Dialog gjithëpërfshirës për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuojë normalizimit nëse krijohet një qasje më gjithëpërfshirëse edhe me akterë nga biznesi, qeveritë lokale si dhe shoqëria civile, është thënë në kuadër të Forumit të Sigurisë të mbajtur në Beograd me temën “A do t’i mbijetojë demokracia çrregullimeve globale”, organizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Fondacioni i Beogradit për Ekselencë Politike dhe Lëvizja Evropiane në Serbi. Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun si e vetmja mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve dhe tejkalimin e pengesave. Por që dialogu të jetë më frytdhënës ka ardhur koha që Prishtina dhe Beogradi të përshtasin një qasje gjithëpërfshirës me aktorë tjerë nga biznesi, qeveritë lokale dhe shoqëria civile, duke zhvilluar vizionin për të ardhmen e përbashkët. Ky është konkludimi që ka dalë nga konferenca vjetore e Sigurisë e mbajtur në Beograd ditë më parë ku një pjesë e mirë e diskutimeve i është kushtuar raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Debatet në kuadër të 25 paneleve të Forumit kanë identifikuar se politika e udhëhequr nga frika dhe populizmi përbën kërcënimin kryesor për demokracinë sot dhe se është shkaktar i çrregullimeve globale. Por konferenca u mbajt në kohën kur tensionet mes Kosovës e Serbisë janë rritur për shkak të “Trepçës” dhe arrestimit të drejtorit të policisë për Mitrovicë, Nehat Thaçi. Pikërisht shkaku i kësaj të fundit, zyrtarë nga Kosova e bojkotuan konferencën, edhe pse më herët kishin paralajmëruar pjesëmarrjen. Kërkohet të rishikohet dialogu aktual Për dialogun e Brukselit dhe perspektivën e Bashkimit Evropian është diskutuar edhe në panelin, ku përballë ishin caktuar të jenë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë. Aty u tha se dialogu Kosovë-Serbi ka humbur kuptimin duke u shndërruar edhe në mjet revanshi mes politikanëve nga të dy shtetet. Ky revansh u reflektua edhe në konferencën e Beogradit, organizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Fondacioni i Beogradit për Ekselencë Politike dhe Lëvizja Evropiane në Serbi. Nga nëntë diskutues sa ishte planifikuar të jenë në panelin e drejtuar nga Alex Roinishvili Grigorev, president i Këshillit për Qeverisje Inkluzive, morën pjesë vetëm katër. Mungonin katër përfaqësuesë nga Kosova - dy zëvendësministrat e qeverisë, Ramadan Ilazi e Bajram Gecaj, deputeti Ilir Deda si dhe përfaqësuesi i “Vetëvendosjes”, Dukagjin Gorani. Grigorev tha se ka ardhur koha të rishikohet dialogu aktual dhe që palët të angazhohen se çka mund të bëhet për të ndërruar drejtim, në mënyrë që të arrihet pajtimi në fusha konkrete. “Kërkohet vizion dhe lidership në këtë proces ku do të arriheshin marrëveshje të cilat zbatohen në terren”, tha Grigorev. Ai e vlerësoi të gabuar qasjen ku zyrtarë nga Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel, e firmosin nga një marrëveshje dhe pastaj gjithçka vendnumëron. “Në fakt, duhet të ndodhë e kundërta, që puna më e madhe të bëhet në gjetjen e modaliteteve për zbatimin e atyre marrëveshjeve dhe të ketë shpeshtim të takimeve të ndërsjella”. Në forumin e sigurisë mungoi edhe drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Djurić, edhe pse më herët kishte konfirmuar pjesëmarrjen bashkë me panelistët nga Kosova. Megjithatë Serbia u përfaqësua nga një zyrtare qeveritare dhe një deputete nga parlamenti. Tanja Miščević, udhëheqëse e negociatave për anëtarësim në BE e qeverisë së Serbisë thotë se nuk është e lehtë të gjenden zgjidhje teknike për qytetarët, derisa dialogu është shpesh politik. “Por duhet thënë se marrëveshja për urën e Ibrit, marrëveshja për mbrojtjen civile, ajo për policinë - janë arritje në këtë dialog”, tha Miščević. “Ka qenë e vështirë për Serbinë të nënshkruajë disa marrëveshje në këtë proces, prandaj duhet vlerësuar angazhimin”. Kurse nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Gordana Čomić, ka theksuar se para 10 viteve as që ka qenë e mundur të ketë komunikime mes dy vendeve. “Kam qenë pjesë e takimeve mes dy parlamenteve, pavarësisht vështirësive që kemi pasur. Në dialog ka shumë gjëra që janë interes i përbashkët, prandaj duhet gjetur forma që ato t’i jetësojmë për të mirën e qytetarëve”. Në panelin ku u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi, ishte edhe Naim