Pajtimi dhe ndërtimi i paqes, ballafaqimi me të kaluarën, nacionalizmi dhe perceptimi i të tjerëve, arsi-mi, fjalori i urrejtjes në media, këto ishin temat e seminarit të mbajtur kah fundi i muajit të kaluar në Prishtinë. Seminarin e organizoi organizata zvicerane “Swiss Helsinki Committee” (SHV), dhe mblodhi të rinj nga Zvicra, Serbia dhe Kosova.
Seminari ishte i përqendruar në pajtimin dhe ndërtimin e paqes, nga perspektiva e njëzet të rinjve që morën pjesë në seminar. Në kuadër të temave për pajtimin dhe ndërtimin e paqes, në tryezën e rrumbullakët u bisedua për mënyrat e luftës me të kaluarën në regjionin e goditur nga konflikti i vitit 1999, sepse ballafaqimi me të vërtetën paraqet një nga para-kushtet kryesore për pajtim të përhershëm dhe bashkëjetesë stabile të komuniteteve. Sa i përket luftës me të kaluarën, sipas gjetjeve të grupit punues, një vend të rëndësishëm zë edhe formimi i gjykatës speciale për krime të luftës në Kosovë, në kuadër të së cilës do të gjykohen ish-pjesëtarët e të ashtuquajturës „Ushtri Çlirimtare të Kosovës“. Anëtarët e grupit punues u dakorduan që është i domosdoshëm formimi i një gjykate të tillë, e cila do të merret me gjetjen e fajtorëve për krimet e luftës të kryera në Kosovë ndaj banorëve joshqiptarë por edhe shqiptarë gjatë dhe pas vitit 1999. Mirëpo, sipas gjetjes së grupit punues, kushtet nën të cilat gjykata e përmendur do t’i kryejë detyrat e veta nuk janë vënë në dispozicion për opinionin e gjerë publik. Siç u theksua gjatë diskutimit, e dhëna që gjyqet do të kryhen nga pjesëtarët e bashkësisë ndërkombëtare përmes misionit të EULEX-it nuk ofron besim tek qytetarët e Kosovës për objektivitetin dhe paanshmërinë e gjykatësve të ardhshëm, meqenëse EULEX-i e ka humbur kredibilitetin pas akuzave për korrupsion nga ana e ish-gjykatëses, Maria Bamieh. Pastaj, grupi punues në Prishtinë theksoi edhe që e konsideron të pamjaftueshëm numrin e pjesëtarëve të UÇK-së për të cilët planifikohet gjyqi në kuadër të gjykatës speciale në Kosovë, numër i cili sipas International Justice Tribune (IJT – burim i raportimit të pavarur për çështjet e legjislacionit anembanë botës), është vetëm diku rreth 12 të dyshuar që kanë operuar në nivelin e mesëm të detyrës, çka do të thotë që, siç u konkludua në tryezën e rrumbullakët në Prishtinë, „peshqit e mëdhenj“ edhe më tutje do të notojnë në ujëra të lira. Ajo që udhëheqësit e UÇK-së të nivelit më të lartë ja-në, siç duket, ende të paprekshëm për drejtësinë dhe sillen në rrethet më të larta të shoqërisë kosovare, shkakton mosbesim shtesë në gjykatën që duhet të formohet.
Në anën tjetër qëndron porosia e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolić, se gjenerali Lju-biša Diković është një „njeri i ndershëm, i rritur dhe edukuar në shpirtin e vjetër serb“ dhe që si i tillë „nuk mund të jetë kriminel lufte“. Grupi Punues SHV në Prishtinë konkludoi se deklarata e zotit Nikolić është një deklaratë paradoksale dhe se çdonjëri për të cilin ka dy-shime që në çfarëdo mënyre ka marrë pjesë apo ka kontribuar në krimet e luftës në Kosovë, duhet t’i nënshtrohet procesit të hetimeve.
