Muaj pas muaji (korrik)

Të gjitha këto po shkaktojnë një frikë të madhe në mua, frikë të përforcuar nga përvojat e së kaluarës, mënyra e jetesës në paqe, por edhe me tendencat e dukshme kah përshkallëzimi i sit-uatës në Maqedoni… (Blogu *Raund i ri i lojërave ballkanike* - Branko Milutinović)

0
1454

Të gjitha këto po shkaktojnë një frikë të madhe në mua, frikë të përforcuar nga përvojat e së kaluarës, mënyra e jetesës në paqe, por edhe me tendencat e dukshme kah përshkallëzimi i sit-uatës në Maqedoni… (Blogu *Raund i ri i lojërave ballkanike* – Branko Milutinović)

Gjatë dy muajve të kaluar fjala frikë është paraqitur shumë shpesh në tekste në uebsajtin New Perspektiva. Frikë për kërcënime ndaj stabilitetit të tërë Ballkanit, frikë rreth asaj se çfarë po bën procesi i normalizimit, frika e perceptuar e Prishtinës nga serbët. Këto janë frikë të gjeneruara nga ngjarje të brendshme dhe të jashtme. Këto janë frikë që kanë ekzistuar për më shumë se dy muaj por duket se gjatë kësaj kohe janë theksuar më shumë. Frika shpesh vjen me ndryshime dhe lëvizje, frika vjen me të panjohurën por unë mendoj se disa prej këtyre frikëve janë gjithashtu si rezultat i mosbesimit ndj këtij procesi, mosbesim ndaj elitave politike që po bëjnë përpjekje për të arritur marrëveshje, mosbesim dhe nganjëherë mosnjohje e tjetrit; mosbesim në vetveten tonë.

Është kjo mosnjohje e tjetrit ose e zërit apo qëllimeve të tjetrit që po ashtu është artikuluar në disa prej shkrimeve. Raporti i Aktiv-it “Shuma e të gjitha frikëve” qartë e argumenton se ka zëra në veri që duhen dëgjuar nga Prishtina, zëra që duan të jenë partnerë dhe bashkëautorë të një procesi funksional të normalizimit, posaçërisht në lidhje me AKS. Raporti thotë “…Ekziston një domosdoshmëri e fuqishme për më shumë dialog dhe gjithëpërfshirje në mënyrë që t&i kushtohet vëmendje e vërtetë nevojave të qytetarëve. Transparenca mund të ndryshojë qëndrimet e qytetarëve dhe të ndërtojë besim mes gjithë aktorëve, veçanërisht mes serbëve të Kosovës dhe autoriteteve të Prishtinës. Përfshirja e anëtarëve të shquar të komunitetit serb në procesin e negociatave dhe themelimi i BKS-së mund t&i japë më shumë peshë dhe besim të komunitetit… nëse BKS është një organ me fuqi ekzekutive dhe punon në mënyrë transparente dhe në lidhje me komunitetin lokal, atëherë do të jetë një mjet i dobishëm për komunitetin serb dhe për Kosovën si tërësi… Prishtina do të ketë një aktor të ligjshëm dhe legjitim për të bashkëpunuar me të në përpjekjet për të integruar një pjese të popullatës në Kosovë, duke mos e mohuar lidhjen e tyre me Beogradin. Nëse kjo ndodhë, decentralizimi në Kosovë, e në veçanti Marrëveshja e Brukselit, do të bëhen storje suksesi.”
Milutin Miletić shkruan qartë për frikën që ai beson se Prishtina e ka nga komuniteti serb në Kosovë, por ai e sheh të ardhmen e bashkëkombasve të tij, me shumë të drejtë, të lidhur më atë të bashkëqytetarëve të tyre në Kosovë. Jo vetëm mosnjohja por edhe stereotipizimi i njërës palë nga pala tjetër janë shpesh të përmbledhura në këto pikëpamje. Unë mendoj se mbrojtja institucionale, të cilën po e kërkojnë serbët e veriut, jo vetëm që do të vijë me AKS-në, por çka është më e rëndësishme, me ata që punojnë brenda saj. Institucionet duhen te popullohen me njerëz që i respektojnë rregullat e demokracisë dhe institucionet e saj, njerëz që e kuptojnë se janë vënë aty që t&i shërbejnë komunitetit të tyre, i cili nga ana tjetër duhet të kërkojë llogari prej tyre. A nuk është kjo pjesë thelbësore e letargjisë për të cilën Fatlum Gashi shkroi në blogun e tij në maj?

