Lajiq s’pret rezultat nga dialogu ndërserb për Kosovën

0
574

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Rasim Lajiq ka deklaruar se nuk është reale të pritet që në dialogun e brendshëm për Kosovën të arrihet zgjidhje kompromisi, transmeton Koha.net.

Siç ka theksuar, referendumi për këtë çështje ndoshta do të ishte zgjidhje e mirë.

“Nuk është reale të pritet që gjatë dialogut të brendshëm për Kosovën të arrihet një zgjidhje kompromisi, marrë para sysh qëndrimet diametralisht të kundërta që janë në shoqëri. Ndoshta për këtë arsye referendumi do të ishte zgjidhje e mirë”, ka thënë ai për gazetën e Beogradit “Danas”.

Dialogun e brendshëm për Kosovën e ka iniciuar kryetari serb Aleksandar Vuçiq.

Ai, kohë më parë ka thënë se BE nuk do të lejojë që Serbia të bëhet anëtare pa zgjidhjen e çështjeve të kufijve dhe se në fund “populli me një ndonjë referendum do të duhet të thotë çfarë mendon për këtë”.

(koha.net, 25/01/2018)