Rashiti, analist nga Grupi i Ballkanit për Politika. Ai përmendi pengesa të shumta që kanë dalë pas marrëveshjes së parë të ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 13 prill të vitit 2013. Sipas tij, dialogu nuk mund të zgjasë në pafundësi dhe duhet t’i vihet një afat. “Nuk mund të flitet për normalizim edhe 10 apo 15 vite tjera pasi kemi arritur në pikën ku dialogu më nuk po bëhet për të mirën e qytetarëve. Gjyqtarët në veri nuk kanë filluar ende punën, ka probleme me targat, kadastrat. Po ashtu ka pasur disa herë negociim e rinegociim të marrëveshjes së telekomit, për të cilën ende nuk ka rezultat final”, theksoi Rashiti. Ai vlerësoi se është koha e fundit që të gjitha 15 pikat e marrëveshjes së para tri viteve të implementohen në pako. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë i hapet rrugë negociimit të një marrëveshje tjetër. Edhe zyrtarë nga Bashkimi Evropian folën me tone kritike për mënyrën e dialogut të deritashëm. Pierre Mirel, Drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Evropian vlerësoi se dialogu në të shumtën e rasteve është shndërruar në mjet revanshi mes politikanëve të Kosovës dhe Serbisë, për përfitime afatshkurtra. “Çdo vendim i njëanshëm, pa dialog vetëm sa do ta dëmtojë atë dhe do të krijojë frustrim. Gjithashtu do të krijojë perceptime të ndryshme ndërkombëtare duke bërë që edhe gjetja e zgjidhjeve të jetë më e vështirë”, u shpreh Mirel. Për ta bërë dialogun të pranueshëm edhe për qytetarët e dy vendeve, Mirel sugjeroi që në tryezën e diskutimit të shtrohet çështja e personave të pagjetur. Ai po ashtu tha se Prishtina dhe Beogradi mund të angazhohen për krijimin e një tregu të përbashkët të brendshëm. Polemika Rama - Vučić për Kosovën Zhvillimet e fundit rreth Trepçës dhe arrestimi i kryepolicit nga Mitrovica, Nehat Thaçi kanë shkaktuar një debat polemizues edhe në Beograd mes kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vučić dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të forumit që për temë pati marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Polemika nisi kur kryeministri shqiptar ngriti çështjen e Trepçës. “Trepça është në tokën e Kosovës, çfarë doni të bëni me të? Ta transportoni. U takon qytetarëve të Kosovës kjo minierë, shqiptarë apo serbë. Trepça nuk duhet politizuar po të shfrytëzohet për zhvillim ekonomik”, u shpreh Rama. Kjo nuk i pëlqeu Vučić-it i cili u kundërpërgjigj duke thënë se Rama nuk mund të ketë informacione të bollshme sikurse ka ai për çështjen e Trepçës. Vučić tha se në momentin që ka parë prezencë të madhe të medieve shqiptare, e kishte ditur që kryeministri shqiptar do të bënte deklarata të tilla. ”Nëse thotë se është çështje ekonomike, atëherë Prishtina bëri lëvizjen më të keqe të mundshme për zhvillimin e saj. Ata nuk folën fare me serbët atje por vazhduan procedurat duke i shmangur ato”, tha Vučić. Debati i nxehtë vazhdoi kur Rama përmendi tërthorazi arrestimin e Nehat Thaçit nga autoritetet serbe. “Nëse dikush e kalon kufirin 10 herë dhe të 11-ën herë arrestohet, çfarë kuptimi ka kjo”. Por Vučić e quajti absurde të mendohet se arrestimi i Thaçit ka prapavijë politike. Për më tepër, Vuçiq tha se as nuk e di saktë se për çka akuzohet Thaçi. “Është çështje e organeve të drejtësisë. Duhet të keni qasje të njëjtë kur flisni për shqiptarët dhe serbët. Shikojeni se çfarë bënë me Oliver Ivanoviqin dhe unë nuk e kam përdorë atë si argument për ta ndalur dialogun. Nuk është kjo arsye”, tha Vučić. Nga Kosova ka pasur kërkesa drejtuar Ramës që ta anulojë vizitën në Beograd, pas arrestimit të Thaçit. Por përgjigja e Ramës ka qenë se nuk brengoset çfarë thonë njerëzit dhe se do të vazhdojë të vijë në Beograd. “Kur erdha në fillim më trajtuan si hero, tani si tradhtar. Por pas shekujsh ndarjesh, ne jemi këtu dhe duhet të diskutojmë”, është shprehur Rama. Ai ka kërkuar edhe nga Vučić-i të mos merret fortë me historinë dhe ato çfarë thotë patriarku serb. Pavarësisht tensioneve dhe ngecjeve në implementim të marrëveshjes, kryeministri Vučić ka shprehur përcaktimin e tij për vazhdimin e dialogut në Bruksel. Por, ka shtuar se nuk ështe shumë optimist me situatën në rajon. Është ankuar edhe në Brukselin se gjithë presionin në negociata po e hedh mbi Serbinë. E, moderatori i debatit, profesori Misha Glenny si me shaka e ka përshkruar debatin si më