Asociacioni të formohet mbi bazën kushtetuese

0
1118

Formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë njëra ndër pikat më të nxehta dhe sfiduese për Qeverinë e ardhshme e cila pas certifikimit tashmë, pritet të formohet në një afat të shkurtë kohorë.

Lista Serbe e pati bojkotuar punën në Kuvend dhe në Qeveri, si shkak i mos përmbushjes së marrëveshjes të realizuar në Bruksel për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndërsa që e njëjta sërish do jetë pjesë formuese e institucioneve të reja.
Analisti politik Ramush Tahiri, tha se asnjëri nga subjektet politike që do të udhëheq me Qeverinë nuk do ta ketë mundësinë që ta rikthej asociacionin për rinegocim, sepse është në interes të vendit që të përmbushen drejtave ndaj minoritetetit serb.

Kurse analisti politik, Burim Ramadani, deklaroi se asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të formohet mbi bazën e vendimit të gjykatës kushtetuese.
Ramadani tha se asnjëra Qeveri nuk guxon të bëj veprime antikushtetuese dhe në këtë mënyrë përjashton çfarëdo mundësie tjetër për formimin e saj.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e pati rrëzuar asociacioni e komunave me shumicë serbe duke identifikuar kështu 23 shkelje të neneve të kushtetutës.

(gazetatribuna.com, 10/07/2017)