Çfarë thonë media për dialogun dhe normalizimin?

0
1220

Mediat janë përgjithësisht i vetmi burim informacioni për qytetarët e Kosovës rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Duke qenë vetmit ndërmjetësues në mes të aktorëve të përfshirë këtë proces dhe qytetarëve, roli i tyre vetëm sa vjen e rritet për shkak të pasojave që mund t’i ketë informimi jo i duhur për çështje të tilla. Për ne është shumë e rëndësishme që ju të informoheni drejt. Për këtë qëllim, në baza ditore do t’i monitorojmë raportimet e medieve në Kosovë për këtë proces duke ofruar një burim alternativ për informim. Rrjedhimisht,  do t’i paraqesim rregullisht rezultatet me të gjeturat tona duke dhënë fillimisht një përmbledhje mbi atë është raportuar për këtë proces brenda periudhës së caktuar. Për më shumë, ne do të përpiqemi t’i identifikojmë prirjet kryesore në raportimet mediatike rreth procesit të normalizimit Kosovë-Serbi dhe do t’i komentojmë pas në uebsajtin tonë për t’i plotësuar, analizuar, por edhe për të ofruar një perspektivë tjetër.

Gjatë qershorit janë publikuar përafërsisht 150 artikuj rreth bisedimeve Kosovë-Serbi nga rreth 10 mediat më të lexuara të cilat i kemi monitoruar. Në këtë numër nuk përfshihen artikujt e kopjuar nga njëra medie në tjetrën.

Qasje dhe format i ri

Mediat u dhanë hapësirë sidomos kandidatëve që kërkonin qasje të re ndaj dialogut. Përderisa gjatë gjysmës së parë të qershorit, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, zuri vendet kryesore në ballinat e mediave online; në gjysmën e dytë të qershorit ishte kandidati nga Vetëvendosje!, Albin Kurti, për të cilin u raportua më shumë.

Në ditët e para të mujit, mediat raportuan mbi deklaratat e Haradinajt për atë se si do t’i qasej ai bisedimeve Kosovë-Serbi. Artikujt përgjithësisht theksoheshin përmes titujve si “Për hatrin e askujt s’i përkulem Serbisë”, “Haradinaj: Nëse Serbia sillet armiqësisht, njëjtë do të bëjmë edhe ne”, “Haradinaj: Përfundimisht do ta heqim Serbinë nga Kosova”, etj. Ndërkaq, qasja e Haradinajt ndaj bisedimeve Kosovë-Serbi, duke kërkuar kështu format të ri të dialogut, u prezantua nëpër media përmes intervistave të dhëna medieve vendore dhe atyre ndërkombëtare, fjalimeve në fushatë parazgjedhore dhe më pak në analiza.

“Nuk mendojmë vazhdojmë dialog sa për dialog, nëse dialogu është respektim të plotë asaj se kush jemi, po, jemi për dialog. Nëse ka pozita ose situata të tjera nuk i përfillim. Do t’i njohim vetëm ata që na njohin, do t’i respektojmë vetëm ata që na respektojnë.”, ka thënë Haradinaj për Anadolu Agency, agjenci turke e lajmeve, pjesë interviste e cila është bartur nga rreth 10 media kryesore online, mes të cilave vetëm njëra e ka të transmetuar intervistën e plotë ku Haradinaj flet edhe për çështje të tjera përveç dialogut.

Ngjashëm është publikuar dhe intervista e tij dhënë Klan Kosovës ku ai kushtëzon vazhdimin e dialogut përveç me njohje, edhe me përfshirjen e SHBA-së. Kjo intervistë ka qarkulluar edhe në mediat e tjera online. Po ashtu është dhënë edhe fjalimi i Haradinajt në Therandë ku premton se përfundimisht “do të hiqet Serbia nga Kosova.” Ky artikull është shpërndarë nga dhjetë mediat e tjera më lexuara online, me ndryshime përmbajtësore relative. Zakonisht, të gjitha deklaratat e Haradinajt gjatë fushatës zgjedhore, qoftë nëpër tubime apo intervista, janë raportuar në mediat kryesore online.