Pavarësisht nga krejt kjo, mendoj se këto frikë dhe mosbesime duhet të diskutohen më hapur. Bisedimet në Bruksel mund të mos kenë sjellur ende marrëveshje më të qëndrueshme (më shumë për këtë më poshtë) por gjatë disa muajve të kaluar është shënuar përparim i veçantë. Mbrojtja Civile është duke u hequr që nuk është domosdoshmërisht dëshira e të gjithë qytetarëve të Kosovës por ajo po hiqet dhe kjo i shton statusit të Kosovës në fushën e sundimit më të gjërë të ligjit. Punonjësit e kësaj organizate, që nuk ishte as tejet profesionale e as nuk punësonte njerëz rregullisht, kane marrë garanci për punësim me orar të plotë ose punësim me pagë kalimtare. Shumë vetë do të kenë një punë më të mirë sesa që kanë bërë më parë megjithëse punonin 40 orë në javë. Raportimet e shtypit serb tashmë e kanë theksuar se 80 ish-punonjës të MC janë ri-punësuar në sistemin e Kosovës.
Znj. Tahiri u ka thënë qartë të gjithë serbëve që kanë qenë duke punuar në strukturat serbe që nga viti 1999 se dera e punësimit është e hapur për ta. Anëtarëve të ish-shërbimit gjyqësor serb që kishte vepruar në Kosovë u është ofruar punësim në bazë diskriminuese. Kjo sigurisht është provë se Prishtina është duke i mbështetur fjalët me vepra. Sipas raportimeve të shtypit 10 prokurorëve që më parë kanë qenë të punësuar në sistemin paralel gjyqësor u janë ofruar vende pune në sistemin gjyqësor të Kosovës. Kjo është një çështje për të cilën kishte frikë e kundërshtime por tani duket se ajo është zhdukur nga titujt e lajmeve. Më në fund liria e lëvizjes është bërë më e lirë dhe rrjedhimisht më e lehtë me ndryshimet në polisa të sigurimeve. Mbase mund të kuptojmë nga kjo se mund të ketë pak më shumë besim, mund të ketë pak më pak frikë, posaçërisht nëse ne jemi të pargatitur të marrim pak më shumë përgjegjësi. Ky lloj besimi do shumë kohë për t&u ndërtuar, mund të kthehet prapa por po i vihen themelet.
Muajin e kaluar, me 23 dhe 29 qershor, u zhvilluan në Bruksel bisedime të mëtutjeshme mbi Marrëveshjen e Normalizimit të vitit 2013 me mbështetje të BE-së, të kryesuara nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini. Bisedime në të cilat një anëtar i delegacionit serb ishte anëtar i Qeverisë së Kosovës, kështu që e tëra dukej si “lojë me karrige muzikore,” nga të cilat evoluoj një koncept pakete. Katër çështjet në këtë paketë ishin AKS, energjia, telekomunikacioni dhe ura në Mitrovicë.

Pas 16 orë bisedimesh, Mogherini tha se delegacionet “kishin finalizuar tekstin e dy marrëveshjeve mbi parimet e themelimit të Asociacionit te Komunave me shumicë serbe në Kosovë si dhe për ujditë e implementimit në fushën e telekomunikacionit. Marrëveshje përfundimtare politike, megjithatë, nuk u arrit”.