Tema e nacionalizmit dhe e perceptimit të të tjerëve është diskutuar në kuadër të nocion-eve „Serbia e Madhe“ dhe „Shqipëria e Madhe“, për të cilat u nxor konkludimi se këto ekzistojnë vetëm si koncepte të kërcënimit të njërës palë ndaj tjetrës, por në të vërtetë as nuk janë plane reale, as plane të realizueshme të asnjërit nga komunitetet. Sikurse u tha gjatë diskutimit, edhepse partia opozitare e Kosovës „Vetëvendosje“ e mbështet fuqizimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe e nxit nacionalizmin shqiptar, megjithatë, numrin më të madh të ithtarëve e fiton në bazë të ideologjisë së bazuar në kritikën e partive në pushtet dhe ideologjisë së drejtuar kundër korrupsionit. Nga ana tjetër, po ashtu u përmend Partia Radikale Serbe e cila është ithtare e idesë së „Serbisë së Madhe“, dhe e cila nuk e ka kaluar pragun në zgjedhjet e fundit, kështu që nuk është e përfaqësuar në Kuvendin e Serbisë. Mirëpo, marrëdhëniet e këqija shqiptaro-serbe nuk janë vetëm mit, u konkludua gjatë tryezës së rrumbullakët.
Duke mos i marrë parasysh shqip-tarët e Kosovës, Serbia nuk ka pasur konflikt direkt me shqiptarët e Shqipërisë, mirëpo ndeshja e njohur për të gjithë në Beograd midis Serbisë dhe Shqipërisë dëshmon për ekzisti-min e stereotipeve e madje edhe të konkurrencës agresive midis këtyre dy bashkësive. Grupi Punues SHV në Prishtinë nxori si përfundim se paraqitjet negative për pjesëtarët e komuniteteve të tjera dhe në lidhje me këtë, paragjykimet e shumta rrjedhin nga numri i kufizuar i mundësive për sendërtimin e kontakteve përtej kufijve nacional dhe etnik dhe sistemeve shkollore të cilat vetë propagandojnë nacionalizëm dhe e rrisin jotolerancën midis komuniteteve për shkak të versioneve të ndryshme, dhe jo rrallëherë, të kundërta të ngjar-jeve historike që mësohen nëpër shkolla të komuniteteve të ndryshme që nuk i kanë planet dhe programet e njëjta mësimore. Mungesa e kontakteve dhe shkëmbimit të përvojave midis komuniteteve të ndryshme krijon një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e nacion-alizmit, paragjykimeve dhe jotolerancës.
Planet dhe programet e ndryshme në arsim të komuniteteve të ndryshme në Kosovë nuk janë problemi i vetëm i arsimit kosovar dhe atyre që vijojnë mësimin, u vu në pah gjatë diskutimit. Në të vërtetë, arsimi që po ofrohet në Kosovë është tejet i varfër dhe i pamjaf-tueshëm për gjetjen e punësimit adekuat për të rinjtë, të cilët për shkak të zhgënjimit në sistemin e tyre arsimor, shumë shpesh i drejtohen mësimeve fetare. Kjo gjeneratë e njerëzve të rinj po bëhet një kërcënim i madh për Kosovën, konkludojnë pjesëmarrësit e seminarit. Për shkak të kualitetit të pamjaftueshëm të arsimimit, të rinjtë nuk e fitojnë af-tësinë e mendimit kritik kështu që shumë shpesh i kthehen ekstremizmit religjioz, nacion-alizmit dhe punëve të „turbullta“. Grupi Punues i SHV në Prishtinë nxori si përfundim se në zgjidhjen e problemit të arsimit jocilësor duhet të kyçet dhe të bashkohet sektori civil, i cili përmes aktiviteteve të tij do të duhej të mbështeste dialogun ndërmjet gjeneratave, shkëmbimin e përvojave midis gjeneratave të një komuniteti, si dhe midis pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve midis njëri-tjetrit me qëllim të njohjes me problemet e të tjerëve dhe zhvillimit të ndjenjës së lidhshmërisë me individë dhe grupe të nacionaliteteve të ndryshme që ndajnë probleme të njëjta. Pastaj, sektori civil, i bashkuar