O popull, bëni qejf

A të flasim prapë pak për Kosovën në UNESCO? Apo ndoshta ka qenë mjaft? E di, edhe për mua është ashtu. Por prapëseprapë, unë do t’i kthehesha kësaj teme. Mirë, ndoshta jo mu konkretisht për atë, por në gjëra që janë pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit në Paris.

0
1230

A të flasim prapë pak për Kosovën në UNESCO? Apo ndoshta ka qenë mjaft? E di, edhe për mua është ashtu. Por prapëseprapë, unë do t’i kthehesha kësaj teme. Mirë, ndoshta jo mu konkretisht për atë, por në gjëra që janë pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit në Paris.

Për çka në të vërtetë dua të shkruaj tani? Dua të shkruaj në lidhje me shfaqjet që përsëri (për të satën herë) na i kanë përgatitur pushtetet tona. Shfaqjet që tashmë janë aq të parashikueshme dhe aq banale e prapëseprapë aq efektive (nganjëherë më shkon mendja që populli, thënë më së buti, është jointeligjent) sa që pyetem nëse ndonjëherë do të dalin jashtë përdorimit politik. Dhe pse të dalin kur çdo dështim fshihet aq mirë prapa skenës në të cilën luhet shfaqja, kur audienca është aq shumë e verbuar nga reflektorët sa që nuk ka asnjë shans që të reagojë ndaj ngjarjeve në prapaskenë. Dhe e gjithë kjo është në rregull derisa ka efekt, është në rregull edhe për ne, jemi mësuar tashmë të jemi publik i mirë për aktorët e dobët, vetëm më nervozon shumë fakti që shfaqjet kohëve të fundit janë gjithnjë e më të këqija. Aq të këqija sa që e fyejnë edhe mendjen e shëndoshë.

Në Serbi festohet fitorja. Fitoreeeee! E ju kujtohet, vetëm disa muaj më parë, kemi pasur po ashtu një fitore të madhe, nuk ka asnjë shans që e keni harruar, paj ato 5:0 nga Brukseli nuk mund të harrohen. Kjo ishte ajo fitorja historike. Ndërkohë kemi pasur edhe një fitore në Elbasan, fitoren e lojtarëve tanë të mëdhenj, krenarinë e kombit tonë, luftëtarët e mëdhenj, por edhe dashnorë edhe më të mëdhenj një mbrëmje para ndeshjes, manekenë jashtë pistës dhe ekip që mezi ka mbledhur disa pikë gjatë kualifikimeve. Por kjo nuk ka rëndësi, u mposht Shqipëria, superfuqia e futbollit që arriti të kualifikohej në kampionatin evropian, u kujtuam edhe për Kosovën, si dhe bombardimet dhe Millosh Obiliqin, sepse … ky është futbolli! Dhe tani pushteti ynë, vetëm të na qëndrojë, na ka siguruar edhe një fitore të madhe. Kosova nuk u pranua në UNESCO dhe atë me një tri vota bindëse! Pra, çfarë do më shumë ky popull, a është e mundur që edhe tani ka të të pakënaqur?! “Po e shpallim një prokurim publik, kërkohet një popull i ri, ky i tashmi është lodhur, gjithmonë po kërkon diçka më mirë (P.S. premtojmë që këtë tender nuk do ta vjedhë askush, por vetëm këtë tender).”

E në Kosovë… paj natyrisht, Serbia është fajtore sepse luajti lojë të pistë. Si ta mposht lojtari i ndershëm lojtarin që mashtron? Pra, nuk ka asnjë shansë. Dhe në qoftë se dikush është i sinqertë, Thaçi është. Pacolli, natyrisht! Lobimi nëpër korridore? Praktikë e zakonshme diplomatike. Kërcënime dhe shantazhe, paj duhen përdorur edhe ato ngapak. Por, në thelb në mënyrë të ndershme. Dhe ja, Gjykata Kushtetuese menjëherë do të miratojë vendimin për pezullimin e Marrëveshjes së Brukselit, kjo është diçka e popullarizuar. E kjo është dashur të bëhet ashtu, pa marrë parasysh vendimin për pranimin e Kosovës në UNESCO. E tani, ti popull me të vërtetë po bëhesh cikërrimtarë. Paj ajo që ndodhi me koincidencë të pastër rrethanash që vendimi të komunikohet pikërisht një ditë pas dështimit në konferencën e UNESCO-s, a thua mendoni që kjo varej prej nesh? Mos vallë mendoni që do ta bënim këtë vetëm t’ua zhvendosim vëmendjen nga ai mossukses i cili në fakt edhe nuk është mossukses, i cili në të vërtetë është „fitore morale, akademike dhe politike e Kosovës“? Paj këtë mund ta thonë vetëm gojët e liga. Ja, ne mund ta arrestojmë edhe Kurtin përsëri, nuk do të hidhërohet ai, prapëseprapë ai është profesionist, aktorët gjithmonë e çojnë rolin e tyre deri në fund. E Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit tashmë e kemi nënshkruar, kështu që ia lëshuam edhe BE-së. Vetëm pssst, të mos na dëgjojnë.

A po i kujtohet ende dikujt UNESCO-ja?

Kush është UNESCO? Çka është UNESCO?