Mustafa emëron Todosijeviqin ministër të pushtetit lokal

0
834

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka pritur në takim Todosijeviq dhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq.

Ndërkaq, Mirjana Jevtiq, është emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

(rtklive.com, 20/04/2017)