nëpërmes forumeve dhe rrjeteve, do të duhej që në masë sa më të madhe të tentojë të ndikojë në pushtetin lokal dhe qendror, ashtu që të sigurohet përfshirje e të rinjve në procesin e marrjes së vendimeve, e me këtë edhe të rriten dhe vlerësohen idetë e tyre, lidershipi, që të merret parasysh mendimi i të rinjve dhe të institucionalizohet pjesëmarrja e tyre dhe përfaqësimi në pro-ceset drejtuese lokale dhe qendrore. Forumet dhe rrjetet mund t’i japin një kontribut domethënës tejkalimit të tensioneve politike dhe parandalimit të konflikteve përmes shpre-hjes së mendimit politik dhe kyçjes në procesin e vendimmarrjes, por, po ashtu rrjetet e organizatave joqeveritare mund të angazhohen në organizimin e aftësimit profesional të rinisë e cila nuk ka pasur një arsimim adekuat. Në tryezën e rrumbullakët po ashtu u konkludua që gjenerata e tanishme e të rinjve në Kosovë dhe në Serbi nuk është e „humbur“, që të rinjtë e kanë zërin e tyre, por që u mungon mikrofoni që ai zë të dëgjohet. Mirëpo edhe përkundër censurimeve më të mëdha, të rinjtë gjithmonë do të gjejnë mënyrën që të mblidhen dhe drejtpërdrejt të diskutojnë për problemet që i mundojnë dhe për zgjidhjet konstruktive të tyre.
Në fund, për disa nga problemet është i domosdoshëm vullneti politik, siç është për shembull problemi i diplomave të lëshuara nga „Universiteti i Prishtinës përkohësisht i vendosur në Mitrovicën e Kosovës“, që nuk njihen nga institucionet e Kosovës, e i cili është i vetmi in-stitucione i arsimit të lartë në gjuhën serbe në tërë territorin e Kosovës. Për shkak të mos-njohjes së diplomave të këtij universiteti, të gjithë pjesëtarët në zonat ku flitet gjuha serbe (kryesisht serbë, goranë, malazezë dhe boshnjakë) që kanë diplomuar pas zhvendosjes së universitetit më 1999 humbin mundësinë për punësim në institucionet publike të Kosovës që paraqet edhe një lloj diskriminimi i këtyre grupeve minoritare. Në të njëjtën kohë, njohja e diplomave të shqiptarëve të Kosovës në Serbi dhe njohja e diplomave të lëshuara në Serbi nga ana e strukturave të Kosovës është e domosdoshme ashtu që politika të mos ndikojë në krijimin e pengesave për punësimin e të rinjve kapaciteti i të cilëve nuk duhet të kufizohet për shkak të mospajtimeve politike.
Si përfundim, pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët patën rastin që nga mysafirët nga Zvicra të dëgjojnë mënyrat dhe rekomandimet për zgjidhjen e disa prej problemeve që janë imediate në regjion, siç është, për shembull, problemi i pranisë së gjuhës së urrejtjes në media. Ky problem në Zvicër zgjidhet me filtrimin e të gjitha komenteve dhe fshirjen e atyre që në vete përmbajnë gjuhën e urrejtjes të drejtuar ndaj një individi apo grupi të një besimi, nacionaliteti, etniciteti, gjinie, preference seksuale apo të ngjashme. Pastaj, një nga rekomandimet ishte që dy komunitetet më të mëdha në Kosovë – ai serb dhe ai shqiptar – do të duhej të mësonin të dyja gjuhët ashtu që të përmirësohet komunikimi midis komuniteteve e me këtë edhe fuqizimi i tolerancës dhe mirëkuptimit reciprok. Mjeti krye-sor i komunikimit i rinisë shqiptare dhe serbe sot është gjuha angleze. Për bashkëjetesë të qëndrueshme dhe bashkëpunim reciprok do të ishte e dëshirueshme që të gjitha komunitetet t’i mësojnë të dyja gjuhët zyrtare në Kosovë, sepse siç u konkludua në tryezën e rrumbullakët në Prishtinë, njohja e gjuhëve mund të jetë vetëm një vlerë shtesë e assesi e metë e dikujt.