Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi

0
207

Deklaratë e përbashkët e pjesëtarëve të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë

Duke qenë dëshmitar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk po përmirësohen përkundër procesit të vazhdueshëm të dialogut, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përkeqësimin e situatës në terren dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve. Ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë.

Të shqetësuar se dialogu po përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga çështje të rëndësishme si dobësimi i sundimit të ligjit, korrupsionit dhe sfidave që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.

Duke marrë parasysh se dallimet kontekstuale në lidhje me nivelet e demokracisë, sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës:

U bëjmë thirrje qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të:

– vazhdojnë dialogun në mënyrë thelbësore dhe të qëndrueshme;

– zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura;

– përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë;

– zotohen për transparencë dhe të sigurojnë pjesëmarrje qytetare;

– marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim;

– respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë; dhe,

– ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të komuniteteve.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:

– mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi;

– pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;

– mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);

– angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy palëve;

– nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog.

Ne zotohemi të vazhdojmë:

– nxitjen e një debati thelbësor dhe të vazhdueshëm ndërmjet shoqërisë civile në Serbi dhe Kosovë;

– shkëmbimin në kohën e duhur të informatave rreth çështjeve, kontekstit dhe zhvillimeve në të dyja shoqëritë;

– reagime të përbashkëta për çështje që përkeqësojnë situatën në terren dhe kanë ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve;

– përqëndrimin tonë në sfidat e vazhdueshme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhe apo janë margjinalizuar për shkak të çështjeve ose incidenteve aktuale;

– krijimin e një hapësire për udhëheqje proaktive të shoqërisë civile në krijimin e marrëdhënieve më të mira dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, dhe jetës së përditshme të qytetarëve;

– t’i marrim parasysh dallimet ndërmjet proceseve në Serbi dhe Kosovë dhe reagojmë në përputhje me ato procese duke kërkuar veprime në drejtimin e duhur;

– përfshirjen e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile për një dialog të vazhdueshëm ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile dhe mundësimin e përfshirjes së konsiderueshme për secilin dhe të gjithë.

Nënshkruesit:

Advocacy Center for Democratic Culture, (ACDC) North Mitrovica

Advocacy Training and Resource Center (ATRC)

Assist Kosovo Center – ASSIST, Prishtinë

Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE)

Belgrade Centre for Security Policy

Balkan Policy Research Group

Crno-beli svet, Mitrovica North

Center for Advocacy and Democratic Development (CADD)

Center for Peace and Tolerance (CPT)

Centar za regionalizam, Mitrovica

Civic Initiatives, Belgrade

Council for Human Rights – Bujanovac

Democracy Plus (D+)

Drita Dibrani, aktiviste e shoqërisë civile

European Fund for Balkan

Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)

HANDIKOS, Kosovë

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, Kosovë

Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI)

Institute for Territorial Economic Development (InTER)

Jelena Lončar, Academic from University of Belgrade

Kosovo Law Institute (KLI)

Kosovo Center for Security Studies (KCSS)

Kosovo Democratic Institute (KDI)

Leadership and Development (LAD)

Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)

Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)

NGO Advocacy for Society Development (AFSD)

NVO “PLEJADA” Prizren

NVO Communication for the development of society CSD, Gračanica

NGO Aktiv

New Social Initiative (Mitrovica)

OJQ “Drugëza”

OJQ “VISION 02” Istog

OJQ Aureola

OJQ Qendra e Gruas “ATO” Vushtrri

OJQ Roma in Action Gjakovë

Open Society Foundation, Novi Sad-Beograd

Rahim Salihi, aktiviste e shoqërisë civile

The Balkan Forum

Unioni i Punëtorëve Social të Kosovës

Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Prishtinë

Vjollca Krasniqi Academic from University of Prishtina

Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)

Xhejrane Lokaj, aktiviste e shoqërisë civile

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Beograd

(ngoaktiv.org, 10/12/2021)