Bamirësia si shembull

Besoj se në secilin prej nesh “rri ulur një ekip kështu i vogël njerëzish”  dhe për këtë arsye duhet të bëjmë vepra të mira çdo ditë dhe të përpiqemi t'i bëjmë të lumtur njerëzit rreth nesh.

0
719

Është një emision shumë i bukur dhe fisnik i quajtur “Aksion punues me Tamarën”, i cili ka disa sezona që transmetohet rregullisht në programin televiziv. Për ata lexues që nuk janë të njohur me këtë emision, e besoj se ata janë shumë të paktë në numër, ky është një emision që merret me një gjest shumë fisnik e ai është që të lumturojë njerëzit që janë në gjendje të vështirë materiale dhe t’u ndihmojë në atë mënyrë që ua renovojnë dhe rindërtojnë shtëpitë që i kanë në gjendje të rrënuar, ashtu që po këta njerëz të ndiejnë ngrohtësinë e shtëpisë së tyre dhe që atyre t’u kthehet ndjenja e përkatësisë dhe, ç’është më e rëndësishmja, t’u kthehet dinjiteti njerëzor. Gjatë shumë sezoneve të këtij emisioni, kemi parë shumë lot gëzimi nga të gjithë pjesëmarrësit, por sigurisht lotët më të vështirë për të gjithë ne ishin lotët e fëmijëve të vegjël që pamë në ekranet tona televizive.

Këtë vit, ekipi televiziv i përmendur, së bashku me moderatoren Tamara Grujić dhe ekipin e saj të mjeshtërve, filluan të bëjnë punën e tyre fisnike në Kosovë, dhe atë duke filluar nga veriu i Kosovës e deri tek Bjeshkët e Nemuna. Sipas fjalëve të ekipit televiziv në një intervistë për TV Prva, ky është sezoni më i vështirë dhe më emocional deri më tani! Për këtë sezon u filmuan gjithsej 14 episode gjatë të cilave Tamara dhe mjeshtrit e saj vazhdojnë t’i bëjnë të lumtur njerëzit që kanë nevojë për ndihmën e tyre duke ua rinovuar shtëpitë që kanë nevojë për rinovim të detajuar dhe duke i kthyer ato në një parajsë të vogël të vërtetë dhe vende të krijuara për kënaqësi. 

Tamara na njoftoi me planin e që të 14 episodeve gjatë së cilës periudhë rinovuan gjithsej 13 shtëpi për familjet në gjendje të rëndë sociale, si dhe renovuan një shkollë që shërben si shkollë e ulët e muzikës në një ndërrim kurse pasdite si shkollë e mesme veterinare në fshatin Korminjan, komuna e Kamenicës.
 
Ajo gjithashtu vuri në dukje se kanë bërë shtëpi në të gjitha enklavat dhe se kanë vizituar manastiret më të rëndësishme, kanë parë se si njerëzit jetojnë atje poshtë dhe me çka merren, kanë vizituar vendet më të rëndësishme për historinë. Në serialin e përmendur ata vizituan Bjeshkët e Nemuna, Malet e Sharrit, Gorën, kanë parë bukuri të pabesueshme natyrore dhe në atë mënyrë na kanë njohur të gjithëve me tërë ato hijeshi dhe bukuri të pazbuluara që fshihen në atë pjesë të territorit.

Duke shikuar të gjitha seritë e këtij emisioni prej shumë vitesh, unë kuptoj sa bukur është të bësh vepra të mira. Mund të them se edhe vetë ndihem shumë mirë në fund të çdo episodi, sepse ndiej se të gjithë kemi korrur një tjetër fitore të madhe së bashku dhe kështu e përjetoj çdo episod pas episodi si fitore pas fitore. Shpresoj që çdo shikues ndihet kështu sepse kjo nuk është një gjë e vogël. Për mua personalisht, të gjithë këta njerëz, të cilët me vetëmohim japin veten në çdo emision, që shfaqen prej shumë vitesh në ekranet tona televizive, janë heronj të mëdhenj të cilëve të gjithë u detyrohemi shumë dhe mendoj se të gjithë ne duhet të krenohemi me ta. Besoj se në secilin prej nesh “rri ulur një ekip kështu i vogël njerëzish”  dhe për këtë arsye duhet të bëjmë vepra të mira çdo ditë dhe të përpiqemi t’i bëjmë të lumtur njerëzit rreth nesh..  

Njerëz të tillë janë heronj tanë dhe unë personalisht u përulem atyre deri në dysheme. 

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.