“Lojë fëmijësh”

Me forcimin gradual të lëvizjeve nacionaliste tek të dy popujt ka ardhur tek pika ku ata e kanë parë njëri-tjetrin si armiq të lashtë duke shkelur kështu shekuj të historisë së përbashkët. Që nga ai moment ka mjaftuar vetëm një shkëndijë që të ndezë fuçinë tashmë të plotë me barot dhe kështu të vë në rrezik edhe ekzistencën biologjike të të dy popujve në një hapësirë të vogël siç është Kosova.

0
1087

Ditë më parë, me rastin e festimit të festës kombëtare shqiptare, Ditës së Flamurit, si një nga lajmet kryesore u plasua edhe formimi i të ashtuquajturit Union i komunave shqiptare në rajon. Sa është një lëvizje e tillë e arsyeshme dhe sa është fshehur në të ndonjë ide më serioze sipas të gjitha gjasave askush në ndonjë të ardhme të afërt nuk do ta marrë vesh, por megjithatë detyra jonë është që të flasim për këtë dhe të vërejmë se megjithatë diçka po ndodh në këtë plan.

Rajoni tashmë një kohë të gjatë nga rrethet ndërkombëtare është vënë në vend që konsiderohet si potencialisht i rrezikshëm, dhe rajon në të cilin nuk janë zgjidhur të gjitha çështjet sa i përket sigurisë dhe përcaktimit të kufijve territorial. Midis tjerash, kjo u bë e qartë për të gjithë kur në truallin e Evropës, pikërisht në këtë rajon, më 2008 lindi një shtet i ri, megjithëse ende jo plotësisht i pranuar por megjithatë shtet me të gjitha atributet e tij. Megjithatë është evidente që jo të gjitha problemet në atë shtet të ri janë zgjidhur në atë mënyrë që do të plotësonte nevojat dhe dëshirat e të gjithë qytetarëve e për këtë është inicuar procesi i negociatave në Bruksel, edhepse jemi të vetëdijshëm që është tejet i dobët zbatimi i asaj që është nënshkruar dhe nuk i përgjigjet dinamikës së negociatave si dhe që vetë rrjedha e negociatave shumë herë është vënë në dyshim për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta të njërës dhe tjetrës palë.

Rrënja e gjitha problemeve sipas disa teoricienëve gjendet në çështjen e pazgjidhur territoriale të dy kombeve që janë në këtë proces me vullnetin e tyre apo të dikujt tjetër. Dhe po, mendojmë për shqiptarët dhe serbët, pikërisht në ata popuj që me shekuj kanë jetuar me njëri-tjetrin dhe kanë ndarë të mirat e të këqijat, derisa disa vende të caktuara të mëdha kuptuan se do të kenë më shumë dobi nga grindjet midis këtyre dy popujve se sa nga harmonia mes tyre. Me forcimin gradual të lëvizjeve nacionaliste tek të dy popujt është ardhur tek pika ku ata e kanë parë njëri-tjetrin si armiq të lashtë duke shkelur kështu shekuj të historisë së përbashkët. Që nga ai moment ka mjaftuar vetëm një shkëndijë që të ndezë fuçinë tashmë të plotë me barot dhe kështu të vë në rrezik edhe ekzistencën biologjike të të dy popujve në një hapësirë të vogël siç është Kosova.

Duke e lexuar këtë, sigurisht e pyesni veten se cila është lidhja midis kësaj që u tha dhe Unionit të përmendur. Lidhja është aty, vetëm duhet ta shihni në mënyrë të duhur. Kurse parimi është i njëjtë, siç u definua qëllimi kombëtar i shqiptarëve në Ballkan kah fundi i shekullit 19-të me Lidhjen e Prizrenit, dhe kështu u inicua një proces afatgjatë i konfrontimit të shqiptarëve me popujt përreth, kështu që e njëjta do të mund të ndodhte edhe me Unionin e përmendur. Vetë projekti i Unionit të përmendur, siç e thekson Top Channel, është i bazuar në zhvillimin e qëllimeve të përgjithshme siç janë avancimi i bashkëpunimit midis komunave të përmendura (Tiranës, Prishtinës, Ulqinit, Tetovës dhe Preshevës), mbështetja për zhvillimin e kulturës, avancimi i standardit jetësor, etj. Mirëpo, nëse e shikojmë pak më kujdesshëm, shohim që të gjitha këto komuna gjenden në pjesët kufitare të së ashtuquajturës Shqipëri e Madhe. Edhepse personalisht kurrë nuk kam qenë person që i mbështes teoritë e konspiracionit, ky fakt më shtyen që këtë gjë ta shoh pak edhe nga ai këndvështrim, pa marrë parasysh se sa në këtë moment kjo duket e pakuptimtë. Jam plotësisht i vetëdijshëm që në komentet eventuale rreth këtij blogu do të mund të haset edhe në komente se si e kam huqur temën apo diçka të ngjashme. Por barrën e kësaj po e marr përsipër unë.

Përveç krejt kësaj që u tha, do të ishte shumë e dobishme që krijuesit e këtij Unioni të shpjegojnë se cila ka qenë nevoja për formimin e tij nëse e dimë që sipas rregullativës evropiane tashmë ekzistojnë metoda të bashkëpunimit përtejkufitar të komunave me strukturë të njëjtë etnike. Ka shumë shembuj të bashkëpunimit të tillë në nivel evropian dhe nën mbulesën e ligjeve evropiane dhe asnjë prej këtyre shembujve nuk është pjesë e ndonjë unioni apo diçkaje të ngjashme porse të gjitha aktivitetet zbatohen në kuadër të institucioneve të pranuara dhe ministrive kompetente të shteteve individuale pa pasur nevojë që implementimi i proceseve të tilla të komplikohet edhe më me formimin e disa bashkësive dhe unioneve. E di që tani disa nga lexuesit do të vënë në pyetje formimin e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, por tashmë është e qartë për të gjithë që formimi i saj nuk është dëshirë por nevojë për shkak të mbijetesës së rrezikuar të komunitetit serb në Kosovë kështu që për këtë arsye krahasimi është i tepërt.
Po ashtu do të ishte mirë nëse dikush do ta shpjegonte se sa ky projekt do të harmonizohet me legjislacionin evropian si dhe me ligjet e shteteve ku gjenden ato komuna sepse është evidente që me këtë union po kalohen kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës dhe po kalohet nga sfera lokale në atë rajonale duke shkelur gjatë kësaj edhe në sistemet legjislative të shteteve fqinje.

Ky Union ka nxitur shumë pyetje, por personalisht mendoj që asnjë nga këto pyetje nuk do të marrë përgjigje ashtu si edhe për shumicën e pyetjeve deri sot. Sipas metodës tashmë të provuar, e tërë kjo përmes medias do të paraqitet si diçka e parrezikshme dhe krejtësisht normale, apo siç e tha Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vučić, si “lojë e fëmijëve”. Nuk e di nëse e dini, por në gjuhën serbe ekziston një thënie që thotë FËMIJËT LUAJNË LOJËRA LUFTE DHE KËSHTU EDHE E PARANDJEJNË ATË.