Duket sikur marrëveshja ishte shumë afër por megjithatë shumë larg pasi që ishte marrëveshja politike që nuk mundi të arrihej. Përmbajtja e marrëveshjeve mbase nuk ishte pjesa kryesore diskutabile përkundër faktit se ka pasur sugjerime se pati probleme rreth asaj se si do të quheshin shërbyesit civil apo zyrtarët brenda AKS-së. Kryeministri Mustafa tha qartë se bashkëbiseduesit e tij serb nuk demonstruan në mënyrë eksplicite nevojën për të pasur fuqi ekzekutive por kjo është ajo që duan. Kryeministri Vučić tha se dy delegacionet kishin qenë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për Bashkësinë e Komunave Serbe por pastaj shtoi se delegacioni i Prishtinës nuk deshi të pranonte për Bashkësinë e Komunave serbe as ato kompetenca që i kanë komunat.
Prishtina qartë dëshiron që këto katër çështje të firmosen si një paketë e jo individualisht. Mund të thuhet se kjo është një kërkesë e re por kjo nuk është e pazakontë në negociata. Prishtina të paktën ka pushuar së thëni se para së gjithash duhet të ketë implementim. Çështjet e telekomunikacionit u dakorduan. Gjithashtu duket se për çështjen qe ka të bëjë me të ashtuquajturin Park i Paqës është rënë dakord pasi Znj. Tahiri tha se do të hapet për këmbësorët me 1 tetor. Për energjinë mbase u ra dakord përfundimisht por politikat e pronësisë bllokuan përparimin. Po mungon vetëm “shiriti ngjitës” politik për të siguruar paketën.
Miletić iu kthye temës së komunikimit pas bisedimeve për normalizim. Ai i referohet komenteve kontradiktore të Tahirit dhe Djurić-it si “deklarata lufte” që nuk ndihmojnë. Kjo është një çështje që ne dhe OJQ-të tjera vazhdimisht po e ngrisim e cila, thënë relativisht, është përmirësuar gjatë këtij viti. Por vetëm relativisht; ende është rrugë e gjatë që duhet kaluar. Kësaj here Qeveria e Kosovës madje nuk shkoj as aq larg sa të vendosë ndonjë raport pas bisedimeve të qershorit në Bruksel në faqen e saj zyrtare. Pse?

Shpresojmë që politikat e mbështjellura në këtë paketë do të tejkalohen sepse njerëzit duan ta çpaketojnë një institucion që do t&i përfaqësojë ata në mënyrë demokratike dhe hapur; ata duan të jenë të sigurtë për një furnizim të sigurtë të energjisë dhe komunikime të lira e të lehta me mobilë; ata duan që të mund të ecin mbi një urë normale e jo të zgjedhin rrugën përgjatë asfaltit të lëvruar. Ata nuk duan që kjo të sakrifikohet për shkak se politikanët i kanë agjendat e tyre, çfarëdo qofshin ato. Shumicës së Kosovarëve u kanë ardhur në majë të hundës ata që DV i përshkruan në mënyrë të përsosur si politikanë Holivudi të cilët kanë kilometra të tëra me arsyetime për dështimet e tyre. Këto janë çështje që i prekin qytetarët e veriut jashtëzakonisht shumë. Këto janë çështje që në mënyrë të pashmangshme kërkojnë sakrifica më të mëdha nga Beogradi se sa nga Prishtina. Askush nuk e ka mohuar këtë asnjëherë. Por nuk mendoj se mund të themi se Beogradi nuk ka aleatë. Po Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja, Qipro dhe Rusia?

Frika nga ngjarje të tjera në lagjen e Ballkanit është e kuptueshme. Dhuna që ndodhi në Kumanovë ishte tragjike dhe e tmerrshme. Nuk ka ende spjegim zyrtar se çfarë roli kanë luajtur qytetarët e Kosovës dhe pse iu bë një përcjellje e tillë prej martirësh/heronjësh. Është e qartë se është një grup shumë i vogël i njerëzve në të dyja anët të gatshëm për ta minuar stabilitetin në këtë shtet të brishtë. Unë megjithatë besoj se uniteti etnik i treguar nga qytetarët e Maqedonisë duhet t&u japë të tjerëve shkak të besojnë se ka pjekuri dhe sensisbilitet qytetar atje që në asnjë mënyrë nuk do destabilizim dhe rifillim të konfliktit. Kjo ka kërkuar nganjëherë guxim nga individë, guxim që mund të përfaqësojë besim në vetëveten. Kjo mund të ndihmojë në uljen e frikës.

Përfundimisht dua ta përmbyllë me një shënim më pozitiv dhe human dhe të kaloj te njëri nga blogjet e qershorit. Autori i tij Branko Milutinović e kupton të drejtën e Kosovës dhe atletëve të saj të garojnë nën flamurin e tyre në Lojërat e fundit Olimpike Evropiane në Azerbajxhan. Ai e sheh sportin si të vetmin vend ku e vërteta dhe drejtësia fiton dhe rrjedhimisht edhe flamuri nuk duhet të kontestohet. Ky ishte një tekst i mirë për lexim. Faleminderit.

13 korrik 2015