Kosova humbi, Serbia nuk fitoi

Ja kaloi edhe ai nëntor dhe ai vendim aq i shumëpritur i UNESCO-s për pranimin e Kosovës si anëtare të saj. Të gjithë ishim dëshmitarë të një euforie aq të madhe dhe frikës gjatë muajve të kaluar, një presioni aq të madh dhe droje rreth këtij vendimi. Kush fitoi në fund? Siç duket askush.

0
1084

Ja kaloi edhe ai nëntor dhe ai vendim aq i shumëpritur i UNESCO-s për pranimin e Kosovës si anëtare të saj. Të gjithë ishim dëshmitarë të një euforie aq të madhe dhe frikës gjatë muajve të kaluar, një presioni aq të madh dhe droje rreth këtij vendimi. Kush fitoi në fund? Siç duket askush.

Pas një fushate aq intensive të Kosovës për pranim dhe fushatës së Serbisë për refuzimin e atij propozimi të Shqipërisë, do të thosha që me këtë rezultat nuk mund të jetë i kënaqur askush. Ndoshta vetëm Kosova mund të jetë pak më shumë e pakënaqur se sa Serbia, por as Serbia këtu nuk fitoi. Unë këtë situatë do ta quaja “lose-lose”. Përse “lose-lose”? Le të fillojmë nga Kosova dhe fushata e saj „Për“. Në të vërtetë, Shqipëria paraqiti propozimin që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s. Pasoi mbështetja e të gjithë protagonistëve kryesor të pavarësisë së Kosovës; unë do t’i quaja ata krijuesë të shtetit të Kosovës. E mbështetën sepse ja duhet të përfundojnë atë krijesë të veten, duhet t’i jepnin asaj një lloj ligjshmërie. Natyrisht, një ligjshmëri të tillë do të përfaqësonte vetëm anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, por as dyert e vogla të Kombeve të Bashkuara në këtë situatë nuk janë pak; këtu natyrisht mendoj në agjencitë e ndryshme të OKB-së, përmes të cilave, hap pas hapi, do të vinte në rend edhe çështja e anëtarësimit definitiv të Kosovës në OKB. Dikush këtu nuk i bëri përllogaritjet si duhet. Kam lexuar disa analiza që Kosova dhe Shqipëria në të vërtetë paksa i befasuan kreatorët e shtetit kosovar kështu që ata nuk patën kohë t’ia blejnë të përkëdhelurës së tyre në Ballkan edhe një fitore diplomatike. E dini, kur disa shtete, popujt e të cilave thellësisht besojnë që Kosova është një krijesë të cilën nuk do të guxonin ta shpallin dhe njohin si shtet, të cilët mendojnë që kjo është thellësisht e gabuar, me presione të ndryshme i detyroni që ta njohin atë, atëherë gjithmonë vjen një moment kur ai shtet duhet të shfajësohet për atë gabim të detyruar dhe të qetësojë ndërgjegjjen e vet. Nëse shikojmë se si kanë votuar shtetet lidhur në këtë vendim do të shohim që disa shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet tani abstenuan, që është vetëm një mënyrë më e bukur për të mos iu nënshtruar presioneve sesa të votonin kundër, çka sipas të gjitha gjasave e konsiderojnë të vetmen gjë të drejtë. Diçka që veçanërisht u dhembi „kosovarëve“ është ajo që disa vende myslimane në mbështetjen e të cilave kanë llogaritur, nuk e mbështetën atë. Por, unë këtë do ta shikoja më shumë përmes prizmës së situatës globale gjeopolitike sesa një humbje të Kosovës apo fitore të Serbisë. Paj, a thua ka pritur dikush që për shembull Siria nuk do ta përkrahë qëndrimin e Rusisë për këtë (apo cilëndo çështje tjetër) në momentin kur Rusia e vetmja po e mbështet pushtetin e atjeshëm në luftë kundër terroristëve të ISIS-it dhe kur ka nisur operacionet ajrore në atë vend?!

Sido që të jetë, votimi përfundoi, Kosova nuk ia doli të arrijë qëllimin e vet. E Serbia? Nëse i pyesni autoritetet serbe, kjo është një fitore e madhe, historike e Qeverisë së Serbisë, fitore kurrë më e madhe e shtetit tonë dhe Kryeministrit tonë të madh (po flas me ironi, natyrisht). Por a është ashtu? A është ashtu nëse marrim parasysh që Kosovës i mungonin vetëm 3 (TRI) vota që të pranohej në UNESCO? A është ashtu duke pasur parasysh që u refuzua propozimi i Serbisë që vendimi për këtë çështje të shtyhet deri më 2017 dhe që për këtë të negociohet në Bruksel? A është kjo fitore kur edhe Qeveria e Serbisë e di që është vetëm çështje kohe kur kjo çështje prapë do të vijë në rend dite dhe kësaj here do të marrë edhe ato tri vota të domosdoshme? A thua ende dikush ka iluzione që kjo nuk do të ndodhë dhe që krijuesit kësaj here nuk do t’i blejnë krijesës së tyre edhe atë pak fat që po i mungon? Nëse ka persona të tillë, unë konsideroj që e kanë shumë gabim. Por ja, ne kemi argëtim në televizion dhe në të gjitha mediat tjera për një fitore të madhe si atëbotë në Bruksel kur tanët thanë që ne fituam me 5:0, kurse fituam vetëm atë zeron e maaaadhe! Në anën tjetër edhe kosovarëve pushteti i tyre tashmë ua përgatiti me të madhe një shfaqje të bukur në rast të humbjes gjatë votimit në formë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes për BKS të nënshkruar në Bruksel (për këtë qysh në blogun e radhës).

Në fund të fundit, populli ka lojëra dhe intriga për përdorim të përditshëm, që disi të mbushen këto ditë derisa nuk punojmë (jo pse është fundjavë apo pushim, por sepse nuk kemi punë), kurse të paaftit do të jenë edhe më tutje në pushtet dhe do t’i servojnë popullit marrëzira të cilat sipas rregullit i gëlltisim, dhe ja, të gjithë janë super. E kreatorët? Duket që kreatorëve po u vjen ngapak mundim prej asaj që kanë bërë.