Multi Perspektiva, projekt i ri i të kuptuarit të historisë

0
682

New Perspektiva ka nisur një projekt të ri, Multi Perspektiva, që ka të bëjë me metodologjinë shumë-perspektivëshe të mësimdhënies/të mësuarit të historisë.

Multi Perspektiva është një uebfaqe si pikë referimi për mësuesit dhe në veçanti studentët që të shohin mënyra të tjera se si paraqitet historia e Kosovës dhe u ofron atyre një burim të cilit mund t’i qasen pavarësisht. Multi Perspektiva ofron shembuj dhe sugjerime të ndërlidhura me historinë e përbashkët të Kosovës dhe rajonit fqinj të saj.

Sipas themelueses së New Perspektivës, Joanna Hanson, uebfaqja nuk ka për qëllim të ndryshojë historinë por ta plotësojë atë dhe të paraqesë perspektiva të tjera.