Kthimi i të çregjistruarve

Që e tërë kjo të bëhet edhe më e komplikuar, si një nga arsyet e kthimit të deputetëve të përmendur ishte edhe qëllimi që sa më shumë të shpejtohet procesi i formimit të Bashkësisë së komunave serbe (BKS), edhepse është bërë kaherë e qartë për të gjithë ne, edhe për serbët edhe për shqiptarët, se për këtë çështje nuk diskutohet as në Beograd as në Prishtinë, por jeta në iluzione në këtë hapësirë është bërë e drejtë e patjetërsueshme e njeriut e në përputhje me këtë edhe njëri edhe tjetri besojmë se do të marrim edhe më shumë se sa ajo që presim. Por, është pak e besueshme që të dyja palët do të jenë të kënaqura, sepse kjo çështje në vetvete kërkon që edhe njëra edhe tjetra palë t’i japim palës tjetër atë që kemi menduar se do të mbetet e jona.

0
1068

Luftë politike apo truk politik, e njëjta gjë, kështu shkurtimisht mund ta komentojmë kthimin e deputetëve serbë në parlamentin e Kosovës. Se është krejtësisht njësoj nëse deputetët e përmendur do të jenë në parlamentin e Kosovës apo jo u bë e qartë kur në adresë të institucioneve më të larta të Kosovës erdhi rekomandimi nga qarqet ndërkombëtare që procesi i formimit të ushtrisë së Kosovës të ndalet sa më parë që të jetë e mundur dhe që kjo çështje të hiqet nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës dhe i të gjitha institucioneve tjera relevante. E pikërisht kjo ishte arsyeja e kthimit të deputetëve të Listës Serbe në ulëset e Parlamentit. 


Derisa kjo çështje, e edhe më tepër pasojat e kësaj, në Serbi po interpretohen si sulm direkt mbi sovranitetin e Serbisë, si dhe në sigurinë e serbëve në Kosovë, në anën tjetër e njëjta çështje nga kjo anë e kalimit administrativ interpretohet si CAUSSA SINE QUA NON, d.m.th diçka pa të cilën vihet në pikëpyetje jo vetëm sovraniteti i Kosovës por edhe siguria e qytetarëve të Kosovës. Natyrisht nuk duhet të përmendet sërish se kjo çështje edhe në Kosovë nuk interpretohet njëjtë në të gjtha mjediset; siç e dimë të gjithë, ky interpretim varet nga struktura etnike e pjesëve të caktuara të Kosovës. Si krem mbi tortë erdhën edhe zgjedhjet në Serbi, kështu që tema e përmendur kaloi nëpër fjalorin e të gjitha subjekteve politike në Serbi, të cilat në një masë të konsiderueshme e kishin përdorur gjatë fushatës parazgjedhore si metodë që serbët tjerë në Kosovë t’i bindin me idetë e tyre politike dhe në dritën e asaj bindjeje t’ua japin besimin pikërisht atyre. Është tejet diskutabile se sa kanë pasur sukses në këtë, por le ta lëmë këtë analizë për një herë tjetër. 


Që e tërë kjo të bëhet edhe më e komplikuar, si një nga arsyet e kthimit të deputetëve të përmendur ishte edhe qëllimi që sa më shumë të shpejtohet procesi i formimit të BKS-së, edhepse është bërë kaherë e qartë për të gjithë ne, edhe për serbët edhe për shqiptarët, se për këtë çështje nuk diskutohet as në Beograd as në Prishtinë, por jeta në iluzion në këtë hapësirë është bërë e drejtë e patjetërsueshme e njeriut e në përputhje me këtë edhe njëri edhe tjetri besojmë se do të marrim edhe më shumë se sa ajo që presim. Por, është pak e besueshme që të dyja palët do të jenë të kënaqura, sepse kjo çështje në vetvete kërkon që edhe njëra edhe tjetra palë t’i japim palës tjetër atë që kemi menduar se do të mbetet e jona. Sa jemi të gatshëm për një gjë të tillë do ta shohim në të ardhmen, por sipas mendimit tim modest, vështirë se do të heqim dorë nga disa gjëra. 


Dhe për fund si një nga arsyet e ndërprerjes së pauzës gjashtëmujore është edhe ajo që të parandalohet zbatimi i ligjit për Trepçën si dhe të tentohet ndryshimi i tij, edhepse është tejet e qartë se për këtë me të madhe nuk po diskutohet aktivisht në Parlament sepse po konsiderohet që kjo temë është zgjidhur në mënyrën e cila në këtë moment është më e mira e mundshme. Megjithkëtë, kjo temë në të ardhmen do të jetë më shumë në sferën së ekonomisë se sa të politikës edhepse nuk duhet të lihet anash as rëndësia politike e kësaj çështjeje.   


Për të gjitha këto është biseduar edhe gjatë këtyre 6 muajve të pauzës, edhepse zyrtarisht deputet serbë i kishin ngrirë funksionet e tyre deri në një njoftim tjetër. Por nuk u prit shumë për shkrirjen sepse duket se interesi politik është më i rëndësishëm sesa interesi kombëtar, edhepse interesi kombëtar ishte diçka mbi të cilin të dyja palët një kohë të gjatë i bazojnë politikat e tyre. Vetëm se sipas mendimit tim do të kishte qenë më mirë që të pyetet edhe ai komb për të cilin ata po brengosen me aq zemërgjërësi. Por kjo tashmë veçse e shkel atë të drejtën e njeriut për të pasur iluzione, apo jo?