Demokraci nuk janë veç zgjedhjet

Arbitrariteti i marrjes së vendimeve nga pushteti vjen duke u ulur po qe se qytetarët e një vendi bëhen aktiv politikisht.

0
1026

Arbitrariteti i marrjes së vendimeve nga pushteti vjen duke u ulur po qe se qytetarët e një vendi bëhen aktiv politikisht.

Demokracia rezulton të jetë jashtëzakonisht kundërproduktive nëse një popull mbetet pasiv karshi rrjedhave politiko-ekonomiko-shoqërore. Kjo për arsye se demokracia si sistem në vetëvete nënk-upton sundimin e popullit mbi një territor të caktuar në mënyrë përfaqësuese (zgjedhjet për man-datet e parlamentit), në mënyrë pjesëmarrëse (përmes avokimit dhe lobimit) dhe në mënyrë të drejtëpërdrejt (përmes protestave, demonstratave, referendumeve, peticioneve). Këto mjete demo-kratike, në paqe, janë mënyrat më efikase për të ruajtuar kohezionin politik, social e ekonomik.

Nuk mund ta konsiderojmë një shtet plotësisht demokratik duke potencuar faktin që ka organizim të zgjedhjeve çdo katër vite!

Qytetari duhet të jetë në çdo moment i vetëdijshëm rreth vendimeve që merren nga përfaqësuesit e zgjedhur prej tij sepse ato nuk do të mund të realizohen po qe se nuk kërkohet llogari. Në çdo mo-ment kur interesat e qytetarëve apo të një grupi të caktuar njerëzish sfidohen ashtu siç parashihet me kushtetutë dhe ligje, kërkimi i llogarisë si zgjedhës, është domosdomshmëri dhe detyrë qytetare e morale. Organizimi i peticioneve, protestave, demonstratave, plebishiteve/referendumeve duhet gjithmonë të jetë vegël presioni për ata që kanë marrë mandatin e qytetarëve.

Thënja e Abraham Linkolnit “Demokracia është qeveria e popullit, nga populli, për popullin” dësh-mon qartë se demokracia jo vetëm që është jo-funksionale nëse qytetarët janë pasiv (aktiv nuk do të thotë që vetëm voton, dhe nuk interesohesh për gjë tjetër, domosdoshmërisht!), por ajo madje mund të jetë e rrezikshme për zhvillimin normal të një shoqërie!

Ta metaforizojmë pak.

Jemi duke jetuar në një shtëpi bashkë me anëtarët e familjes. Një ditë prej ditësh, shpërthen një gyp në banjo dhe për pasojë uji fillon të ketë rrjedhë të pandalshme.

Kalojmë tek pikëvështrimi teorik. Kjo i bie që po qe se ne nuk jemi aktiv , edhe pse rrjedha e ujit po shkon në të gjitha dhomat e shtëpisë, ju, si pjesëtar i familjes që keni një dhomë të gjumit, nuk ju bezdis ky problem i ujit (edhe pse ju e dini që nga momenti në moment pritet shumë shpejt që rrjedha e ujit të vërshoj edhe në dhomën tuaj). Ky është veprim pasiv. Kjo është kur qytetari është neglizhent ndaj proceseve politike, ekonomike, sociale apo çfardo tjetër, dhe kështu do-mosdoshmërisht që ndikimi në jetën e vet si rezultat i neglizhencës do të jetë negativ! Apo jo? Si mund të jeni pasiv dhe të mos reagoni duke bërë çdo gjë që është e mundur për t’u ndihmuar pjetarëve të familjes suaj për të shmangur edhe më shumë rrjedhën e ujit? Si mund të qëndroni in-diferent kur i dini apriori pasojat që mund të vijnë në dhomën tuaj?

Rrjedha e ujit nuk do të mund të ndalet dhe do të vërshojë edhe dhomën tuaj nëse mendoni që rrjedha e ujit do të mbetet vetëm në banjo! Prandaj, bëhuni aktiv dhe mbroni “dhomën” tuaj!

Dhe, për fund, do të dëshiroja të veçoj një fjali të pishtarit të demokracisë amerikane Martin Luther King Jr. që thotë se “Jeta jonë fillon të arrijë fundin në momentin kur ne fillojmë të bëhemi të heshtur për gjërat që kanë rëndësi.”