Knowing You, Knowing Me

Disa të rinj shqiptarë dhe serbë, të talentuar për art dhe kulturë kanë filluar të shkëmbejnë kontaktet e para dhe të vendosin bazat e një bashkëpunimi ndërkul-turor, duke i kontribuar kësisoji dialogut dhe procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë bërë hapa për të thyer paragjykimet e stereotipet dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve përmes bash-këpunimit kulturor.

0
1232

Disa të rinj shqiptarë dhe serbë, të talentuar për art dhe kulturë kanë filluar të shkëmbejnë kontaktet e para dhe të vendosin bazat e një bashkëpunimi ndërkul-turor, duke i kontribuar kësisoji dialogut dhe procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë bërë hapa për të thyer paragjykimet e stereotipet dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve përmes bash-këpunimit kulturor.

Falë një projekti të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Qendrës Liberale Demokrate, në Prishtinë, grupe të rinjësh shqiptarë dhe serbë së voni janë bërë bashkë në dy kryeqytetet, Prishtinë e Beograd, në përpjekje për të ndërtuar ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi në fushën e artit dhe kulturës.

Arbër Gjoni, student i regjisë së filmit në Universitetin e Prishtinës, e kishte njo-hur Serbinë vetëm nga ajo që kishte parë e dëgjuar në media, por ai e kuptoi se kishte krijuar përshtypje të gabuar për bashkëmoshatarët e tij serbë vetëm pasi qëndroi për herë të parë në Beograd në një seminar ku merrnin pjesë të rinj nga Serbia e Kosova.

“Ka shumë paragjykime që ekzistojnë mes dy kombeve, pasi që shqiptarët kujtimet e fundit me serbët i kanë për luftën dhe lajmet e vetme që i marrim në televizion për Serbinë janë politikat shtetërore serbe kundër shtetit të Kosovës. Gjithashtu në Serbi mediat bënin shumë propagandë për Kosovën dhe atje qytetarët nuk kishin informata të sakta për ne. Por këto paragjykime ndryshuan edhe tek ne që shkuam në Beo-grad, por edhe tek ata (serbët) që erdhën në Prishtinë,” tregon Arbëri në një bisedë për New Perspektiva.

Përvojat e tij të freskëta për serbët dhe Beogradin tani ai po synon që t’i ndajë me audiencën e gjerë përmes një projekti filmik.

“Tash jam në përgatitje për fillimin e xhirimit të një dokumentari për thyerjen e paragjykimeve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Qëllimi është që të tregohet realiteti i cili mund të krijohet jashtë asaj që thuhet në televizione dhe që të ndihmojmë njëri tjetrin drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian,” thotë ky student i regjisë së filmit në Prishtinë.

Në kohën e ish-Jugosllavisë, shqiptarët dhe serbët kanë realizuar pro-jekte të përbashkëta kulturore e artistike, por që nga vitet e 90-ta bashkë me acarimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, u përmbys edhe bashkëpunimi ndërkulturor. Përpjekjet për të rivendosur këtë bashkëpunim sot janë më shumë individuale apo nisma të organiza-tave joqeveritare, se sa institucionale.

Miloš Aleksić është absolvent në Fakultetin Juridik dhe jeton në Novi Sad. Nga kureshtja për ta parë Prishtinën dhe për të thyer paragjykimet për shqiptarët e Kosovës, kishte vendosur të bëhet pjesë e seminarit për bashkëpunim kulturor që u mbajt në prill.

“Bashkëpunimi në radhë të parë ndërmjet të rinjëve është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Në fakt për shumë vite, gjatë Jugosllavisë komuniste, ka pasur disa lidhje, disa kontakte dhe bashkëpunim, që thjesht u ndërpre për shkak të ngjarjeve të viteve të nëntëdhjeta. Kultura serbe dhe ajo shqiptare ishin të ngjashme në shumë aspekte, ishin të ndërlidhura mes vete, traditat poashtu,” thotë Miloš-i.

Derisa në kohën e Jugosllavisë për shqiptarët dhe serbët gjuha nuk përbënte problem komunikimi pasi shumica e dinin gjuhën e njëri-tjetrit, sot të rinjtë e Kosovës dhe Serbisë e kanë këtë problem. Ata më nuk e mësojnë gjuhën e njëri-tjetrit në shkolla dhe kryesisht nuk jetojnë në të njëjtat lagje si dikur. Si alternativë, kur takohen të rinjtë shqiptarë e serbë, komunikojnë në gjuhën angleze.

“Gjuha ndoshta është pengesë, por jo e pakapërcyeshme, sepse mjaft të rinj të të dyja palëve e flasin rrjedhshëm gjuhën angleze. Duke u njohur dhe bashkëpunuar, si në nivelin kulturor ashtu edhe atë ekonomik, përveç përfitimit të ndërsjellë të rinjtë do t’i thyejnë paragjykimet, që për fat të keq janë në numër të konsiderueshëm.

“Nëse veç jemi të gjykuar – po bëj shaka, natyrisht – që të jemi njëri pranë tjetrit, atëherë natyrisht që zgjidhje më e mirë është të bash-këpunojmë dhe zhvillohemi së bashku, se sa të urrehemi e të vritemi, sepse kjo shkon në dëm të të dy popujve. Dhe janë pikërisht të rinjtë çelësi kryesor në vendosjen e themeleve për të ardhmen e marrëdhënieve tona,”, pohon studenti serb.

Miloš-i, i cili që nga 2011 ka filluar të shoqërohet me shqiptarët e Koso-vës përmes projekteve kulturore ndëretnike, thotë se në Serbi qytetarët e shohin Kosovën krejt ndryshe nga realiteti, për shkak të diskursit poli-tik dhe gjurmëve që ka lënë lufta. “Kur në mediat serbe përmendet Ko-sova, ose Prishtina apo shqiptarët, kjo kryesisht ndodh për shkak të ndonjë gjëje negative e jo pozitive, e kjo ndikon shumë në ngadalësimin e zhvillimit të shkëmbimit kulturor dhe krijimin e një baze për bash-këpunim në të ardhmën,” shtoi ai.

Dy bashkëbiseduesit tanë nga Prishtina e Novi Sadi ndajnë mendimin se bashkëpunimi kulturor ndërmjet Kosovës e Serbisë trason rrugën për bashkëpunim edhe në rrafshin politik e ekonomik. Sipas tyre, sa më shumë qytetarë të njërit vend ta vizitojnë vendin tjetër, aq më shumë do të thyhen paragjykimet për palën e kundërt dhe do të hapen shtigje bashkëpunimi, që gradualisht do t’i shpiejnë edhe Serbinë edhe Kosovën në një cak të përbashkët, përkatësisht anëtarësimin në Bashkimin Evropi-an.