Freakonomics

Kjo frikonomi tregon se procesi i normalizimit, i cili kishte për qëllim përmirësimin e jetës së njerëzve, ka dështuar për subjektet afariste të veriut. Normalizimi e ka komplikuar dhe jo thjeshtuar aktivitetin biznesor. Të trija palët në këtë proces duhet ta gjejnë me shpejtësi vullnetin politik për ta ndryshuar këtë ndikim.

0
1141

Mjedisi biznesor për subjektet në veri të Kosovës është komplikuar nga marrëveshja e normalizimit. Ato punojnë brenda dy sistemeve. Kjo është tema kryesore e një raporti të titulluar “Frikonomia e Veriut të Kosovës“, botuar nga Instituti për Zhvillimin Ekonomik (InTER). Studimi u bë publik në fund të janarit bashkë me një diskutim për këtë situatë të palogjikshme. Me rastin e publikimit u shfaq një film që i ilustronte më tej këto probleme. Filmi e shoqëron këtë shkrim dhe tregon në hollësi gjendjen e ekonomisë së veriut të Kosovës.

Ky raport me burime të mira dhe i argumentuar mirë na tregoi pak gjëra të reja ndonëse përmbante disa të dhëna të rëndësishme. Ai paraqet një kronikë të problemeve të njohura të pagimit të taksave të dyfishta dhe detyrimeve doganore, vështirësive në marrjen e dokumenteve të Kosovës, problemeve të krijuara nga përkthimi i keq, mungesës së shoqatave të biznesit ose odave efektive të tregtisë edhe pse ekziston njëfarë kontakti ndërmjet odës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Një numër i madh i bizneseve në Veri janë të regjistruara në sistemin e Kosovës edhe në atë të Serbisë. Ky dualitet u krijon atyre punë dhe shpenzime shtesë dhe nënkupton se pronarët e bizneseve nuk e dinë se ndaj kujt janë përgjegjës. Siç u tha, është mjaft e vështirë të punohet në një sistem, e lëre më në dy. Këto probleme ndërlikohen më tej nga mjedisi politik në veri të Ibrit, i cili, sipas folësve, po e bënte “mjedisin biznesor të pamundur”.

Ndërmarrjet e biznesit në veri të Kosovës janë shumë të vogla, shumë prej të cilave janë mikro. Nevojitet mbështetje reale e drejtpërdrejtë për NVM-të të cilat përpiqen të funksionojnë. Kërkesa në veri është e ulët dhe nuk ndihmon zhvillimin. Pati edhe ankesa se nga ana e Beogradit prirjet ishin t’i mbanin njerëzit në punë në sektorin publik, në vend se të kenë punonjës efektivë që janë të kualifikuar siç duhet për punët që i bëjnë dhe ofrojnë. Ata nuk po i ofronin shërbimet dhe rolet e duhura për banorët vendas, në veçanti për sigurinë e tyre.

Kjo frikonomi tregon se procesi i normalizimit, i cili kishte për qëllim përmirësimin e jetës së njerëzve, ka dështuar për subjektet afariste të veriut. Normalizimi e ka komplikuar dhe jo thjeshtuar aktivitetin biznesor. Të trija palët në këtë proces duhet ta gjejnë me shpejtësi vullnetin politik për ta ndryshuar këtë ndikim.