Ndërkaq, pas mbajtjes së zgjedhjeve të 11 qershorit, mediet u fokusuan më shumti në qasjen e Kurtit ndaj dialogut. Platforma e tij mbi parimet e përgjithshme për dialogun Kosovë-Serbi u publikua afërsisht nga të gjitha mediet online me më shumti lexueshmëri në Kosovë dhe vëmendje iu kushtua në njëjtën kohë intervistave që Kurti u dha disa prej medieve serbe.

“Dialogu i deritashëm që është zhvilluar me Serbinë Bruksel nuk i ka vënë kurrfarë kushtesh Serbisë, ndërsa bisedohet për çështje të brendshme të Kosovës, prandaj rrjedha e tij nuk ka pasur si të jetë i drejtë,” citohet se ka thënë Kurti për gazetën serbe Danas, deklaratë kjo e shpërndarë gjerë mediet në Kosovë.

Dialogu në nivel presidentësh

Se kush do t’i udhëheqë bisedimet Kosovë – Serbi dhe cili do të jetë formati i tyre i ardhshëm ishte një tjetër pikë rreth së cilës u sollën raportimet e mediave gjatë qershorit, kur u bë edhe muaji i katërt i pauzimit të këtyre bisedimeve. Radio Evropa e Lirë raportoi se kryenegociatorja Edita Tahiri kishte deklaruar se pas zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të ekzekutivit të ri të vendit do të zhvillohej një proces konsultash institucionale ndërmjet Qeverisë, Presidentit dhe Kuvendit të Kosovës, lidhur me formatin e ardhshëm të dialogut. Ngjashëm, ky artikull u shpërnda edhe nga disa media të tjera online.

pas, mediet raportuan se kandidati për kryeministër nga LAA, Avdullah Hoti, kërkonte që dialogu të udhëhiqej nga kryeministri i vendit dhe jo presidenti. Ndërkaq portali Gazeta Express publikoi një intervistë të Insajder-it të Beogradit me disa analistë  serbë e shihnin ngritjen e bisedimeve në nivel presidencial si zgjidhjen e problemit rreth “retorikës parazgjedhore dhe situatës së komplikuar në kontekst të marrëdhënieve të Beogradit me Ramush Haradinajn”. Pas këtyre, u raportua mbi deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,  dhënë për “Deutsche Welle” ku thoshte se dialogu do të ngritet në nivel presidencial. Në njëjtën linjë, “Koha.net” e publikoi një artikull të gazetës serbe “Novosti” e cila ngjashëm parashihte që dialogu të ngritej në nivel presidentësh. Përndryshe, gjatë javës së fundit të qershorit, kryesisht u raportua për urimin që presidenti Thaçi ia bëri homologut të tij serb, Aleksandar Vučić, gjatë një bisede, me ç’rast kishin rënë dakord ta vazhdojnë dialogun.

Sa i përket rifillimit të bisedimeve në Bruksel, nuk është raportuar për ndonjë datë.

Nevoja për zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Mediat më paku u përqendruan në nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Në fillim të qershorit raportuan deklaratën e nënkryetares së Parlamentit Europian,  Ulrike Lunacek, e cila tha se s’kishte nevojë për negociata të reja por për “zbatim, zbatim, zbatim”, përcjellë pas disa ditëve nga porosia e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijančič, për nevojën e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe. “BE-ja pret që kuadër të marrëveshjeve të dialogut ndërmjet dy palëve përveç normalizimit të marrëdhënieve edhe AKS të formohet sa më shpejt që jetë e mundur”, kishtë thënë Kocijančič.

këtë linjë. u raportua po ashtu se Parlamenti Evropian pas miratimit të Rezolutës që njeh progresin e Kosovës drejt BE-së, kërkonte formimin sa më shpejtë AKS-së dhe se SHBA-të kërkonin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë.