POLITIKA E MANIPULIMIT

Po lexoja ditëve të fundit se për çka po shkruajnë mediat në Kosovë dhe në Serbi. Po lexoj dhe nuk po besoj se çka po ndodh! Po lexoj dhe nuk po besoj, e në të vërtetë e di se ku jetoj, e aty ku jetoj kjo është gjithmonë ashtu. Pse habitem? Si duket kam qenë tepër naiv të besoj që jemi në gjendje të mësojmë diçka nga gabimet tona dhe të bëhemi normal – por jo! Si duket, ne nuk jemi në gjendje të bëjmë këtë! Shtet-Banane! Krahinë-Banane! Si t'ju pëlqejë më shumë!

0
1089

Po lexoja ditëve të fundit se për çka po shkruajnë mediat në Kosovë dhe në Serbi. Po lexoj dhe nuk po besoj se çka po ndodh! Po lexoj dhe nuk po besoj, e në të vërtetë e di se ku jetoj, e aty ku jetoj kjo është gjithmonë ashtu. Pse habitem? Si duket kam qenë tepër naiv të besoj që jemi në gjendje të mësojmë diçka nga gabimet tona dhe të bëhemi normal – por jo! Si duket, ne nuk jemi në gjendje të bëjmë këtë! Shtet-Banane! Krahinë-Banane! Si t’ju pëlqejë më shumë!

Do të filloj nga tema e cila është tejet e ndjeshme për të gjithë që janë të përfshirë në të – ngjarjet në Gjakovë gjatë Krishtlindjeve ortodokse. Të kuptohemi që në fillim, po flas për keqpërdorimin politik të ngjarjes, ngjarjes nga e cila mund të turpërohen të dyja palët, secila për arsyen e vet! Shqiptarët që qëlluan me gurë autobusin me besimtarët serbë të cilët erdhën për të festuar festën e tyre më të madhe fetare në kishën në qytetin nga i cili janë dëbuar gjatë kohës së luftës duhet të turpërohen nga veprimet e tyre sepse kjo assesi nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemeve të tyre, sado që u dhembin ato dhe sado që të konsiderojnë që pikërisht ata njerëz në autobus janë fajtorë për dhimbjen e tyre! Në qoftë se kjo, vërtetë, ishte edhe arsyeja e gjuajtjes me gurë, duke pasur parasysh se kjo po ndodh në mënyrë konstante gjatë këtyre 16 viteve pas luftës në shumë qytete anembanë Kosovës. Pala tjetër e përfshirë, ministri në Qeverinë e Kosovës i cili vjen nga komuniteti serb duhet të turpërohet për deklaratën e tij tejet të pamenduar, deklaratë të cilën një ministër nuk guxon vetes t’ia lejojë në asnjë rast. Dikush që është ministër duhet të ketë kujdes dhe të bart pasojat e deklaratave të veta. Në fund të fundit, ai është ministër në shtetin/krahinën në të cilën shumicën e përbëjnë pikërisht njerëzit ndjenjat e të cilëve i ka lënduar me deklaratën e tij. Siç e thashë më parë, më shumë më godet keqpërdorimi i mëvonshëm i këtyre ngjarjeve të turpshme për qëllime politike dhe për mbledhjen e poenave politik nga pothuajse të gjithë aktorët politik në Kosovë!

Por le të shikojmë se çfarë kanë bërë në të vërtetë këto dy palë të konfrontuara këto 16 vite për të zgjidhur këtë problem. Çfarë kanë bërë që të mos vijë deri tek një kaos në secilën festë pak më të rëndësishme? ASGJË! A është problem që këto dy palë të ulen në të njëjtën tavolinë midis dy Krishtlindjeve dhe të bisedojnë për të gjitha çështjet e hapura? Paj, kjo periudhë është një vit! Hej, 364 ditë në vit i kanë për zgjidhjen e problemeve dhe përsëri asgjë. Është e qartë se këto janë çështje të vështira dhe që sigurisht nuk mund t’i zgjidhin menjëherë të gjitha problemet, por pyetja ime është nëse fare kanë tentuar që të zgjidhin këtë në mënyrë të qetë dhe të qytetëruar. Kur e them këtë, mendoj edhe në njërën edhe në tjetrën palë! Nuk besoj që është një pengesë e pakapërcyeshme që t’u lejohet një herë në vit njerëzve të vijnë në atë kishë dhe të festojnë festën e tyre. Për më tepër, më së paku atë ditë duhet të shtrohen çfarëdo çështjesh; secila ditë tjetër e vitit është shumë më e përshtatshme. Në fund të fundit, nëse është problemi që disa persona kanë kryer krime dhe gjoja për këtë arsye nuk po i lejohet asnjërit nga të zhvendosurit serbë të vijnë dhe të festojnë Krishtlindjet, pse të mos bëhet një regjistër i njerëzve që vijnë në vizitë dhe që bile ata që nuk kanë kryer krime të mund të vizitojnë kishën të papenguar? Po, e di që kjo është diskriminuese, por derisa të mos ulen në tavolinë dhe të zgjidhin të gjitha problemet, kjo mund të jetë ndonjë zgjidhje kalimtare që të mos i shikojmë çdo vit ato skena tejet të shëmtuara. Më intereson edhe një gjë. Pse policia nuk po i parandalon ngjarjet e këtilla? Pse nuk e kryen punën e vet kur sigurisht ka kapacitete për këtë. E drejta për protestë është e garantuar, por e drejta për dhunë nuk është dhe kjo do të duhej të parandalohej! A varet edhe veprimi i tyre nga vullneti politik?

Kurse ju që jeni në pushtet, ju që jeni në opozitë, të gjithë ju që ju pyet dikush për diçka, e nuk e meritoni aspak një gjë të tillë, a pak ka pasur shfrytëzim të dhimbjes njerëzore për qëllime politike? Paj, njerëz, ju po e bëni këtë qe 20 vite; kjo na solli deri tek lufta e më vonë edhe deri tek kjo ku jemi tani. E për këtë ku ndodhemi tani nuk po mund të gjej as edhe një fjalë pozitive që ta përshkruaj. Edhe e di që as Ju nuk mund të gjeni. Deri kur njerëzit do t’i ndërtojnë karrierat e tyre politike mbi dhimbjen e vërtetë dhe të sinqertë të njerëzve që u duhet t’i zgjedhin?! Deri kur të njëjtët persona do të pasurohen nga dhimbja e njerëzve të cilët i zgjedhin?! A ekziston tek ata kufiri i turpit, fajit apo marres?! Ndonjë moral? Asgjë? Ashtu edhe kam menduar.

Kjo çka po ndodh këtu mund të ndodhë vetëm në shtet/krahinë-banane. UNË NUK DUA TË JETOJ NË BANANE!