Kujtesë e pashlyeshme

Unerasable (E pashlyeshme) është një fjalë e fundme. Ky ishte titulli i një ekspozite të artit të organizuar më DokuFestin e Prizrenit. Kjo ekspozitë ishte e konceptuar nga ForumZFD me një bashkëfinancim nga New Perspektiva. Artistë nga shtete fqinje të Kosovës të cilët kanë kujtesën e tyre të luftërave të viteve “90 si dhe artistë prej Kosovës u bashkuan, i ndanë krijimet dhe mendimet e tyre në përpjekje për të ndryshuar narrativen rreth këtyre konflikteve, për të hapur të kaluarën.

0
904

Unerasable (E pashlyeshme) është një fjalë e fundme. Ky ishte titulli i një ekspozite të artit të organizuar më DokuFestin e Prizrenit. Kjo ekspozitë ishte e konceptuar nga ForumZFD me një bashkëfinancim nga New Perspektiva. Artistë nga shtete fqinje të Kosovës të cilët kanë kujtesën e tyre të luftërave të viteve “90 si dhe artistë prej Kosovës u bashkuan, i ndanë krijimet dhe mendimet e tyre në përpjekje për të ndryshuar narrativen rreth këtyre konflikteve, për të hapur të kaluarën.

Ishte arti që kontestonte politikat e kujtesës që në këto vende, për çfarëdo arësye qofshin, nuk kanë lënë hapësirë reale për kujtesë konstruktive dhe një trashëgimi shëruese.
Këto punime treguan se kujtesa dhe të mbajturit mend nuk mund të shlyhet, ato janë të pashlyeshme, së këndejmi edhe kufizimi kohor që mbart fjala. Ato gjithashtu treguan se e vërteta nuk mund të shtrembërohet ose të shlyhet. Dokumentet historike ishin burimi i dy veprave të ekspozuara. Dokumente të Luftës së Dytë Botërore për gratë në lëvizjen e rezistencës në Jugosllavi ishin bazë e krijimit të qëndisur nga Andrea Dugandžić dhe Adela Jušić të titulluar Illegal (E paligjshme). Dokumente nga Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për ish-Jugosllavinë, ICTY, ishin frymëzim për prezantimin e Vladimir Miladinović-it Free Objects (Objekte të Lira). Tablotë e tij u cilësuan nga një vizitor si “shumë të fuqishme”. Është pikërisht kjo e vërtetë që ishte një fije e fortë e materialit të kësaj ekspozite. Unë fola me disa prej vizitorëve që erdhën tek kinemaja Lumbardhi ku u mbajt ekspozita dhe duket se ishte një fije për të cilën të gjitha ata ishin shumë të vetëdijshëm.

Unerasable (E Pashlyeshme) ishte titull i përshtatshëm pasi na përkujton që e kaluara nuk mund të ndryshohet ndonëse ne sigurisht që mund të argumentojmë se mund të ketë një mori interpretimesh dhe mësimesh për t’i pasuar. Ne gjithashtu e dimë se mund të bëhen tentime që të shlyhen ose ndryshohen aspekte të së kaluarës por ato rrallë kanë sukses. Omarska Four Faces (Katër Fytyrat e Omarskës) në videon e tyre Three Sequences (Tri Sekuencat) shfaqën makina të mihjes, peisazh dhe njerëz aty ku më vone u bë kampi i ndalimit i Omarskës, vend që ishte dëshmitar i disa qindra krimeve të tmerrshme të luftës, vdekjeve dhe mizorive. Ato makina tani janë kthyer te ai peisazh i njëjtë, kampi tanimë i shlyer fizikisht dhe vizualisht pa një memorial për viktimat e tij por siç tregojnë këto sekuenca ai nuk është i shlyer as nga kujtesa e as nga e vërteta. Dhe siç tregon vepra e ekspozuar nga Jeton Muja, Investigation Continues (Hetimi Vazhdon).

Kjo ekspozitë ishte një përkujtim për të gjithë ne se e kaluara duhet të kujtohet ashtu siç është dhe jo të abuzohet me të dhe të rrezikohet që të mbjellen farët e tensioneve dhe telasheve të së ardhmes. Ky përkujtim duhet të formojë një mënyrë për të ecur përpara, të mbjellë rrënjët e një hapje më të madhe dhe sfide artistike dhe të një bashkëpunimi dhe mirëkuptimi më të madh në mes të njerëzve që kane qenë dëshmitarë të këtyre kohëve të vështira historike.

Falënderoj të gjithë artistët që u tubuan, jo të gjithë janë përmendur këtu, e që na përkujtuan rëndësinë e kujtesës dhe të së vërtetës. Falënderoj po ashtu edhe vizitorët.

18 gusht 2015