Fotofinishi

Zgjedhjet lokale në Kosovë të caktuara për 22 tetor janë, sipas mendimit tim, në një mënyrë më të rëndësishme se ato parlamentare që u mbajtën para pak kohe. Sepse derisa zgjedhjet parlamentare merren me tematikën e sistemit të gjithmbarshëm të lidhur me institucionet qendrore, zgjedhjet lokale janë të tilla që para qytetarëve shtrojnë detyrën që të përzgjedhin atë që do t’i përfaqësojë në parlamentin e tyre lokal që merr vendime të cilat direkt kanë të bëjnë me një jetë më të mirë.

0
853

Këtë vit do ta përfundojmë edhe me një palë zgjedhje, zgjedhje të rregullta lokale, dhe sipas të gjitha gjasave me zgjedhje që në shumë komuna do të jenë vendimtare për shumë gjëra. Natyrisht, këto zgjedhje, si të gjitha të tjerat, bartin shumëçka me vete, por para së gjithash ato mbajnë shpresën për një jetë më të mirë. Edhe pse kjo hyrje duket shumë idilike dhe utopike, megjithatë kështu është. Shumë blogje janë botuar gjatë këtij viti mbi këtë temë, temën e demokratisë në praktikë sepse procesi kur populli zgjedhë përfaqësuesit e tij në institucione, në shumë vende konsiderohet si festë e llojit të vet. Kështu do të duhej të ishte edhe tek ne, mirëpo duhet të pyesim veten a është kjo kështu.

Zgjedhjet lokale në Kosovë të caktuara për 22 tetor janë, sipas mendimit tim, në një mënyrë më të rëndësishme se ato parlamentare që u mbajtën para pak kohe. Sepse derisa zgjedhjet parlamentare merren me tematikën e sistemit të gjithmbarshëm të lidhur me institucionet qendrore, zgjedhjet lokale janë të tilla që para qytetarëve shtrojnë detyrën që të përzgjedhin atë që do t’i përfaqësojë në parlamentin e tyre lokal që merr vendime të cilat direkt kanë të bëjnë me një jetë më të mirë. Kaherë është bërë e qartë për të gjithë se këto zgjedhje më së paku prej të gjithave mund të kenë komponentën nacionale sepse jeta më e mirë dhe standardi janë përgjithësisht kategori të tilla që e neutralizojnë përkatësinë nacionale dhe kalojnë në nivelin e njeriut në përgjithësi.   

Mirëpo, meqenëse personalisht jetoj në komunën e Leposaviqit, ku ajo luftë reduktohet në zgjedhjen midis dy partive dhe atë IQ Srpska dhe Partisë së Serbëve të Kosovës, unë jam dëshmitar i tërë asaj që po ndodh në planin e promovimit të këtyre dy subjekteve politike. Derisa disa kanë mbështetjen e Beogradit, të tjerët pohojnë se mbështeten nga të gjithë, edhepse kjo dita ditës është gjithnjë e më pak e besueshme. Shtrohet pyetja pse gjithmonë është e domosdoshme mbështetja e dikujt kur është e qartë se edhe njëra edhe tjetra palë luftojnë për pushtet në nivelin lokal ku aspekti politik i asaj mbështetjeje fillon të humbë kuptimin. E vetmja përgjigjje e cila vetvetiu imponohet janë negociatat aktuale midis Prishtinës dhe Beogradit të cilat janë konceptuar ashtu që e gjithë ajo që është dakorduar zbatohet në nivelin lokal pa ndikim direkt të institucioneve qendrore. Po ashtu ajo mbështetje është e rëndësishme për arsye të mbrojtjes së të drejtave elementare të qytetarëve përmes mbështetjes juridke për institucionet që do të formohen pas zgjedhjeve. Pikërisht ky është guri ku po marrin në thua në komunën e Leposaviqit ku unë jetoj. Derisa kryetari i tanishëm Dragan Jablanović po i siguron qytetarët se po bën gjithçka për përmirësimin e standardit të tyre edhe pse gjatë mandatit të tij thuajse nuk ka bërë gjë në këtë drejtim, përveç shpërblimit së ithtarëve të vet përmes financimit të vendeve fiktive të punës nga buxheti komunal dhe dhënies së subvencioneve të caktuara ithtarëve të përmendur, kundërshtari i tij kryesor në këto zgjedhje, kandidati i IQ Srpska, Zoran Todić, po përpiqet që duke dëshmuar lëshimet e pushtetit aktual të tregojë përkushtimin e vet ndaj sendërtimit të shanseve të barabarta për të gjithë si dhe nevojën që buxheti i përmendur të shndërrohet nga buxhet shpenzues në buxhet zhvillimor dhe përmes një veprimi të tillë të arrihet efekt afatgjatë pozitiv. Natyrisht, edhe njëri edhe kandidati tjetër në përpjekjet e tyre për të dëshmuar se kanë të drejtë gjejnë gabimet e kundërshtarit dhe aty e drejtojnë vëmendjen e votuesve.

Gjëja e vetme e rrezikshme në tërë këtë që u theksua është ajo se lufta politike nganjëherë kërcënon që të shtrihet në nivelin personal dhe në raste të caktuara ka tendencë të shndërrohet në konflikt i cili nuk do të kishte veçoritë dalluese të luftës demokratike dhe politike porse të diçkaje që do të mund të ishte lëndë e cila trajtohet edhe me ligje të tjera. Derisa zhvillohen negociatat në Bruksel, pasojat e të cilave kaherë janë bartur në nivelin lokal, do të zgjasë edhe një lloj i këtillë i luftës politike në terren sepse shumëçka nuk është përfshirë fare as në negociata e as në zbatimin e asaj që është dakorduar. Pikërisht ky është argumenti kryesor në fushatë, por edhe pengesa më e madhe për subjektet politike në nivelin lokal, sepse ai problem trajtohet ndryshe nga ana e njërës apo tjetrës palë. 

Populli, ashtu si çdo herë deri tash, do ta thotë të veten, por po ashtu duhet të jetë i vetëdijshëm edhe për momentin në të cilin po jeton dhe që për fat të keq mbi vete po e bart barrën e zgjidhjes së disa problemeve shumë më të gjera sesa ato që po e mundojnë çdo ditë. A është kjo barrë apo privilegj, është heret të thuhet, por gjithsesi nëse i shikojmë shtruar të gjithë faktorët, këto zgjedhje, edhepse janë lokale, me rëndësinë e tyre janë shumë më tepër se aq.