Ja çfarë i tha kryeministri Mustafa, Vuçiqit për ndihmën që i ofroi për vërshimet

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka konfirmuar për Indeksonline se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq sot i ka ofruar ndihmë kryeministrit kosovar, Isa Mustafa për tejkalimin e gjendjes pas vërshimeve të djeshme.

0
970

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot një telefonatë nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka ofruar gatishmëri për të ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës pas përmbytjeve që kanë ndodhur në disa rajone të Republikës së Kosovës”, ka thënë Abrashi për Indeksonline.

Sipas tij, kryeministri Mustafa e ka falënderuar Vuçiqin për interesimin e shtetit fqinj, duke i bërë të ditur se institucionet lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe se janë tejkaluar rreziqet, dhe se në këtë fazë nuk ka nevojë për ndihmë nga shtetet fqinje ose më gjerë.

(Indeksonline, 07/01/2016)