Presidentët, stabiliteti dhe ne

Aktualisht në Serbi po zhvillohet procesi i matjes së forcës së kandidatëve potencial për kryetarë si dhe ofensiva e madhe e marrëzisë së kryetarit aktual si përpjekje për të kthyer vëmendjen kah vetja dhe eventualisht të bindë dikë se ai, megjithatë i duhet Serbisë, i tillë siç është.

0
1082

Disa muajt e fundit shumë shpesh po flasim për zjedhjet presidenciale. Mirë, flasim edhe për ndonjë emërim të kryetarit, d.m.th gjetjen e një pozite të re për Thaçin, prapë, a po, për shkak të stabilitetit famoz në regjion. Si temë të parë i patëm zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe atë nëse Trump-i, i mbështetur me billborde nga ana e „elitës politike“ nga veriu i Kosovës, do t’ia kthejë Kosovën Serbisë qysh në javën e parë. Sepse, njeriu është  i martuar me Melaninë, e cila është sllovene, por kjo është çështja, ajo është serbe, vetëm se këtë ende askush nuk ia ka thënë. Po ashtu, vëllai Donald ka dashuri të madhe me Putinin dhe arsyeja kryesore pse Rusia e ka shtyrë atë kah Shtëpia e Bardhë është premtimi që do t’ia kthejë Kosovën Serbisë, si një nga prioritetet më të mëdha të Federatës Ruse. Por, t’i lëmë ne tabloidet serbe dhe mjegullnajat, e të shohim se si zgjedhjet e ardhshme presidenciale me të madhe merren me neve edhepse ndoshta ne edhe nuk do të kishim dashur shumë të merremi me to. 

Natyrisht, tani po flasim për zgjedhjet e ardhshme presidenciale që e presin Serbinë në muajin prill. Aktualisht në Serbi po zhvillohet procesi i matjes së forcës së kandidatëve potencial për kryetarë si dhe ofensiva e madhe e marrëzisë së kryetarit aktual si përpjekje për të kthyer vëmendjen kah vetja dhe eventualisht të bindë dikë se ai, megjithatë i duhet Serbisë, i tillë siç është. Natyrisht, ai dikush është Vučić-i, i cili është i vetmi që mund t’i japë shansin që të shtie në dorë  atë pozitë të rehatshme, që përsëri të kthehet në hijen, e cila ishte ideale për të gjatë 5 viteve të mandatit presidencial, e nga e cila tani po mundohet të dalë për shkak të kandidaturës së re. Por, si po e bën këtë? Në mënyrë tejet të rrezikshme! Tejet të papërgjegjshme, që të mos them të pamenduar, sepse dërgimi i „kishës në binarë, me një sharje të shkruar në mur“ do të mund të ishte gjithçka tjetër përveç diçka e rastësishme dhe e pamenduar. Cili qe qëllimi i kësaj? Paj pikërisht të shkaktojë jostabilitet, ku ai (ata) do të paraqitet me retorikën e mirënjohur të viteve të 90-ta, në të cilën më së miri edhe e gjejnë veten sepse janë rritur me të (për fat të keq edhe ne, duke qenë të detyruar t’i dëgjojmë ata), si mbrojtës të mëdhenj të serbëve në Kosovë, luftëtarë të mëdhenj për „çështjen tonë“, me kërcënime për luftë si karrem për mendimet e zgjedhësve të cilët prapë duhet të brengosen se si duhet prapë të luftojmë për shkak të stabilitetit në rajon, e që me këtë të gëlltisin Nikolić-in edhe për nja 5 vite. Edhe 5 vite, po çka po ndodh kështu me ne? Askush nuk e di as se çka ka bërë ai gjatë 5 viteve të kaluara, por kjo nuk është me rëndësi, ai premtoi që i pari, me djemtë e tij, do të shkojë në Kosovë për të luftuar (po, ashtu siç ka shkuar, por për pak), a thua pak është kjo?!

Në tërë këtë vjen deklarata e Thaçit, si qershi mbi tortë, se Serbia po përpiqet të aneksojë veriun e Kosovës?! E pse ti tani, ti tashmë je zgjedhur kryetar, tashmë ke imunitet? Shikoni, si duket ata po bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur, saktësisht  po e plotësojnë njëri-tjetrin sipas nevojës. Për shkak të paqes dhe stabilitetit… të kolltuqeve të veta. 

E ti popull? A bën një xhiro… me tren? Hipni.