Bahet realitet heqja e barrikadës mbi Ibër

Punimet në këtë urë po fillojnë mbas marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe kryenegociatorit, Marko Djuric, implementimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë, lidhun me urën në Mitrovicë.

0
1098

Ashtu si asht paralajmërue, sot n’orën 10:00 ka fillue heqja e barrikadës dhe rivitalizimi i urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

Punimet në këtë urë po fillojnë mbas marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe kryenegociatorit, Marko Djuric, implementimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë, lidhun me urën në Mitrovicë.

Simbas zyrës së BE’s, rivitalizimi i urës ka me kontribue në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe ma tej.

“Me fillimin e implementimit të kësaj marrëveshjeje, Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Ura e Mitrovicës pritet të hapet për këmbësorë dhe për automjete në të dyja drejtimet sipas rekomandimeve nga vlerësimi teknik dhe dizajni arkitekturor për të cilin janë dakorduar të dyja palët në qershor 2015. Bashkë me të dy kryetarët e komunave, një grup punues do të monitorojë dhe shqyrtojë rregullisht kushtet mbizotëruese politike dhe të sigurisë në ato komuna gjatë dhe pas procesit të rivitalizimit. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, në pajtueshmëri me mandatet e tyre përkatëse, do të sigurojnë mjedis të qetë dhe të sigurt” thuhet në komunikatën e zyrës së BE’s.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian.

(rrokum.tv, 14/08/2016)