të bukurin që ka bërë ndonjëherë, pasi ka intervistuar dy kryeministrat më të gjatë në botë. Por, pas përfundimit të tij, i pyetur se cili prej tyre e fitoi debatin, ai refuzoi të tregonte. Glenny ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga dy kryeministrat, derisa ka shfaqur shpresën që marrëdhëniet e mira personale Rama - Vučić të përkthehen në bashkëpunim mes dy shteteve. Glenny-t i ka bërë përshtypje fakti se kryeministri serb gjatë diskutimit nuk e tha asnjëherë se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’. Ai këtë e sheh si një shenjë e vogël se qëndrimet e Beogradit për Kosovën, do të ndryshojnë me kalimin e kohës. “Cilat do qofshin mendimet e tij personale, Aleksandar Vučić aktualisht nuk është në pozicionin që të thotë asgjë përveçse ‘Kosova është pjesë e Serbisë’. “Mendoj se në një moment Beogradi do ta njohë Kosovën por kur them në ndonjë moment, po flas për vite të tëra”, ka thënë Glenny për “New Perspektiva”. Deri atëherë, ka sugjeruar ai, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë forma për rritjen e bashkëpunimit në fusha konkrete. “Para së gjithash duhet të bëhet përpjekje që problemet të mos kthehen në kriza”. Glenny ka përmendur edhe arritje në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. “Askush në BE dhe rajon nuk mendonte se Catherine Ashton do të arrijë marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, pas dialogut. Por, ajo ia doli dhe me gjithë uljet e ngritjet, dialogu eci përpara. Vetëm pesë vite më parë nuk mendonim se do të ishte e mundur dhe kjo është dëshmi se lëvizja përpara është e mundur”, është shprehur Glenny. Kurse Profesori nga Instituti i Londrës për Shkenca Politike dhe Ekonomi (LSE), James Ker-Lindsay ka thënë se në fokus duhet të jetë zhvillimi ekonomik. Sipas tij, demokracia duhet të jetë e përkushtuar që t’u mundësojë njerëzve të marrin më të mirën nga jeta, dhe jo të sigurohen vende pune vetëm për një klientelë politike. Sa i përket marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, Ker-Lindsay nuk është shprehur edhe aq optimist. Ai ka thënë se çështja e Trepçës në mënyrë të pashmangshme do t’i përkeqësojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, në periudhë afatshkurtër. “Nga ajo që kam parë ka dilema nga ana e Serbisë për atë se pse çështja e Trepçës u ngrit pikërisht tani. Kjo është një pyetje e madhe. Marrë parasysh zhvillimet, mendoj se dialogu do të futet në një krizë dhe do të lëndojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Konsideroj se situata pashmangshëm mund të përkeqësohet, por në periudhë afatshkurtër, dhe shpresoj se kjo nuk do të zgjasë shumë”, ka thënë James Ker- Lindsay, i cili ishte pjesë e panelit ku u fol për paqëndrueshmërinë politike dhe institucionet e dobëta në Evropën Juglindore Kriza në BE vë në pikëpyetje perspektivën e zgjerimit Organizatorët e forumit kanë vlerësuar se biseda e zhvilluar nga dy kryeministrat në Forum tregon se dialogu përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve është i mundur, dhe duhet të zgjerohet në të gjithë rajonin. Reformat dhe zhvillimi i strukturave demokratike duhet të kryhen nga aktorët lokalë në rajon. “Kjo do të na japë të drejtën për të avokuar për intensifikimin e procesit të anëtarësimit në BE”, ka thënë Sonja Licht nga Fondacioni i Beogradit për Ekselencë Politike. Dialogu kuptimplotë sot është duke munguar jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Evropën. Krizat e shumta në Evropë, të cilat kanë vënë në pikëpyetje perspektivën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë bërë që elitat politike të Ballkanit të ringjallin ankesat e vjetra duke luajtur edhe me kartën e luftë nxitjes. Në këtë drejtim, një rekomandim që doli prej këtij forumi ishte që në vend se të priten zgjidhje të udhëhequra nga Brukseli, liderët politik në Evropën Juglindore duhet të ndërmarrin iniciativa për të kapërcyer mosmarrëveshjet. Pjesëmarrësit e Forumit të Sigurisë në Beograd bënë thirrje për një dialog të hapur ndërmjet liderëve evropianë, dhe më shumë angazhim në një bisedë të sinqertë me qytetarët e tyre se pse solidariteti është i nevojshëm për zgjidhje të qëndrueshme kombëtare dhe evropiane. Ndërkaq shoqëria civile është thënë se mund të jetë një faktor i rëndësishëm në tejkalimin e polarizimeve brenda dhe ndërmjet shoqërive evropiane.

