Fondi për Zhvillim të Veriut e ka vazhdimisht dritën e gjelbër

Duket se sërish po krijohen mite që ndërlidhin fondin e veriut dhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (AKS). Kjo vetëm sa shton keqkuptime rreth procesit të normalizimit dhe e politizon atë edhe më tej.

0
972

Duket se sërish po krijohen mite që ndërlidhin fondin e veriut dhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (AKS). Kjo vetëm sa shton keqkuptime rreth procesit të normalizimit dhe e politizon atë edhe më tej.

Javën e kaluar, në një artikull rreth financimeve qe merr veriu i Kosovës, gazeta Zëri iu referua një shifre prej mbi 15 milionë eurosh të akumuluara nga Serbia dhe dy pikat kufitare në pjesën veriore të vendit deri më sot, që sipas raportit do të përdoren nga Asociacioni i Komunave Serbe. Artikulli thotë se Fondi për zhvillimin e Veriut, që është iniciativë e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ende nuk e ka dhënë dritën e gjelbër për t’i shfrytëzuar ato. Më pas, duke e cituar një zyrtar anonim, raporti pohon se qenkan grumbulluar më shumë se pesë mil-ionë euro deri më tash, por që nuk po shfrytëzohen deri sa të krijohet Asociacioni. Këto po-hime në rastin më të mirë pasqyrojnë një keqkuptim bazik sa i përket fondit por mbase edhe e politizojnë atë.

Fondi për Zhvillimin e Veriut është themeluar në dialogun e Brukselit para marrëveshjes së prillit 2013. Fondi ishte pjesë e marrëveshjes së janarit të atij viti mbi mbledhjen e të ardhurave doganore, si rrjedhojë e marrëveshjes së nënshkruar disa ditë para saj për Menax-himin e Integruar të Kufirit (IBM). Praktikisht kjo ishte një pikë kyçe që mundësoi pajtimin e palës së Beogradit rreth rregullimeve kufitare. Fondi administrohet nga një bord i cili udhëhiqet nga BE-ja me një përfaqësues të veriut, një të autoriteteve kosovare dhe një të EUSR-it në Prishtinë. Paratë që i alokohen secilës prej katër komunave të veriut janë specif-ikisht të dedikuara për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik.

Para katër muajsh është dhënë drita e gjelbër që këto fonde të shfrytëzoheshin. Është shumë e rëndësishme të theksohet se këto fonde të zhvillimit nuk vinë nga Qeveria e Kosovës dhe nuk ka limit kohor të shpenzimit të tyre siç do të kishte për shembull buxheti komunal. Komunat e dinë se nuk do t’i humbin këto para. Deri në maj të këtij viti fondi kishte grumbulluar rreth 6 milionë euro (e deri tash me siguri ka shtuar edhe një milion). Në atë muaj bordi i fondit u ka kërkuar kryetarëve të katër komunave veriore që t’i dorëzojnë propozimet e tyre se si do t’i përdorin alokimet e tyre. Secila komunë do të merrte rreth 1.4 milionë euro për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik. Kryetarët i kanë dorëzuar projektet e tyre fillestare. Alokimet përfundimtare kanë mbetur ende pa u bërë pasi që pushimet verore kanë ndikuar dhe këto procese kanë nevojë për përmirësime dhe qartësime të mëtutjeshme. Por nuk ka dritë të kuqe.

Asociacioni nuk ka të bëjë asgjë me këto para përveç nëse ka ndonjë ndryshim të rregullave, e që me siguri të plotë nuk ka pasur bisedime për ndryshime në të kaluarën, e as në bisedimet e javës së kaluar në Bruksel. Për më shumë, fondi nuk ka qenë një iniciativë strikte e BE-së por pjesë e dialogut teknik të ndërmjetësuar nga BE-ja, në veçanti nga Robert Cooper.

Është e vërtetë se komunat e veriut do të marrin shuma relativisht të mëdha të parave në kra-hasim me ato në jug. Kjo është si rezultat i propozimeve të Ahtisarit dhe Fondit për Zhvillim. Propozimi i Ahtisarit, e rrjedhimisht ligjet e Kosovës, e lejojnë ndihmën financiare nga Be-ogradi e cila duhet t’u shpërndahet në mënyrë transparente komunave të ashtuquajtura me shumicë serbe, e kjo do të thotë si atyre në veri, po ashtu edhe në jug të Kosovës. Formalisht kjo nuk ka të bëj asgjë me formimin e AKS edhe pse ky institucion mund të ketë të drejtë të thotë se ku do të shpenzohen këto para si pjesë e kapaciteteve të saj mbikëqyrëse. Këtë do ta marrim vesh përfundimisht kur më në fund të hartohet statuti i këtij institucioni. Për momen-tin të dy palët janë pajtuar vetëm për parimet bazë të tij.

Çështja më e rëndësishme është që të sigurohet se ajo për të cilën është arritur pajtueshmëria të jetë e qartë dhe transparente dhe njerëzit që jetojnë në veri të sigurohen se të zgjedhurit e tyre dhe shërbyesit civil t’i shpenzojnë këto para në mënyrë të mençur dhe në konsultim me ta, për të zhvilluar prosperitet dhe vende të reja të punës.