Pa referendum në Kosovë!

Mendoj se nga ky referendum e tutje, serbët e Kosovës nuk do të votojnë më në mjediset e tyre në zgjedhjet që i organizon Serbia. Ky referendum, reciprocitetet, taksat, letrat ngjitëse në targa, të gjitha këto janë tregues se Serbia është gjithnjë e më pak e pranishme në Kosovë, se Prishtina po e saboton praninë e institucioneve të Serbisë, se po e merr dalëngadalë timonin në duart e veta, pikat e interesit një nga një po i zgjidh në favor të saj. Dikujt kjo i pëlqen, dikujt jo, por duhet pranuar se Kurti është një njeri që po e ndryshon situatën në terren.

0
470

Referendumin, i cili u mbajt në Serbi më 16 janar, e kishin pritur edhe serbët nga Kosova në mjediset e tyre ku ata jetojnë. Mirëpo, qeveria e Kosovës është kujdesur që t’i japë fund kësaj praktike. Albin Kurti sërish ia “tregoi dhëmbët” Beogradit zyrtar dhe nuk lejoi mbajtjen e referendumit në Kosovë. Jo vetëm Serbisë, por edhe vendeve të Quint-it dhe vendeve anëtarëve të BE-së që i sugjeruan qeverisë e Kosovës, Kurti u tha me vendosmëri “jo”. Dyshoj se kjo padëgjueshmëri e tij do të ketë fund të keq për të, por duhet pranuar se ai është njeriu që po sjell një kthesë në marrëdhëniet shqiptaro-serbe në Kosovë.

Qeveria e Kosovës nuk lejoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve që jetojnë në Kosovë në një referendum në përputhje me praktikën e mëparshme. OSBE-ja i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me praktikën e vendosur. Ata morën përgjigje konkrete në formë të ndalimit të koordinatorit të Komisionit Republikan Zgjedhor, KRZ, Marko Janković, shoferit të tij dhe dy shoferëve të kamionit të cilët po transportonin materialin zgjedhor. Anëtarët e misionit të OSBE-së as nuk janë paraqitur në Merdare, ku personat e lartpërmendur ishin ndaluar nga policia e Kosovës. Sipas shkrimit të mediave serbe, ishte rënë dakord që në këtë vendkalim të merrej materiali, sipas praktikës që ishte krijuar më parë. Kjo tregon se qeveria aktuale e Kosovës dhe kryeministri i saj nuk kanë ndërmend të dëgjojnë sugjerimet e “miqve” të tyre nga Perëndimi.  

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë, për kanë votuar 76 deputetë, nuk ka pasur vota kundër, kurse një deputet ka abstenuar. Tejet e mjaftueshme që të merret një qëndrim parimor për këtë çështje dhe të injorohen mesazhet që janë dërguar nga ana e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës dhe Bashkimit Evropian. A i janë bërë thirrje qeverisë së Kosovës nga këto vende vetëm për hir të formalitetit apo jo? A mendoni se këto vende me instrumentet e tyre të manipulimit nuk mund t’ia imponojnë Kosovës vullnetin e vet? Epo, përgjigjet janë më shumë se të qarta. Në këtë mënyrë qytetarët e Kosovës do të krijojnë imazhin se kjo qeveri i ka duart e lira dhe mesazhe të heshtura nga “miqtë” e Kosovës. Dhe, megjithatë, ndoshta vetëm ata miq nga perëndimi kanë ende durim për Kosovën.       

Serbëve nga Kosova megjithatë iu sigurua e drejta të japin votën e tyre në referendum, ashtu që u organizua shkuarja në votime në katër qytete në periferi të Kosovës: Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Novi Pazar. Mendoj se nga ky referendum e tutje, serbët e Kosovës nuk do të votojnë më në mjediset e tyre në zgjedhjet që i organizon Serbia. Ky referendum, reciprocitetet, taksat, letrat ngjitëse në targa, të gjitha këto janë tregues se Serbia është gjithnjë e më pak e pranishme në Kosovë, se Prishtina po e saboton praninë e institucioneve të Serbisë, se po e merr dalëngadalë timonin në duart e veta, pikat e interesit një nga një po i zgjidh në favor të saj. Dikujt kjo i pëlqen, dikujt jo, por duhet pranuar se Kurti është një njeri që po e ndryshon situatën në terren.  

Në fund, kur të rrëzohet nga pushteti, dhe kjo do të ndodhë herët a vonë, ai do të mbahet mend si një njeri që “sfidoi” fuqitë e mëdha, i cili veproi sipas gjykimit të vet, një politikan që ndryshoi diçka. Kurti është thjesht i guximshëm, arrin qëllimet me ndikiminin e vet, me manipulim apo represion. Vetëm që problemet ekzistuese, siç është kriza energjetike në Kosovë, gjendja ekonomike, virusi, hedhin hije mbi fitoret e tij politike, e kjo u jep shtytje kritikëve të tij dhe opozitës.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.