0
1083

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuojë normalizimit nëse krijohet një qasje më gjithëpërfshirëse edhe me akterë nga biznesi, qeveritë lokale si dhe shoqëria civile, është thënë në kuadër të Forumit të Sigurisë të mbajtur në Beograd me temën “A do t’i mbijetojë demokracia çrregullimeve globale”, organizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Fondacioni i Beogradit për Ekselencë Politike dhe Lëvizja Evropiane në Serbi.

Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun si e vetmja mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve dhe tejkalimin e pengesave. Por që dialogu të jetë më frytdhënës ka ardhur koha që Prishtina dhe Beogradi të përshtasin një qasje gjithëpërfshirës me aktorë tjerë nga biznesi, qeveritë lokale dhe shoqëria civile, duke zhvilluar vizionin për të ardhmen e përbashkët. Ky është konkludimi që ka dalë nga konferenca vjetore e Sigurisë e mbajtur në Beograd ditë më parë ku një pjesë e mirë e diskutimeve i është kushtuar raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Debatet në kuadër të 25 paneleve të Forumit kanë identifikuar se politika e udhëhequr nga frika dhe populizmi përbën kërcënimin kryesor për demokracinë sot dhe se është shkaktar i çrregullimeve globale. Por konferenca u mbajt në kohën kur tensionet mes Kosovës e Serbisë janë rritur për shkak të “Trepçës” dhe arrestimit të drejtorit të policisë për Mitrovicë, Nehat Thaçi. Pikërisht shkaku i kësaj të fundit, zyrtarë nga Kosova e bojkotuan konferencën, edhe pse më herët kishin paralajmëruar pjesëmarrjen.

