Aco, Srbine

Dhe kështu kaluan zgjedhjet, Đurić dhe Rakić me thirrjet “Aco, Srbine”(O Aleksander, o serb) dhe shampanjë festuan edhe një fitore të madhe, këtë herë me rezultat 10 : 0, dhe kur të mbledhet me atë prej 5 : 0 prej më parë, opa, 15 : 0. U kthyen disa faqe të kalendarit dhe erdhi koha për pagesë. Dyzet gjyqtarë dhe prokurorë serbë, me urdhër të A. Vučić-it, u detyruan të japin betimin para Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, dhe në këtë mënyrë edhe zyrtarisht të integrojë institucionet gjyqësore serbe në ato të Kosovës.

0
1213

Zgjedhjet në Kosovë janë gjithmonë një rast për të parë gjëra goxha të pabesueshme. Duke filluar nga ajo se në listën e votuesve ka 50% më shumë votues se sa banorë të ndonjë komune, përmes votimit të njerëzve që me vite nuk kanë qenë në mesin e të gjallëve, deri tek shkuarja e njerëzve në votim në kolona, dmth shprehje e “vullnetit të tyre të lirë”. Këto zgjedhje janë gjithashtu një mundësi e përkryer që të shihet se bashkëpunimi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nuk është i mundur dhe shumë i mirë vetëm kur bëhet fjalë për kontrabandistë dhe ‘dilerë’, por edhe kur kemi të bëjmë me një grup tjetër shumë të ngjashëm të njerëzve – “politikanët e lartë.”

Kështu para zgjedhjeve lokale në Kosovë patëm rastin të shohim provën e këtij pohimi tim. Ja si e imagjinoj unë këtë:

A. Vučić: Alo, Hashim. Të lutem mbylli sytë pak, këta të mitë atje poshtë po marrin pjesë në zgjedhje tek ti, mos i kontrollu ashtu fort, e di ti. Ta kam borxh

H. Thaçi: Paj, në rregull Aco. Por më ke borxh nja dyzet gjyqtarë dhe prokurorë. Ja tashmë e kam caktuar…

A. Vučić: Në rregull është, vëlla, vetëm nëse nuk e ke problem t’i shfletosh dy ose tri faqe në kalendar, që ta vendosësh këtë pas zgjedhjeve. Më duhet një fitore 10 : 0, dhe kjo mund të më shkaktojë pak telashe…

H. Thaçi: S’ka problem, dëgjohemi.

Banale, e di. Është aq banale saqë unë fare nuk kam dyshime se kjo është dakorduar kështu apo në ndonjë mënyrë të ngjashme.

Dhe kështu kaluan zgjedhjet, Đurić dhe Rakić me thirrjet “Aco, Srbine” dhe shampanjë festuan edhe një fitore të madhe, kësaj here me rezultat 10 : 0, dhe kur të mbledhet me atë prej 5 : 0 prej më parë, opa, 15 : 0. U kthyen disa faqe të kalendarit dhe erdhi koha për pagesë. Dyzet gjyqtarë dhe prokurorë, sipas urdhërit të A. Vučić-it, u detyruan të japin betimin para Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit dhe në këtë mënyrë edhe zyrtarisht të integrojë institucionet gjyqësore serbe në ato të Kosovës. Dhe kështu Aca e zbatoi një nga lëshimet më të fundit në rrugën drejt rrumbullakësimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës, dhe për këtë për popullin e vet fitoi ASGJË. Thashë për popullin e vet, për të dhe rrethin e tij nuk e çajmë kokën. Ka mbetur që t’i detyrojë të bëjnë këtë vetëm edhe institucionet shëndetësore dhe arsimore dhe qëllimi i sundimit të tij është realizuar. Më pas edhe miqtë ndërkombëtarë mbase mund të pajtohen me ndryshimin e pushtetit në Serbi.

E çka i mbeti popullit… i mbeti vetëm poshtërim. Poshtërimi i cili pasqyrohet në retorikën para zgjedhjeve, në atë që i servohet përmes mediave, në shuarjen e sinjaleve mediave që kanë guxuar të thonë diçka ndryshe prej asaj që thonë ata. Dhe si kulmi i poshtërimit, me një mesazh shumë të fuqishëm simbolik, ne pamë 40 intelektual të shkëlqyeshëm se si po dhanë betimin para Presidentit, jo të shtetit të tyre, jo me vullnetin e tyre, se do të zbatojnë dhe mbrojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Por nuk më vjen keq për ta, të gjithë po heshtin!