Punë serbësh

A është e tërë kjo pasojë e luftës politike brenda Listës Serbe apo është pjesë e ndonjë projekti më të madh, këtë sipas të gjitha gjasave nuk do ta marrim vesh, por është fakt që mjedisi politik në Kosovë pësoi edhe një ndryshim të cilin askush nuk e ka pritur. Në fund, e dimë se çka kemi pasur e do të shohim se çka do të kemi - sinqerisht shpresojmë në ndonjë zgjidhje më të mirë kadrovike.

0
1222

Muajin e kaluar të gjitha mediat në Kosovë folën për situatën në një parti politike, por jo sepse ajo është e një rëndësie qenësore për jetën politike dhe liritë parlamentare por për atë që ajo me veprimet e veta ngjallë kureshtjen e mediave. Natyrisht po flasim për iniciativën qytetare Srpska, edhepse as partitë tjera nuk janë larg interesimit të mediave. Kur u formua iniciativa e lartpërmendur, kjo u bë me propozim të Prishtinës dhe Brukselit, e duke pasur parasysh situatën momentale në Serbi, ashtu që në mënyrën më të mirë të paqyrohej skena politike e Beogradit në hapësirën e Kosovës. 


E tërë kjo u bë me qëllim që në Kosovë të krijohet një subjekt politik i cili në mënyrën më të mirë të mundshme do të mbronte të drejtat e komunitetit serb në Parlamentin e Kosovës dhe i cili si i tillë do të përpiqej që të mbante një kontinuitet të veprimit politik për një periudhë më afatgjatë. Nuk ka nevojë të rikujtojmë që është formuar nga kuadrot politike të partive nga Serbia, d.m.th Partisë Përparimtare Serbe (Srpska Napredna Stranka, SNS) dhe Lëvizjes së Socialistëve (Pokret Socijalista, PS). Por, menjëherë pas zgjedhjeve të para parlamentare u bë e qartë që nuk do të shkojë gjithçka lehtë dhe pa probleme – me këtë kemi parasysh rregullimin e brendshëm të partisë sepse u bë e dukshme që të gjitha kuadrot më të rëndësishme vijnë vetëm nga një parti e cila nuk është partia më e fuqishme në tërë atë koalicion, që në vetvete menjëherë shkaktoi dyshime në kompetencën e tërë asaj që është bërë. 


E tërë kjo idilë u mbajt me autoritet të fortë nga Beogradit, dhe e tërë kjo me qëllimin që të mos potencohet së tepërmi ashtu që të ruhet uniteti i partisë së sapoformuar, gjegjësisht Iniciativës. Mirëpo, koha tregoi që e tërë kjo u shëndrrua në rivalitet gjatë planifikimit kadrovik në të gjitha nivelet dhe që ky ishte guri ku të gjithë merrnin në thua. Nga deklaratat fyese të ish-kryetarit të Listës e deri tek vendosja e kuadrove në poste ministrore, pa shtruar çështjen e aftësisë së tyre për këtë funksion, kaloi shumë kohë por rezultati mbeti i njëjtë pa marr ë parasysh të gjitha këto. E tërë kjo qartazi doli në shesh kur filloi ndarja në kuadro të SNS-së dhe PS-së dhe që ky ishte kriteri sipas të cilit është vendosur nëse dikush është i mirë apo jo, d.m.th  nëse dikush është i aftë apo jo, thuajse përkatësia ndonjërës parti është masë me të cilën maten të gjitha këto.


Kulminacioni i tërë kësaj erdhi kur nga posti i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal u ndërrua zoti Ljubomir Marić (SNS) e në vendin e tij u vendos zonja Mirjana Jevtić (PS). Nuk do të flasim për karakteristikat personale të të lartpërmendurve sepse kjo do të ishte e pasjellshme, por edhe kjo do të mund të ishte temë interesante, natyrisht për shtypin e verdhë. 


Edhepse ministri Marić ishte njëri nga të rrallët ministria e të cilit u vlerësua pozitivisht nga ana e Komisionit Evropian, kjo megjithatë ishte më pak e rëndësishme se ajo që ai është anëtar i SNS-së, dhe që si i tillë përbën kërcënim për tërë atë që duhet të bëhet në të ardhmen. E tërë kjo do të ishte e arsyeshme në njëfarë mënyre sikur në vendin e tij të vihej dikush më i mirë dhe më me përvojë por… thamë që nuk do të flasim për karakteristikat personale, apo jo? 


Në mënyrë konstante po harrojmë që vendi i Ministrit në Qeverinë e Kosovës do të thotë që ai ministër duhet të përkujdeset edhe për shqiptarët edhe për serbët dhe për të gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë kështu që sinqerisht më habit se pse në këtë nuk po përfshihen edhe të tjerët e jo vetëm përfaqësuesit e serbëve sepse nëse një Ministër e bën punën keq, pasojat e kësaj do t’i bartin të gjithë qytetarët e Kosovës. A është e tërë kjo pasojë e luftës politike brenda Listës Serbe apo është pjesë e ndonjë projekti më të madh, këtë sipas të gjitha gjasave nuk do ta marrim vesh, por është fakt që mjedisi politik në Kosovë pësoi edhe një ndryshim të cilin askush nuk e ka pritur. Në fund, e dimë se çka kemi pasur e do të shohim se çka do të kemi – sinqerisht shpresojmë në ndonjë zgjidhje më të mirë kadrovike.