Pesha e fjalës

Siç kemi mundur të shohim në njërin nga blogjet e fundit, autori është bazuar në temën e cila është momentalisht aktuale e të gjitha në lidhje me deklaratat e dhëna të Kryeministrit shqiptar Edi Ramës për bashkimin eventual të Kosovës dhe Shqipërisë në këtë apo në atë mënyrë, si dhe përgjigjen e politikanëve serbë të rangut të njëjtë apo të ngjashëm dhe të fuqisë së njëjtë apo të ngjashme. Është evidente që në skenë ka dalë një luftë deklaratash e llojit të vet, e cila sipas peshës së fjalëve të thëna nuk mbetet pas atyre që bëhen në marrëdhëniet e disa shteteve shumë më të fuqishme dhe më të mëdha. A është në pyetje përpjekja që prapë të kthehet vëmendja kah Ballkani si një çështje që si duket nuk është zgjidhur apo është kjo vetëm dëshirë që popujt e vegjël të Ballkanit, bile përmes fjalëve të tregohen si të mëdhenj dhe të rëndësishëm? Sido që të jetë, kjo kështu nuk shpie askund.

0
1243

Po ashtu në njërin nga blogjet e publikuara kohëve të fundit i cili ka të bëjë me zbatimin e të ashtuquajturës Marrëveshje e Brukselit lexova që zyrtarët në Prishtinë nuk janë të kënaqur me atë se si Beogradi po i zbaton vendimet e nënshkruara në Bruksel, e a pyeti ndokush a është Beogradi i kënaqur apo edhe më mirë, a është populli serb në Kosovë i kënaqur me atë se si po zbatohet Marrëveshja e Brukselit nga ana e Prishtinës? Besoj që të gjitha përgjigjet në këto pyetje do të ishin tejet negative, por sido që të jetë, me rëndësi është që të THUHET. Këtu edhe qëndron problemi që e kemi. Të gjithë ata që do të duhej të heshtnin, pas tërë asaj që i kanë bërë popujve të vet, megjithatë e përbëjnë atë pjesën e cila është më e zëshmja në këto deklarata.
E tërë kjo nuk do të ishte edhe aq e rëndësishme as e rrezikshme po të mos bartej tek ajo pjesa e popullatës që verbërisht i beson udhëheqësve të tyre. Pikërisht kjo është ajo që e brengos më së shumti secilin banor të Kosovës e në veçanti serbët në veri dhe në enklava. A do ta kuptojë ndoshta dikush deklaratën e Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë si ftesë për gatishmërinë që të luftohet në emër të kësaj dhe që prapë, pas tërë asaj që është bërë në qetësimin e tensioneve, të kthehemi në atë periudhën të cilën edhe njëri edhe tjetri e mbajmë mend për të keq? Sinqerisht pres që do të ketë të tillë që do ta kuptojnë këtë në këtë mënyrë edhe nga njëra edhe nga ana tjetër.
Ngjarjet më të reja në Maqedoni e në lidhje me sulmin terrorist në ndërtesën e Qeverisë si dhe sulmi në karakollin në Goshincë, siç raportojnë disa media maqedonase por edhe regjionale, e midis tyre edhe televizionet serbe si RTS dhe televizionit B92, tregojnë se ende ka grupe të orientuara kah ekstremizmi e kjo vetëm e konfirmon atë që e thashë deri më tani. Dhe më duhet të nënvizoj, PËR FAT TË KEQ, edhepse të njëjtat ato media theksojnë si mundësi që ajo ngjarje në të vërtetë është inskenuar nga ana e pushtetit aktual në Shkup, duke transmetuar deklaratën e një udhëheqësi të opozitës maqedonase, Zoran Zaev-it, përndryshe kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Edhe njëri edhe tjetri skenar janë njësoj të tmerrshëm por kjo në asnjë moment nuk e zvogëlon rëndësinë e asaj që u tha. Kjo vetëm tregon që pesha e tërë asaj që u tha më së paku i prek ata që e kanë thënë por gjithsesi ka të bëjë me të gjithë neve që varemi nga deklaratat e tyre. Nganjëherë një deklaratë e zakonshme mund të ketë një çmim tepër të lartë, madje edhe çmimin që është i barabartë me jetën e dikujt.
Të gjithë ata që do të dëshironin që nga kjo shoqëri të krijojnë një shoqëri sa është e mundur më normale mbesin në hije të atyre që e shfrytëzojnë këtë situatë ende të brishtë dhe të tensionuar ashtu që vetes t’i sigurojnë ndonjë pikë politike apo vetë të tregohen si dikush që gjoja po kujdeset për interesat kombëtare në emër të të gjithëve. Gjatë kësaj duke mos i zgjedhur fjalët me të cilat do ta arrijnë këtë e mbi të gjitha kanë nevojë të madhe për këtë. Deklarata të tilla ka pasur dhe do të ketë sepse së paku në Ballkan, e në veçanti në Kosovë e edhe në Serbi deklarata të tilla mund të shpaguhen edhe atë mjaft mirë. Shpaguhen, por për kë? Sigurisht jo për njeriun e zakonshëm.

Pas tërë asaj që u tha, do t’i lusja të gjithë ata që kanë diçka për të thënë, së pari të mendohen mirë se sa ajo deklaratë e tyre mund të jetë e rëndë sepse nuk ka asgjë më të rëndë se fjala e thënë. Nëse dikush prej TYRE e lexon këtë fare. E nëse nuk kanë asgjë tjetër më të mençur apo më të parrezikshme për të thënë, atëherë bile le të aktrojnë mençurinë duke heshtur në mënyrë të mençur.