Edhe disa mendime për patriotizmin

“Patriotizmi ështe besnikëri ndaj një komuniteti” - kjo ishte ajo që u tha në debatin mbi patriotizmin të organizuar nga New Perspektiva në Mitrovicën e Veriut. Debati u organizua në bashkëpunim me OJQ Aktiv. Kjo temë ishte debatuar një javë më parë në Prishtinë ku ishin shprehur fjalë të njëjta. Të dy debatet i filluam duke përdorur konceptin e një lloji të veçantë të patriotizmit siç është artikuluar nga gazetari hulumtues austriak Hubertus Czernin. Ishte ky lloj i veçantë i cili e sheh patriotizmin si koncept më qytetar dhe humanist, i tillë që e hap të menduarit për patriotizmin që nuk ka bazë shtetërore por më shumë bazë multilaterale dhe vlerash.

0
1099

“Patriotizmi ështe besnikëri ndaj një komuniteti” – kjo ishte ajo që u tha në debatin mbi patriotizmin të organizuar nga New Perspektiva në Mitrovicën e Veriut. Debati u organizua në bashkëpunim me OJQ Aktiv. Kjo temë ishte debatuar një javë më parë në Prishtinë ku ishin shprehur fjalë të njëjta. Të dy debatet i filluam duke përdorur konceptin e një lloji të veçantë të patriotizmit siç është artikuluar nga gazetari hulumtues austriak Hubertus Czernin. Ishte ky lloj i veçantë i cili e sheh patriotizmin si koncept më qytetar dhe humanist, i tillë që e hap të menduarit për patriotizmin që nuk ka bazë shtetërore por më shumë bazë multilaterale dhe vlerash.

Për debatin e parë në kafene të drejtuar në bashkëpunim me D4D në Prishtinë raportoi Ragip Luta më parë këtë muaj në faqen e New Perspektiva-s në blogun e tij me titullin: Patriotizëm kombëtar, qytetar a tjetër?

Debati rreth patriotizmit mund të jetë deri diku pakuptim pasi që nuk ka ndonjë definicion të mirëfilltë të pranueshëm. Në të dy debatet u tha se koncepti i patriotizmit ishte i paqëndrueshëm dhe i papërpiktë, i tillë që mund të shtrihet në mëkatet e nacionalizmit, një -izëm nga i cili shumica e pjesëmarrësve u duk se ishin të lodhur dhe që e kundërshtojnë. Siç tha njëri nga zërat në debatin tonë në Mitrovicë: në Kosovë jemi të lodhur nga nacionalizmi. Është shumë e vështirë të sfidohet kjo gjatë edukimit të fëmijëve tanë. Në Prishtinë, njëri nga folësit, ndërsa pajtohej që gjithçka është prekur nga nacionalizmi, arsyetoi se patriotizmi bazohej në dashurinë ndaj vendit, por pa urrejtje. Ngjashëm, një folës tjetër tha se të dy këto koncepte duhej të hiqeshin nga historia. Argument ky me të cilin u pajtua njëri nga folësit e veriut kur tha se edukimi patriotik është i nevojshëm por jo i tillë ku historia trillohet; fëmijët duhet ndihmuar për të mos humbur lidhjen me realitetin.

Të dy debatet kishin shumë elemente të ngjashme por edhe dallime. Debati në Prishtinë m’u duk më introspektiv edhe pse kishte momente kur diskutoheshin qasje interesante krahasuese si p. sh koncepti i kombit amerikan. Pati disa vërejtje interesante për atë se si ishte arritur në një situatë ku shqiptarët turpërohen që janë shqiptar, se si Kosova e sheh veten si një komb me Shqipërinë por këto ndjenja nuk janë reciproke nga ana e bashkëkombasve në jug të kufirit. Një folës biles e përshkruajti Shqipërinë si më multietnike sesa Kosova. Por Mitrovica, sigurisht duke e pasë parasysh se si e shihnin ata historinë dhe nacionalizmin shqiptar, e zgjeroi debatin në një mënyrë të hapur për situatën aktuale në Kosovë.

Dy vërejtje në veçanti mbesin në kujtesën time nga këto diskutime sepse reflektojnë mendimet e dy zërave të ndryshëm por që të dy arritën të thonë diçka vërtetë shumë të ngjashme. Në kafeterinë në Prishtinë u tha: Neve na mungon patriotizmi. Në kafeterinë në Mitrovicë u tha: Patriotizmi për serbët nuk është i keq. Ne duhet te kthehemi nga Beogradi për të mbajtur atë patriotizëm sepse nuk është askush për ne në Prishtinë. Ndoshta pas vërejtjes për mungesën e patriotizmit qëndron një mungesë e krenarisë me Kosovën e pavarur tek shumë qytetarë të saj të cilët kishin vënë shumë shpresa në shtetin e ri. Patriotizmi shpesh reflekton krenarinë ndërsa qeveritë dhe elitat politike në Kosovë, që nga viti 2008, përkundër disa arritjeve, i kanë zhgënjyer qytetarët me dështimin për t’i lënë institucionet të funksionojnë në mënyrë korrekte, përmes abuzimeve në sundimin e ligjit dhe duke dështuar t’i pasojnë deklaratat për përfshirje të të gjithë njerëzve në Kosovë me veprime konkrete. Është kjo e fundit ajo që ndoshta i kontribon asaj që serbët thonë se ata ende duhet të kthehen kah Beogradi. Mendoj se këto dy vërejtje ngrisin pyetje të rëndësishme për autoritetet dhe elitat në këtë vend.

Një nga vërejtjet përmbyllëse në Pristinë ishte se Kosova si shtet i ri duhet të shikojë përpara dhe të zhvillohet duke u bazuar në diversitet, të drejta të njeriut dhe pluralizëm. Shteti i Kosovës, thotë ky zë, ishte rezultat i një koncepti ndërkombëtar për të ndalur gjenocidin dhe rrjedhimisht i bazuar në vlera të përbashkëta, dhe Kosova tani duhet të shohë rezultatin e këtyre vlerave. Në Mitrovicë një përfundim ishte se Kosova ka nevojë për një patriotizëm liberal i cili do të “dojë të vetët por jo t’i përjashtoj të tjerët”, të dy anët duhet të ndryshojnë e vetëm atëherë njerëzit e këtij vendi do të kishin një “anë të përbashkët” (çfarë unë do të quaja përbashkësi, një interes të përbashkët) në Kosovë. E kjo na kthen te koncepti fillestar i besnikërisë ndaj komunitetit, një koncept që do të duhej të sillte përmirësim real të koncepteve të besnikërivë të bazuara në komb dhe -izma. Shpresoj se ky do të jetë një koncept që zhvillohet këtu.

Në Mitrovicë fjala e fundit (edhepse ndoshta disi e parafrazuar dhe ndoshta e njollosur) iu la Leon Tolstoit fjalët e të cilit janë një përfundim i përshtatshëm për të gjitha që u folën aty: Ne duhet ta flakim fjalën patriotizëm dhe të përdorim fjalën kozmopolitizëm.

22 nëntor 2015