Një muaj më vonë (2)

Aktivitetet dhe blogjet në Perspektiva muajin e kaluar kanë treguar në një masë të madhe dallimin mes dëshirave dhe aspiratave të njerëzve dhe frustrimin me politizimin e tyre. Këto janë tema të cilat u ngritën vazhdimisht si në shkrime ashtu edhe në biseda. Frustrimet përkeqësohen edhe më tej kur njerëzit nuk duket se dalin me sugjerime të cilat do të mund të ofronin zgjidhje.

0
1050

Aktivitetet dhe blogjet në Perspektiva muajin e kaluar kanë treguar në një masë të madhe dallimin mes dëshirave dhe aspiratave të njerëzve dhe frustrimin me politizimin e tyre. Këto janë tema të cilat u ngritën vazhdimisht si në shkrime ashtu edhe në biseda. Frustrimet përkeqësohen edhe më tej kur njerëzit nuk duket se dalin me sugjerime të cilat do të mund të ofronin zgjidhje.

Kishte blogje për konfliktin rreth futbollit që mund edhe të mos komentohet më tutje. Megjithatë asnjëri prej këtyre teksteve nuk pasqyroi reagimin në Prishtinë pas ndëprerjes së kësaj ndeshje, që – nga ajo që më treguan njerëzit – nuk ishte një mbrëmje për t’u krenuar. Prej tyre, më depresivi ishte rrëfimi i beogradases Jasmina Lazovic, e cila duke qenë më miqtë e saj shqiptar në rrugët e Beogradit atë natë të betejës përjetoi frikë që nuk i kishte imagjinuar me parë.

Frustrimi, siç po degjoj, nuk ka të bëjë vetëm me politizimin e ngjarjeve por edhe tek kontrolli politik i njëkohshëm. Njerëzit nuk besojnë se zëri i tyre po dëgjohet dhe as që elitat politike janë përfaqësuesë të tyre. Kjo u theksua në mënyrë specifike nga Ilir Harasani i cili ankohet për politizimin e ngjarjeve dhe dështimin e njerëzve për të marrë përgjegjësinë për atë që është bërë dhe për të filluar sërish. Ai beson se vendet e Ballkanit mund të nxjerrin mësime nga shtetet tjera të Europës dhe qasjet e tyre pas Luftës së Dytë Botërore. Ai e thekson nevojën për të gjetur një rrugë të përbashkët për të ecur përpara, duke shtuar se kjo është posaçërisht e rëndësishme për integrimet në BE, ku bashkëpunimi dhe bashkëekzistenca janë fundamentale.

Me një fjalë, Harasani praktikisht thotë të njëjtën gjë sikurse Jasmina Lazovic në mendimet e saj për futbollin: “Pasojë e qeverive të papërgjegjshme në rajon, politikanëve të dobët të cilët, të udhëhequr nga interesa partiakë dhe personal, nuk i kuptojnë pasojat që politikat e tyre kanë në gjeneratat që vijnë.” Ajo ia atribuon këtë sjellje edhe dështimit për t’u marrë me të kaluarën, arsimimit të keq, diçka për të cilën edhe Fatlum Gashi ankohet fuqishëm kur diskuton për dështimet e mësimit të historisë në shkolla.

Në mes të nëntorit shkrova rreth një konference në Prishtinë mbi raportin e nismës “Marrëveshje/Punë e Madhe” që monitoron implementimin e procesit të normalizimit dhe për diskutimin që u zhvillua aty se si të vlerësohet përparimi. A duhet të jetë plotësim i kutive në formularë apo diçka që reflekton se si njerëzit e shohin atë nga këndi i përmirësimit të jetës së tyre? Që nga kjo konferencë, janë bërë disa ndryshime që kanë të bëjnë me këtë: rreth kompetencave të zyrave ndërlidhëse në lidhje me vizitat VIP; një projektmarrëveshje rreth sigurimeve të automjeteve si pjesë e çështjes së lirisë së lëvizjes. Serbia, ndonëse nuk i njeh pasaportat e Kosovës, është pajtuar që të lejojë përdorimin e tyre për udhëtimet nga Serbia për në vende të treta, përfshirë udhëtimet përmes aeroportit të Beogradit dhe atij të Nishit. Këto mund të jenë lajme më të mira por asnjë prej tyre nuk mund të nisë ndryshime të vërteta në jetën e njerëzve. Çështja që është dashur të jetë piece de resistance e Marrëveshjes së Normalizimit të prillit 2013, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, mbetet e mbuluar me heshtje.

BE-ja në një masë të madhe e ka shkruar skenarin e shtetit të ri të Kosovës dhe ka kritika se fjalët nuk i ka përputhur me veprime (ose vepra). Duket se tani ka lëvizje mbas gjithë atyre ndryshimeve në Komisionin Evropian që pasuan zgjedhjet Evropiane dhe emërimet e reja. Përfaqësuesja e re e Lartë, Federica Mogherini, ka thënë se do të vazhdojë ta udhëheqë dialogun dhe se e sheh Ballkanin si një prej prioriteteve kyçe.

Vlen të përmenden fjalët e para të Kryetarit të ri të Këshillit të Evropës, ish-kryeministrit të Polonisë Donald Tusk, vendi i të cilit poashtu ka përjetuar konflikte dhe pushtime shkatërruese, si dhe ka kaluar nga komunizmi në demokraci. Më 1 dhjetor në ceremoninë e pranimit të postit në Bruksel ai shpjegoi se çfarë dëshironte të arrinte. Tusk tha se objektivi i parë ishte përkushtimi i tij i thellë për të mbrojtur vlerat fundamentale të BE-së: solidaritetin dhe lirinë. Solidariteti përputhet me konceptin e gjetjes së një rruge të përbashkët për të ecur përpara siç e theksova më lart. Mbase do t’ia vlente që të mendonim për mënyra se si koncepti i solidaritetit mund të shkrihet në diskursin e normalizimit, për t’u larguar nga politizimi.