Gjashtëmbëdhjetë të rinj

Se a do të jetë gjithçka mirë në periudhën e ardhshme do të shihet nëse të dyja palët tregojnë pjekuri politike, e mbi të gjitha pjekuri njerëzore. Sepse situata është jashtëzakonisht serioze. Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është që para së gjithash të jemi njerëz. Kjo është një bazë e mirë për një fillim të mbarë në zgjidhjen e të gjitha problemeve.

0
106

Nëse u desh të ishte kështu apo jo, sinqerisht, nuk jam i mençur. Vendimi i përfaqësuesve të serbëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet gjithsesi pati si qëllim të tërhiqte vëmendjen tek të gjitha problemet me të cilat po ballafaqohen serbët në veri të Kosovës. Edhe pse mendimi im personal është se është më mirë që politikanët të luftojnë në institucione për popullin e tyre sepse kanë një mënyrë legjitime për të ushtruar ndikim dhe fuqi politike. Natyrisht që pengimi mund të bëhet edhe brenda institucionit dhe jo vetëm jashtë tij. Sido që të jetë, vendimi u mor dhe të gjithë u larguan nga funksionet e tyre. Ai vendim i serbëve prodhoi një situatë tjetër e cila thotë: “Të gjithë janë të zëvendësueshëm”. Në përputhje me këtë maksimë, në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës Veriore kanë dhënë betimin 16 këshilltarë të rinj, prej të cilëve vetëm një është serb – Dušan Milunović, nga lista IQ Mbijetesa serbe. Pasi që serbët u larguan nga institucionet e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi zëvendësimin e asambleistëve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, ku shqiptarët tani janë në shumicë. Asambleisti në KK të Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, në fillim të seancës tha se ekzistojnë kushte për zgjedhjen e kryesisë së re dhe i lexoi pikat e rendit të ditës. Ai po ashtu tha se asambleistët e rinj nuk janë atje me vullnetin e tyre, por “falë asambleistëve nga Lista Serbe që kanë paraqitur dorëheqjet”.  Në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për secilin asambleist të ri është shënuar edhe emri i atij që e ka zëvendësuar. Theksohet edhe ajo që ata ishin kandidatët e radhës në listën e rirregulluar, me koeficientin më të lartë të votave menjëherë pas kandidatit të mëparshëm, dhe të gjitha këto sipas burimit të gazetës së përditshme Danas.

Pas këtij vendimi, serbëve u mbetet që qysh tani të fillojnë fushatën dhe të përgatisin terrenin për zgjedhje të reja. Një gjë është e sigurt. Kur të shpallen zgjedhjet e reja, në krahët e këtyre ngjarjeve, ata do të fitojnë mandate të reja dhe do të kthehen në vendet e asambleistëve, por pyetja kryesore mbetet – çka do të ndodhë gjatë asaj periudhe kohore derisa të shpallen zgjedhjet e reja dhe të formohet kuvendi? Çfarë vendimesh do të merren apo do të ndryshohen në ndërkohë? A do të ketë vendime të mira apo të këqija për popullatën e veriut të Kosovës? Ajo që sadopak më qetëson mua për momentin si qytetar është apeli për uljen e tensioneve dhe thirrja për një jetë të përbashkët dhe bashkëpunim si dhe që të ruhet komuniteti shumicë serb dhe se Kuvendi nuk do të merret me politikë të lartë në këtë përbërje, tha Sadiku. Sa për fillim, mesazhet kanë një ton qetësues, por duke njohur historinë tonë, vetëm gjatë njëzet viteve të kaluara, kam frikë se përveç fjalëve dhe vullnetit të mirë, asgjë tjetër nuk do të jetë dhe tingëllojë kaq pajtuese e këtë e them pikërisht për arsye se në Kosovë, për shkak të situatës delikate, gjithmonë dhe pikërisht do të pyetet dhe do të merret politika e lartë e jo përfaqësuesit lokal të komuniteteve politike.  

Tani për tani situata po mbahet nën kontroll për të mos çuar në një konflikt më të madh, që është gjithashtu një sukses i madh nëse merret parasysh tensioni që është shumë i dukshëm në çdo hap. Frika më e madhe e serbëve është pikërisht se nuk ka më përfaqësues të serbëve në Policinë e Kosovës, kështu që ata vetë nuk ndihen plotësisht të sigurtë, sidomos kur të merret parasysh prania e forcave ROSU në veri të Kosovës. Edhe kur të merret parasysh se ata nuk kanë as përfaqësuesë të bashkëqytetarëve të tyre në institucionet e Kosovës, frika për sigurinë e tyre është absolutisht e kuptueshme. Por sipas pohimeve të forcave të sigurisë dhe KFOR-it, nuk ka vend për shqetësim dhe panikë, sepse për ta paqja dhe stabiliteti janë sigurisht në vend të parë për nga prioriteti. Se a do të jetë gjithçka mirë në periudhën e ardhshme do të shihet nëse të dyja palët tregojnë pjekuri politike, kurse mbi të gjitha pjekuri njerëzore. Sepse situata është jashtëzakonisht serioze. Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është që para së gjithash të jemi njerëz. Kjo është një bazë e mirë për një fillim të mbarë në zgjidhjen e të gjitha problemeve. Kjo detyrë është aktualisht në duart e këtyre gjashtëmbëdhjetë njerëzve të sapozgjedhur. Do të shohim si do të dëshmohet kjo.  

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.