Kërkohet të rishikohet dialogu aktual

Për dialogun e Brukselit dhe perspektivën e Bashkimit Evropian është diskutuar edhe në panelin, ku përballë ishin caktuar të jenë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë. Aty u tha se dialogu Kosovë-Serbi ka humbur kuptimin duke u shndërruar edhe në mjet revanshi mes politikanëve nga të dy shtetet. Ky revansh u reflektua edhe në konferencën e Beogradit, organizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Fondacioni i Beogradit për Ekselencë Politike dhe Lëvizja Evropiane në Serbi. Nga nëntë diskutues sa ishte planifikuar të jenë në panelin e drejtuar nga Alex Roinishvili Grigorev, president i Këshillit për Qeverisje Inkluzive, morën pjesë vetëm katër. Mungonin katër përfaqësuesë nga Kosova – dy zëvendësministrat e qeverisë, Ramadan Ilazi e Bajram Gecaj, deputeti Ilir Deda si dhe përfaqësuesi i “Vetëvendosjes”, Dukagjin Gorani.

Grigorev tha se ka ardhur koha të rishikohet dialogu aktual dhe që palët të angazhohen se çka mund të bëhet për të ndërruar drejtim, në mënyrë që të arrihet pajtimi në fusha konkrete.
“Kërkohet vizion dhe lidership në këtë proces ku do të arriheshin marrëveshje të cilat zbatohen në terren”, tha Grigorev. Ai e vlerësoi të gabuar qasjen ku zyrtarë nga Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel, e firmosin nga një marrëveshje dhe pastaj gjithçka vendnumëron. “Në fakt, duhet të ndodhë e kundërta, që puna më e madhe të bëhet në gjetjen e modaliteteve për zbatimin e atyre marrëveshjeve dhe të ketë shpeshtim të takimeve të ndërsjella”.

Në forumin e sigurisë mungoi edhe drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Djurić, edhe pse më herët kishte konfirmuar pjesëmarrjen bashkë me panelistët nga Kosova. Megjithatë Serbia u përfaqësua nga një zyrtare qeveritare dhe një deputete nga parlamenti.
Tanja Miščević, udhëheqëse e negociatave për anëtarësim në BE e qeverisë së Serbisë thotë se nuk është e lehtë të gjenden zgjidhje teknike për qytetarët, derisa dialogu është shpesh politik. “Por duhet thënë se marrëveshja për urën e Ibrit, marrëveshja për mbrojtjen civile, ajo për policinë – janë arritje në këtë dialog”, tha Miščević. “Ka qenë e vështirë për Serbinë të nënshkruajë disa marrëveshje në këtë proces, prandaj duhet vlerësuar angazhimin”.

Kurse nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Gordana Čomić, ka theksuar se para 10 viteve as që ka qenë e mundur të ketë komunikime mes dy vendeve. “Kam qenë pjesë e takimeve mes dy parlamenteve, pavarësisht vështirësive që kemi pasur. Në dialog ka shumë gjëra që janë interes i përbashkët, prandaj duhet gjetur forma që ato t’i jetësojmë për të mirën e qytetarëve”.

Në panelin ku u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi, ishte edhe Naim Rashiti, analist nga Grupi i Ballkanit për Politika. Ai përmendi pengesa të shumta që kanë dalë pas marrëveshjes së parë të ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 13 prill të vitit 2013. Sipas tij, dialogu nuk mund të zgjasë në pafundësi dhe duhet t’i vihet një afat. “Nuk mund të flitet për normalizim edhe 10 apo 15 vite tjera pasi kemi arritur në pikën ku dialogu më nuk po bëhet për të mirën e qytetarëve. Gjyqtarët në veri nuk kanë filluar ende punën, ka probleme me targat, kadastrat. Po ashtu ka pasur disa herë negociim e rinegociim të marrëveshjes së telekomit, për të cilën ende nuk ka rezultat final”, theksoi Rashiti. Ai vlerësoi se është koha e fundit që të gjitha 15 pikat e marrëveshjes së para tri viteve të implementohen në pako. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë i hapet rrugë negociimit të një marrëveshje tjetër.

Edhe zyrtarë nga Bashkimi Evropian folën me tone kritike për mënyrën e dialogut të deritashëm. Pierre Mirel, Drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Evropian vlerësoi se dialogu në të shumtën e rasteve është shndërruar në mjet revanshi mes politikanëve të Kosovës dhe Serbisë, për përfitime afatshkurtra. “Çdo vendim i njëanshëm, pa dialog vetëm sa do ta dëmtojë atë dhe do të krijojë frustrim. Gjithashtu do të krijojë perceptime të ndryshme ndërkombëtare duke bërë që edhe gjetja e zgjidhjeve të jetë më e vështirë”, u shpreh Mirel. Për ta bërë dialogun të pranueshëm edhe për qytetarët e dy vendeve, Mirel sugjeroi që në tryezën e diskutimit të shtrohet çështja e personave të pagjetur. Ai po ashtu tha se Prishtina dhe Beogradi mund të angazhohen për krijimin e një tregu të përbashkët të brendshëm.

