështu që shihet që pranë mbishkrimit REPUBLIKA E KOSOVËS gjendet mbishkrimi REPUBLIKA KOSOVA në vend të KOSOVO; ky është natyrisht vetëm një shembull e të tillë ka shumë. Natyrisht që për përkthim është dashur të konsultohet komuniteti serb në Kosovë, ashtu që të paktën të arrihet një nivel i kënaqshëm sa i përket cilësisë së përkthimit. Edhe një shembull tjetër, e që bie në sytë e të gjithë atyre që bile një herë kanë udhëtuar nëpër Kosovë, janë shenjat e komunikacionit me emrat e qyte-teve që po ashtu janë në dy gjuhë, në varësi të strukturës nacionale të qytetit në të cilën ato janë të vendosura. Edhe në to vërehet ky problem, por vetëm ato në të cilat mbishkrimi në serbisht është i dukshëm, d.m.th aty ku nuk është e spërkatur me sprej apo nuk është shkarravitur nga ata që do të dëshironin që kjo dygjuhësi të mos ekzistojë. Përdorimi i gjuhës së shkruar është sigurisht më lehtë i zbatueshëm në terren për shkak se nga përdorimi gojor vështirë se mund të ketë diçka duke marrë parasysh që shumica dërmuese e popullsisë, sidomos brezi i ri nuk e flasin fare gjuhën serbe, ashtu si moshatarët e tyre në veri që nuk flasin gjuhën shqipe e në qoftë se edhe e dinë ndonjë fjalë atëherë ajo, për shkak të mirësjelljes, nuk është për t’u lavdëruar as për njërën as për tjetrën palë. Por e gjithë kjo është ajo që e bën procesin i cili është i pashmangshëm dhe i cili herët a vonë do të zbatohet në terren, sepse do të vijnë gjenerata të cilat megjithatë do ta kuptojnë këtë si një lloj pasurie të llojit të vet dhe që të kuptuarit e diversitetit nga ana e tyre nuk do të jetë ekskluzivisht ekstrem siç është ai që po e shohim tani në terren, edhepse dorën në zemër, çdo ditë e më pak.