Brexit – Serbia dhe Kosova

Si do të pasqyrohet ky zhvillim në regjionin tonë? Sigurisht jo në mënyrë pozitive. E dimë fare mirë që për të gjitha vendet përreth ajo Evropë ka qenë ndoshta i vetmi ind lidhës i cili i ka shtyer që të kenë një bashkëpunim dosido, në negociata për përmirësimin e jetës së tyre, paj do ta them edhe për shmangien e shkatërrimit të tyre vetanak. Prova më e mirë për këtë janë negociatat në mes të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

0
1206

Si do të pasqyrohet ky zhvillim në regjionin tonë? Sigurisht jo në mënyrë pozitive. E dimë fare mirë që për të gjitha vendet përreth ajo Evropë ka qenë ndoshta i vetmi ind lidhës i cili i ka shtyer që të kenë një bashkëpunim dosido, në negociata për përmirësimin e jetës së tyre, paj do ta them edhe për shmangien e shkatërrimit të tyre vetanak. Prova më e mirë për këtë janë negociatat në mes të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Evropa e bashkuar, e lirë, e madhe. Ëndërr shekullore e shumicës së evropianëve. Për fat të keq, ëndërr e papërfunduar. Para më shumë se gjysëm shekulli filloi projekti më i madh në atë drejtim – Bashkimi Ekonomik Evropian. Projekt ky i cili filloi me shumë entuziazëm, me plane të mëdha dhe dëshira të mëdha. Projekt i cili ishte edhe faktor stabiliteti në Evropë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzet dhe në pjesën më të madhe të rrjedhës së gjertanishme të shekullit njëzet e një dhe i cili me të vërtetë e ka pasur qëllimin e vet. Për më shumë se 50 vite i mblodhi rreth vetes vendet evropiane integroi edhe shumicën e vendeve që lindën pas shpërbërjes së disa shteteve të mëdha komuniste, e me vetë këtë edhe ka ruajtur një lloj paqeje në Evropë gjatë asaj periudhe tranzicioni. Mirëpo, duke filluar nga kriza e madhe ekonomike e cila shpërtheu në vitin 2008, filluan të dalin në pah edhe të gjitha dobësitë e një Bashkimi të tillë Evropian. Dhe doli se ato nuk ishin edhe aq të pakta. Në fakt mund të thuhet që kriza e vitit 2008 ishte fillim i dezintegrimit, edhepse ai zyrtarisht ndodhi vetëm pak ditë më parë, me referendumin në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendimin formal të qytetarëve të saj për dalje nga Bashkimi Evropian. Fillimi i fundit të Bashkimit Evropian mund të parandjehej edhe disa vite më parë, kur ndodhi kriza e madhe në Greqi kur për pak u shmang braktisja e Eurozonës nga Greqia, që praktikisht do të thoshte braktisje e Bashkimit Evropian. Disa ditë më parë, Evropa nuk qe aq me fat dhe nuk arriti që përsëri të sheshojë të gjitha dobësitë e veta të cilat për vite me radhë nuk ishte në gjendje ose nuk ka pasur vullnetin e duhur t’i korrigjojë.

Si do të pasqyrohet ky zhvillim në regjionin tonë? Sigurisht jo në mënyrë pozitive. E dimë fare mirë që për të gjitha vendet përreth ajo Evropë ka qenë ndoshta i vetmi ind lidhës i cili i ka shtyer që të kenë një bashkëpunim dosido, në negociata për përmirësimin e jetës së tyre, paj do ta them edhe për shmangien e shkatërrimit të tyre vetanak. Prova më e mirë për këtë janë negociatat në mes të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel. Bisedime në të cilat të dy palët janë joshur me premtime të mira, paj le të sillem mirë e të mos them edhe me shantazhe. Edhe një herë, për kushedi të satën herë në tekstet e mia, do të përmend metodën e famshme të shkopit dhe karrotës sepse ajo më së miri e ilustron politikën e BE-së ndaj regjionit. Ato bisedime kanë dhënë disa disa rezultate, mirëpo, pjesa më e madhe e asaj që është dakorduar ka mbetur pa u implementuar në terren përkundër tërë fuqisë që e ka poseduar dhe e ka zbatuar BE-ja që të respektohen të gjitha ato marrrëveshje. Kjo fuqi, fuqi e butë, në rastin e Kosovës ishte në formë të premtimit për liberalizim të vizave që pjesërisht u plotësua, kurse në rastin e Serbisë kishte të bënte me fillimin e negociatave për para-anëtarësim, që nuk u plotësuan porse prapë u bllokuan nga ana e Kroacisë (për arsye thelbësore) dhe të Britanisë së Madhe (për shkaqe teknike). Mendimi im është që pikërisht ky shembull në mënyrë të përsosur e pasqyron ndikimin e Brexit-it në marrëdhëniet e mëtutjeshme midis Serbisë dhe Kosovës. Arsyeja pse Britania e Madhe bllokoi fillimin e negociatave me Serbinë ishte e natyrës teknike, dhe e lidhur me situatën rreth largimit nga Bashkimi Evropian. Çfarë porosie na dërgon kjo neve? Paj po na e dërgon porosinë që nga të gjitha ato premtime të bukura nuk ka asgjë derisa BE-ja të mos i rregullojë problemet veta. E problemet janë të mëdha dhe problemet do të zgjidhen për një kohë të gjatë. Derisa të jetë kështu, vështirë që do të arrihet konsensusi i të gjitha vendeve anëtare (të mbetura) për zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së. E kjo përsëri sjellë deri tek dobësimi i vullnetit edhe ashtu jo aq të fortë të palëve në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës për negociata të mëtutjeshme e në veçanti për zbatimin e marrëveshjeve të vështira që tashmë janë arritur. Për fat të keq, pasojë e kësaj është rritja e pashmangshme e tensioneve në regjion, por edhe në tërë Evropën, kriza të mundshme më serioze apo më pak serioze, në përgjithësi situatë jostabile.

Edhe një pyetje tjetër po më sillet vërdallë në mendje këtyre ditëve. Tani kur e kemi “Vëllain e madh” në një problem të madh do të vijë në shprehje se sa në fakt të gjitha këto vende janë të pavarura dhe sa janë të afta të funksionojnë pa shkopin e Bashkimit Evropian. Kam frikë se do të marrim vesh atë që askush prej nesh nuk dëshiron të pranojë, e ajo është që as që jemi të pavarur e edhe më pak të aftë që me të vërtetë të jemi të pavarur.

Do të jetë kjo një verë e gjatë, e ngrohtë, bile e nxehtë e lojërave gjeopolitike, ku natyrisht edhe regjioni ynë do të ketë një rol të rëndësishëm, si gjithmonë kur bëhet fjalë për ndonjë jostabilitet të çfarëdo lloji.