Polemika Rama – Vučić për Kosovën

Zhvillimet e fundit rreth Trepçës dhe arrestimi i kryepolicit nga Mitrovica, Nehat Thaçi kanë shkaktuar një debat polemizues edhe në Beograd mes kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vučić dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të forumit që për temë pati marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Polemika nisi kur kryeministri shqiptar ngriti çështjen e Trepçës. “Trepça është në tokën e Kosovës, çfarë doni të bëni me të? Ta transportoni. U takon qytetarëve të Kosovës kjo minierë, shqiptarë apo serbë. Trepça nuk duhet politizuar po të shfrytëzohet për zhvillim ekonomik”, u shpreh Rama. Kjo nuk i pëlqeu Vučić-it i cili u kundërpërgjigj duke thënë se Rama nuk mund të ketë informacione të bollshme sikurse ka ai për çështjen e Trepçës. Vučić tha se në momentin që ka parë prezencë të madhe të medieve shqiptare, e kishte ditur që kryeministri shqiptar do të bënte deklarata të tilla. ”Nëse thotë se është çështje ekonomike, atëherë Prishtina bëri lëvizjen më të keqe të mundshme për zhvillimin e saj. Ata nuk folën fare me serbët atje por vazhduan procedurat duke i shmangur ato”, tha Vučić. Debati i nxehtë vazhdoi kur Rama përmendi tërthorazi arrestimin e Nehat Thaçit nga autoritetet serbe. “Nëse dikush e kalon kufirin 10 herë dhe të 11-ën herë arrestohet, çfarë kuptimi ka kjo”. Por Vučić e quajti absurde të mendohet se arrestimi i Thaçit ka prapavijë politike. Për më tepër, Vuçiq tha se as nuk e di saktë se për çka akuzohet Thaçi. “Është çështje e organeve të drejtësisë. Duhet të keni qasje të njëjtë kur flisni për shqiptarët dhe serbët. Shikojeni se çfarë bënë me Oliver Ivanoviqin dhe unë nuk e kam përdorë atë si argument për ta ndalur dialogun. Nuk është kjo arsye”, tha Vučić.

Nga Kosova ka pasur kërkesa drejtuar Ramës që ta anulojë vizitën në Beograd, pas arrestimit të Thaçit. Por përgjigja e Ramës ka qenë se nuk brengoset çfarë thonë njerëzit dhe se do të vazhdojë të vijë në Beograd. “Kur erdha në fillim më trajtuan si hero, tani si tradhtar. Por pas shekujsh ndarjesh, ne jemi këtu dhe duhet të diskutojmë”, është shprehur Rama. Ai ka kërkuar edhe nga Vučić-i të mos merret fortë me historinë dhe ato çfarë thotë patriarku serb. Pavarësisht tensioneve dhe ngecjeve në implementim të marrëveshjes, kryeministri Vučić ka shprehur përcaktimin e tij për vazhdimin e dialogut në Bruksel. Por, ka shtuar se nuk ështe shumë optimist me situatën në rajon. Është ankuar edhe në Brukselin se gjithë presionin në negociata po e hedh mbi Serbinë.

