Na ishte njëherë një Jugosllavi… a është kjo shaka?

Nismo znali koliko nemamo pojma jedni o drugima nakon raspada te zemlje, a ni tokom samog raspada. Pojma nismo imali šta se sve dešavalo u zemljama tokom tog nesrećnog rata i ko se za šta zapravo zalagao. Sve to zahteva još procesuiranja u našim glavama.

0
176

Na ishte njëherë një… mirë, na ishte dy herë një Jugosllavi! Edhe vetë fillimi tingëllon si një hyrje për ndonjë shaka, disa edhe sot të dy Jugosllavitë i përjetojnë si shaka… por a ishin ato të tilla?

Ishin ato shtete me sisteme të ndryshme të krijuara në rrethana të ndryshme, por nga e njëjta nevojë. E PIKËRISHT TE KJO NEVOJË, KËTU ËSHTË ÇËSHTJA! A mori fund ajo nevojë prandaj asnjë nga këto dy shtete nuk ekziston më? Eh, secili e ka ndonjë përgjigje të veten, por kam frikë se fundi i nevojës për një shtet të tillë nuk ishte arsyeja e shpërbërjes së tij. Të paktën jo fundi i nevojës për Jugosllavinë nga njerëzit që e përbënin atë, ndoshta e disa të tjerëve.   

Gjithmonë e kam pyetur veten se çka mendojë jugosllavët për Jugosllavinë? Çka mendojnë ata vërtetë, të pangarkuar nga lufta dhe katrahurat që pasuan, cila është vërtet ndjenja tek njerëzit në lidhje me Jugosllavinë? Projekti YUGO në Setubal ishte një mundësi ideale për mua që të merrja përgjigje për disa nga ato pyetje duke pasur parasysh se mblidhej një ekip nga e gjithë ish-Juga, por edhe nga vendet të tjera evropiane dhe se kemi plot 7 ditë për të folur për këtë. Por a është e mundur të flitet për Jugosllavinë duke e shpërfillur atë kontekstin e luftës, duke e shpërfillur mënyrën se si ajo pushoi së ekzistuari? E pamë që nuk ishte e mundur! Madje as tek të rinjtë që as nuk kishin qenë të lindur në kohën e asaj lufte. Por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, është mirë të kalohet nëpër të gjitha ato dhe të përpiqeni të shihni dhe kuptoni në mënyrë objektive ndjenjat tuaja për këtë çështje.    

Por le të shohim se kush u mblodh në Sende Setúbal: ca serbë nga Serbia dhe po aq nga Gjermania. Një kroate nga Kroacia, dy herë më shumë nga Gjermania. Një grua boshnjake nga Bosnja dhe Hercegovina, po aq nga Gjermania. Një sllovene e papunë, një shqiptar nga Kosova i cili nuk kthehet më në Kosovë nga Portugalia dhe një malazez nga Ulqini, i cili, edhe pse ishte i përfshirë aktivisht në politikë, mbeti i hutuar se çfarë po ndodhte me vendin e tij dhe në cilin drejtim po shkonte ai.

Na ishte njëherë një Jugosllavi… kjo është shakaja?

Rrinim, bërtisnim, debatonim, këndonim të prekur nga të njëjtat këngë, debatonim përsëri, përqafoheshim, bënim shaka në llogari të të tjerëve… Gjithçka ishte cool.

E të huajt? Ata shikojnë, përpiqen të kuptojnë, por kam përshtypjen se kjo megjithatë ishte një kafshatë tepër e madhe për ta. Në një moment, shikojmë një film ku ata shohin luftën, trajtimin e pamëshirshëm të njerëzve “të anës tjetër”, shkatërrimet, dhe më pas neve që e kuptojmë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur pavarësisht të gjitha atyre që u thanë më lart, që secilit prej nesh na shkakton një dhembje në mënyrë të veçantë. Dhe vetëm kohë pas kohe dëgjojmë: “Thank you, guys, for bringing that Yugoslavian spirit”. Ekziston edhe më tutje.

Na ishte njëherë një Jugosllavi… a është kjo një shaka?

E ne “jugosllavët”, çfarë kuptuam ne? Jugosllavia është një plagë e cila nuk është tejkaluar! Nuk e kemi kapërcyer nostalgjinë e prindërve tanë dhe prindërve të tyre për atë vend, nuk e kemi marr veten nga shpërbërja e atij vendi edhe pse shumica prej nesh nuk kanë jetuar kurrë në atë vend, nuk e tejkaluam atë luftë edhe pse nuk e shkaktuam e as që morëm pjesë në të. Nuk e kemi ditur se sa nuk dimë asgjë për njëri-tjetrin pas shpërbërjes së atij vendi, madje as gjatë vetë asaj shpërbërjeje. Ne nuk e kishim idenë fare se çfarë po ndodhte në vendet gjatë asaj lufte fatkeqe dhe kush në të vërtetë angazhohej për çka. E gjithë kjo kërkon më shumë përpunim në kokat tona. E sa kohë do të zgjasë kjo? Këtë askush nuk e di. Tashmë kanë kaluar 30 vjet, ndoshta duhen edhe 30 të tjera për t’u kuptuar disa gjëra, por kush na garanton se ato do të kuptohen ndonjëherë? 

Në fund, asgjë, evropianët shkojnë në vendet e tyre, jugosllavët shkojnë në të tyret, shumica në Gjermani, dhe kështu deri herën tjetër kur të shihemi prapë. Ndoshta atëherë do të kuptojmë diçka pak më shumë.  

A është shaka?

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.