Arrestohet një serb i dyshuar për për krime lufte

0
827

Sot rreth orës 12:00, në hyrje të autostradës në Reshtan të Suharekës, është arrestuar i dyshuari B. M. serb, i cili gjer më tani ndodhej në arrati.

74-vjeçari është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës nën akuzën për krime të rënda dhe krime lufte.

Sipas medieve serbe, i arrestuari është nxjerrë nga grupi i serbëve të cilët kanë shkuar për të vizituar shtëpitë e veta në Mushtisht të Suharekës.

Ndaj këtij arrestimi, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë , Marko Gjuriq, i cili ka thënë se ky arrestim, sipas tij është vazhdim i politikës së spastrimit etnik të popullit serb.

(rtklive.com, 29/08/2017)