E, moderatori i debatit, profesori Misha Glenny si me shaka e ka përshkruar debatin si më të bukurin që ka bërë ndonjëherë, pasi ka intervistuar dy kryeministrat më të gjatë në botë. Por, pas përfundimit të tij, i pyetur se cili prej tyre e fitoi debatin, ai refuzoi të tregonte. Glenny ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga dy kryeministrat, derisa ka shfaqur shpresën që marrëdhëniet e mira personale Rama – Vučić të përkthehen në bashkëpunim mes dy shteteve.
Glenny-t i ka bërë përshtypje fakti se kryeministri serb gjatë diskutimit nuk e tha asnjëherë se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’. Ai këtë e sheh si një shenjë e vogël se qëndrimet e Beogradit për Kosovën, do të ndryshojnë me kalimin e kohës. “Cilat do qofshin mendimet e tij personale, Aleksandar Vučić aktualisht nuk është në pozicionin që të thotë asgjë përveçse ‘Kosova është pjesë e Serbisë’. “Mendoj se në një moment Beogradi do ta njohë Kosovën por kur them në ndonjë moment, po flas për vite të tëra”, ka thënë Glenny për “New Perspektiva”. Deri atëherë, ka sugjeruar ai, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë forma për rritjen e bashkëpunimit në fusha konkrete. “Para së gjithash duhet të bëhet përpjekje që problemet të mos kthehen në kriza”. Glenny ka përmendur edhe arritje në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. “Askush në BE dhe rajon nuk mendonte se Catherine Ashton do të arrijë marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, pas dialogut. Por, ajo ia doli dhe me gjithë uljet e ngritjet, dialogu eci përpara. Vetëm pesë vite më parë nuk mendonim se do të ishte e mundur dhe kjo është dëshmi se lëvizja përpara është e mundur”, është shprehur Glenny.

Kurse Profesori nga Instituti i Londrës për Shkenca Politike dhe Ekonomi (LSE), James Ker-Lindsay ka thënë se në fokus duhet të jetë zhvillimi ekonomik. Sipas tij, demokracia duhet të jetë e përkushtuar që t’u mundësojë njerëzve të marrin më të mirën nga jeta, dhe jo të sigurohen vende pune vetëm për një klientelë politike. Sa i përket marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, Ker-Lindsay nuk është shprehur edhe aq optimist. Ai ka thënë se çështja e Trepçës në mënyrë të pashmangshme do t’i përkeqësojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, në periudhë afatshkurtër. “Nga ajo që kam parë ka dilema nga ana e Serbisë për atë se pse çështja e Trepçës u ngrit pikërisht tani. Kjo është një pyetje e madhe. Marrë parasysh zhvillimet, mendoj se dialogu do të futet në një krizë dhe do të lëndojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Konsideroj se situata pashmangshëm mund të përkeqësohet, por në periudhë afatshkurtër, dhe shpresoj se kjo nuk do të zgjasë shumë”, ka thënë James Ker- Lindsay, i cili ishte pjesë e panelit ku u fol për paqëndrueshmërinë politike dhe institucionet e dobëta në Evropën Juglindore

Kriza në BE vë në pikëpyetje perspektivën e zgjerimit

Organizatorët e forumit kanë vlerësuar se biseda e zhvilluar nga dy kryeministrat në Forum tregon se dialogu përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve është i mundur, dhe duhet të zgjerohet në të gjithë rajonin. Reformat dhe zhvillimi i strukturave demokratike duhet të kryhen nga aktorët lokalë në rajon. “Kjo do të na japë të drejtën për të avokuar për intensifikimin e procesit të anëtarësimit në BE”, ka thënë Sonja Licht nga Fondacioni i Beogradit për Ekselencë Politike.

Dialogu kuptimplotë sot është duke munguar jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Evropën.
Krizat e shumta në Evropë, të cilat kanë vënë në pikëpyetje perspektivën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë bërë që elitat politike të Ballkanit të ringjallin ankesat e vjetra duke luajtur edhe me kartën e luftë nxitjes. Në këtë drejtim, një rekomandim që doli prej këtij forumi ishte që në vend se të priten zgjidhje të udhëhequra nga Brukseli, liderët politik në Evropën Juglindore duhet të ndërmarrin iniciativa për të kapërcyer mosmarrëveshjet.

Pjesëmarrësit e Forumit të Sigurisë në Beograd bënë thirrje për një dialog të hapur ndërmjet liderëve evropianë, dhe më shumë angazhim në një bisedë të sinqertë me qytetarët e tyre se pse solidariteti është i nevojshëm për zgjidhje të qëndrueshme kombëtare dhe evropiane. Ndërkaq shoqëria civile është thënë se mund të jetë një faktor i rëndësishëm në tejkalimin e polarizimeve brenda dhe ndërmjet shoqërive evropiane.