Dhuna si përgjigje

Është e vështirë të mohosh faktin se babai i këtij djali që pësoi lëndime pas përleshjes është një politikan tjetër nga Kosova të cilin e përcjellin kontraversat politike. Sido që të jetë, familja dhe miqtë e tij më të ngushtë nuk janë të detyruar të durojnë terror dhe dhunë të çfarëdo lloji. Kush nuk pajtohet me të, le ta godasë, por verbalisht, kështu që kur të kryqëzohen shtizat, do të tregohet se kush është më i fortë, më i mirë dhe më bindës në qëndrimet e tij.

0
503

A është metoda e vetme përdorimi i dhunës nëse nuk je dakord me dikë në lidhje me ndonjë qëndrim të çfarëdo lloji apo ekziston mundësia e dialogut verbal? A është më e lehtë të ngreshë zërin apo dorën në një njeri që mendon ndryshe nga ti? Apo jemi të gatshëm që momentalisht të atribuojmë një ngjarje të çfarëdo lloji në dobinë tonë personale? Këto janë pyetje që tingëllojnë plotësisht të pabesueshme, por ato sigurisht që imponohen pas ngjarjes që ndodhi para disa ditëve në Laplasellë.

Në fakt, siç jemi njoftuar tashmë të gjithë përmes medias, para disa ditëve ndodhi një përleshje mes disa të rinjve në rrugë. Dhe asgjë të re do të thoshin të gjithë njerëzit. Përleshje si përleshje. Dy-tre grushta dhe secili rrugës së vet për në shtëpi. Dhe e gjitha, sipas të gjitha gjasave, do të zhvillohej ashtu sikur një nga pjesëmarrësit në këtë përleshje nuk do të ishte Nikola Rašić, djali i Nenad Rašić-it, politikanit serb nga Kosova. As kjo nuk do të ishte aspak e çuditshme po të mos bëhej fjalë për njeriun qëndrimet politike të të cilit në masë të madhe janë të ndryshme nga qëndrimet politike të shumicës së serbëve nga Kosova. Shumë politikanë e dënuan këtë akt të sulmit fizik ndaj këtij djali të ri, kështu që madje edhe Albin Kurti deklaroi që Nikola Rašić është viktimë politike e babait të tij.

Sipas shkrimeve të Blic-it, kandidati për kryeministër i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se djali i Nenad Rašić-it është ”viktimë e politikës së babait të tij”. I njëjti deklaroi se i duket që ky akt banditesk ndaj Nikola Rašić-it është i organizuar dhe ka të bëjë me babain e tij, i cili nuk u thye, as nuk iu nënshtrua presionit dhe kërcënimeve të Serbisë. Sipas të gjitha gjasave, pasi që nuk kanë mundur të frikësojnë Nenad Rašić-in, e kanë rrahur djalin e tij. 

Sidoqoftë, me rastin e ngjarjeve të pakëndshme reagoi edhe Abati i Manastirit të Deçanit, Arkimandriti Sava Janjić, i cili pretendoi se kishte informacione nga Policia e Kosovës dhe burime ndërkombëtare se sulmi ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rašić, në Graçanicë nuk ishte linçim, por një konflikt midis dy grupeve të të rinjve që ishin politikisht kundër njëri-tjetrit.

Sido që të shikohet e gjithë kjo situatë, njëra palë do të konsiderojë se ka më shumë të drejtë se tjetra. Pavarësisht nëse kjo ishte një përleshje e rastësishme apo jo, spini medial sigurisht që e bëri të veten dhe kështu arriti qëllimin për të cilin ishte i menduar, e ky ishte që të krijojë konfuzion ose të ndajë shoqërinë tashmë të ndarë në qëndrimet e saj. Edhe pse madje edhe unë konsideroj që kjo ishte vetëm një nga përleshjet e shumta të moshatarëve “pas mësimit”, është e vështirë të mohosh faktin se babai i këtij djali që pësoi lëndime pas përleshjes është një politikan tjetër nga Kosova të cilin e përcjellin kontraversat politike. Sido që të jetë, familja dhe miqtë e tij më të ngushtë nuk janë të detyruar të durojnë terror dhe dhunë të çfarëdo lloji. Kush nuk pajtohet me të, le ta godasë, por verbalisht, kështu që kur të kryqëzohen shtizat, do të tregohet se kush është më i fortë, më i mirë dhe më bindës në qëndrimet e tij.

Gjithçka është e pranueshme në këtë shoqëri por jo dhuna. Kjo duhet të ndërpritet dhe ne duhet të luftojmë që informacione të tilla në të ardhmen të jenë vetëm një pjesë e së kaluarës sonë të shëmtuar. 

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.