Përgatitja e madhe

Arrestime, dorëzime dhe dorëheqje nga funksione janë vetëm një pjesëz e asaj që kemi mundur të shohim në terren gjatë ditëve të para të nëntorit por që gjithsesi janë një fillim i diçkafit që në masë të madhe do të lë gjurmë në situatën shoqërore-politike në Kosovë.

0
490

Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë këtij viti nën hijen e tërë asaj që po na ndodhë, por disa gjëra dhe ngjarje megjithatë, me fuqinë e tyre, në një moment i kapërcyen të gjitha ato dhe dolën në plan të parë, dhe si të tilla, të paktën për një moment, e tërhoqën vëmendjen kah vetja. Natyrisht, nganjëherë ngjarjeve të tilla edhe nuk i kushtohet ndonjë vëmendje e madhe, të paktën jo ajo vëmendje që ato e meritojnë, por gjithsesi nuk kanë kaluar pa u vërejtur. 

Ngritja e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj liderëve të Kosovës është gjithsesi një nga ngjarjet më të rëndësishme për ne në Kosovë këtë vit, nëse nuk i marrim parasysh të gjitha ato që na preokupojnë gjatë tërë vitit. Pas shumë shtyrjeve, problemeve dhe vështirësive, Gjykata e Specializuar në Hagë më në fund mori vendimin që në rend të ditës të vendosen edhe aktakuzat kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe të tjerëve. Si udhëheqës të rangut të lartë të UÇK-së në atë kohë, ata edhe vetë me siguri kanë pritur që kjo të ndodhte, por lajmet për këtë sigurisht lanë një përshtypje të fuqishme dhe mbresëlënëse në mediat në rajon në fillim të muajit nëntor. Arrestime, dorëzime dhe dorëheqje nga funksione janë vetëm një pjesëz e asaj që kemi mundur të shohim në terren gjatë ditëve të para të nëntorit por që gjithsesi janë një fillim i diçkafit që në masë të madhe do të lë gjurmë në situatën shoqërore-politike në Kosovë.  

Do të mund të thuhej që edhe vetë Marrëveshja e Uashingtonit ishte një kthesë në tërë këtë, edhe pse e tërë kjo nuk ndodhet midis pikave që ajo marrëveshje i përcakton, por është e qartë kaherë që diplomacia e fshehtë gjithmonë ka qenë ajo ana më e fuqishme e cila përcakton rrjedhat e ngjarjeve, derisa ajo pjesa publike është vetëm një paravan i cili i paraqitet opinionit publik. Kështu që nga rrjedha e ngjarjeve të cilat i kanë paraprirë kësaj mund të konkludohet se në Uashington është biseduar për shumë më shumë tema vetëm se qartazi nuk ka pasur letër të mjaftueshme që edhe ato të shtypen dhe zyrtarisht të nënshkruhen. 

Por që të mos merremi me spekulime, situata e gjithmbarshme në Kosovë mund të karakterizohet tani me dy fjalë të cilat janë tashmë e parë, si në Kosovë e edhe më shumë në Serbi. Le të kujtojmë se të gjitha këto kanë ndodhur në fillim të vitit 2000 në Serbi kur pothuajse të gjithë ata që kanë marrë pjesë në luftë në Kosovë u ekstraduan në Hagë që të gjykohen për krime. Është e qartë se një proces i tillë e pret edhe Kosovën, pavarësisht nëse ajo dëshiron ta pranojë këtë apo jo.

Nga ana tjetër, procesi i negociatave ka ardhur deri tek pika kur të gjithë duhet të bëjnë lëshime, edhe në dëm të vetvetes, kështu që shkuarja në Hagë me aureolën e heroit të luftës për liri është zgjedhje shumë më e mirë se sa të shpallesh tradhtar i interesave të Kosovës, etj. Nëse e mbështesim të gjithë këtë me praktikën e zakonshme që zyrtarëve të Kosovës, nëse paraqiten para gjykatës, u shqiptohen dënime më të shkurtëra sesa qëndrimi në  paraburgim gjatë gjykimit ose lirohen, mund të themi lirisht se kjo është një mënyrë shumë elegante për të zgjidhur këtë problem.

Sidoqoftë, që të mos shohim gjithçka me ironi, edhe pse përvoja na e mëson këtë dhe na jep të drejtën e plotë për të parë shumicën e gjërave në atë mënyrë, le t’ia lëmë kohës të tregojë pasojat e tërë këtij procesi të gjykimit dhe të provimit të fajësisë ose pafajësisë së të akuzuarve. Por të dyja palët duhet të jemi të gatshëm për pasojat çfarëdo që të jenë ato, sepse kjo është mënyra e vetme në të cilën mund të flasim me të drejtë për të ardhmen, cilado qoftë që të jetë ajo.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.