Librat – të rrezikshëm?

Panairi i librit në Beograd do të mbetet manifestimi i vetëm kulturor i këtij lloji të cilin do të mund ta vizitojnë serbët e Kosovës dhe Metohisë përkundër vullnetit të mirë të një njeriu nga Beogradi i cili me shpenzime të veta deshi të mundësojë që një panair libri shumë më i vogël të mbahet edhe në Graçanicë. Tri vitet e kaluara është mbajtur një panair i tillë, nuk ka pasur probleme. Mirëpo, përnjëherë këtë vit librat u bënë të rrezikshëm!

0
1048

Panairi i librit në Beograd do të mbetet manifestimi i vetëm kulturor i këtij lloji të cilin do të mund ta vizitojnë serbët e Kosovës dhe Metohisë përkundër vullnetit të mirë të një njeriu nga Beogradi i cili me shpenzime të veta deshi të mundësojë që një panair libri shumë më i vogël të mbahet edhe në Graçanicë. Tri vitet e kaluara është mbajtur një panair i tillë, nuk ka pasur probleme. Mirëpo, përnjëherë këtë vit librat u bënë të rrezikshëm!

Panairi i librit në Beograd është një nga manifestimet më të vizituara kulturore në Serbi. Panairi i librit në Beograd do të mbetet manifestimi i vetëm kulturor i këtij lloji të cilin do të mund ta vizitojnë serbët e Kosovës dhe Metohisë përkundër vullnetit të mirë të një njeriu nga Beogradi i cili me shpenzime të veta deshi të mundësojë që një panair libri shumë më i vogël të mbahet edhe në Graçanicë. Tri vitet e kaluara është mbajtur një panair i tillë, nuk ka pasur probleme. Mirëpo, përnjëherë këtë vit librat u bënë të rrezikshëm! Janë gjëra jashtëzakonisht të rrezikshme ato. Në Gjermaninë naziste dhe në Turqi pas tentimit për grushtshtet. Por në Kosovë?

Çfarë ndodhi në të vërtetë? Panairi i librit është dashur të mbahej prej 15 qershorit deri më 1 korrik 2016 në sheshin e Graçanicës ku do të vendoseshin stendat me libra në gjuhën serbe. Zoti Đuro Smuđa, në bashkëpunim me shtëpinë e kulturës në Graçanicë, ia ka dorëzuar kërkesën komunës së Graçanicës për mbajtjen e këtij manifestimi, e cila ia ka kaluar këtë kërkesë Ministrisë së Kulturës së Kosovës më 13 qershor. Kjo Ministri po ashtu u shpreh që nuk ishte kompetente, dhe në këtë mënyrë ka penguar që librat në gjuhën serbe të kalojnë pa pengesa në vendkalimin në Jarinje. Për shkak të tensioneve politike të mirënjohura tashmë një kohë mjaft të gjatë është në fuqi ndalesa e bartjes së teksteve shkollore nga njëri territor në tjetrin, gjegjësisht nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas. Këtë mund ta kuptoj, edhepse nuk ka arsyetim. Mirëpo, libra të zakonshëm? Paj cili njeri normal mund t’ia mohojë njerëzve të lexojnë? Cili person normal mund t’ia mohojë fëmijëve këtë mundësi. Në panairin e përmendur në Beograd janë pikërisht fëmijët grupi më i numërt dhe më i hareshëm e nuk ka dyshim që edhe në Graçanicë do të ishte kështu e do t’u mundësohej edhe njerëzve nëpër enklava që bile një herë në vit, bile në një vend serb të kenë rastin të lexojnë në gjuhën e tyre. Por edhe kjo i pengon dikujt! Kjo i pengon dikujt që e ka gojën plot normalizim, integrim, bashkëjetesë. Paj natyrisht që janë të sinqertë. A ka vallë arsye që të mos jenë? Paj e kanë dëshmuar këtë aq herë më parë, ja, i kanë qerasur deputetët që mundësuan të votohet për Presidentin e Kosovës. Ja, po e ndërtojnë një pishinë në Leposaviq. Ja, e ndërtuan një fontanë në Soqanicë. Heshtin për të shtënat mbi personat që pastronin portën e manastirit. Nuk u intereson kthimi i të zhvendosurve. I kanë ndaluar librat!

Nuk di për ju, por mua kjo ngjarja e fundit nga këto që u numëruan më ka frustruar shumë, thjesht po më duket e pabesueshme që dikush të jetë në gjendje që ta bëj këtë e që nuk është Erdogani pas grushtshtetit apo një axhë me mustaqe të imëta i cili ka jetuar në Gjermani aty kah mesi i shekullit të kaluar. Kjo më tregoi në mënyrë krejtësisht të qartë atë qe kam pasur krejtësisht të qartë edhe më parë, por shpresoja që e kisha gabim. Nuk e kam gabim. Normalizimi nuk ekziston. E si do të ekzistonte? Çka është më normale se librat? Prej çkafit do të duhej të fillonte normalizimi nëse jo nga gjërat më normale?

Nga privilegjet politike? Ashtu edhe kam menduar!