Një situatë më shumë se qesharake u pa këto ditë para Kuvendit të Serbisë. Besoj që një grevë e pushtetit, opozitës dhe deputetit të pavarur në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend mund të shihet vetëm në Serbi. Revoltën e tij me grevë urie e filloi deputeti i pavarur, profesor dr Miladin Ševarlić, atij iu bashkangjit deputeti i opozitës Boško Obradović, e ndodhi edhe diçka jashtëzakonisht interesante kur atyre iu bashkangjitën edhe deputetët e pushtetit, Aleksandar Martinović dhe Sandra Božić, që të shprehin pakënaqësinë e tyre. Çfarë paradoksi!
Që të thyejnë këtë monodramë të Covid-19 dhe që pandeminë thjesht ta hedhin në plan të dytë u përkujdesën deputetët serbë, të cilët sa i përket mënyrës së të menduarit nuk kanë ndryshuar shumë nga vitet e 90-ta. Atëherë mund të shiheshin revole, rrahje, debate të ashpra, forma të ndryshme të shprehjes së pakënaqësisë. Ky cirk u kthye këto ditë në Beograd. Ja, që të mos mendojmë vetëm për virusin.
Para se deputetët e sipërpërmendur të hyjnë në grevë (kryesisht për shkak të Kosovës), lideri i Dveri-t, Boško Obradović – sikur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, derisa ishte në opozitë – bënte skandale jashtë Kuvendit dhe brenda tij. Ai me fishkëllima bilbili ndërpreu seancën dhe shkaktoi skandal kështu që sigurimi e largoi nga salla. Pas kësaj po ai i njëjti Boško Obradović para Kuvendit, së bashku me ithtarët e tij, shkaktoi një përleshje me ministrin dhe deputetin e koalicionit qeverisës. Një gjë e shkëlqyeshme për gazetarët që ishin lodhur duke shkruar për Covid-19.
T’i kthehemi cirkut qendror i cili i pasoi këto skandale. Grevë urie, frustracione, gazetarë, deputetë, ithtarë të opozitës dhe pushtetit, përleshje dhe kjo pikërisht para Kuvendit të Serbisë. Një vend i mrekullueshëm për qërim hesapesh. Në të vërtetë, opinionin publik e ngriti në këmbë deputeti i pavarur, Miladin Ševarlić, i cili e filloi grevën e urisë pas deklaratës së presidentit, Aleksandar Vučić, se Kosova do të fitojë pavarësinë në tërë territorin e saj. Përveç kësaj, brengos edhe deklarata e ambasadorit rus, Aleksandar Bocan-Harčenko, se do të duhej ndryshuar rezoluta 1244. Ševarlić theksoi edhe se në Kuvendin e Serbisë nuk po debatohet fare për çështjen e Kosovës, derisa në KS të OKB-së për të debatohet dy herë në vit, gjë që të cilën unë e konsideroj më shumë se të turpshme. Mbase të gjithë ne jemi bërë më të cenueshëm nga manipulimet, ndoshta shekulli 21 solli me vete edhe qëndrime të këtilla dhe sistem të këtillë.
Lideri i Dveri-t, Boško Obradović, ishte i dyti me radhë që hyri në grevë, e motivet për këtë akt ishin të njëjta sikurse për deputetin e lartpërmendur, gjoja dorëzimi i Kosovës. Përveç kësaj, Obradović përmendi edhe shumë motive tjera: puna joselektive e prokurorisë dhe gjykatave, mbrojtja e dioqezës së Kishës Ortodokse Serbe (SPC) dhe besimtarëve në Mal të Zi, çlirimi i mediave dhe shtyrja e zgjedhjeve dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me të vërtetë një listë e kërkesave serioze në të cilat do të duhej të punohej. Më duket se është tejet mosmirënjohëse për të diskutuar lidhur me tërë këto gjëra, në veçanti rreth Kosovës. Më duhet të pajtohem, problemi i Kosovës nuk duhet të fshehet nën tepih. Ai problem është aty, po pret, nuk është gjë e mençur t’ia lësh këtë problem ca gjeneratave të reja për të cilat Kosova nuk do të ketë shumë rëndësi.
E tani, ajo që i dha shije specifike tërë këtij “spektakli” para kuvendit të Serbisë. Përmes grevës së urisë pakënaqësinë e tyre e shprehën edhe deputetët e SNS-së (pushtetit). Pushteti, i cili e ka fuqinë absolute dhe përgjegjësinë për të gjitha që po ndodhin, është i pakënaqur. Janë të pakënaqur me punën e tyre, kështu që po bëjnë grevë. Këtë farsë, tërë këtë marrëzi politike mund ta hajë dhe aq lehtë ta harrojë vetëm ky popull. Kjo në ndonjë shtet normal, të kulturuar nuk mund të konceptohet. Mendoj se ne jemi shteti i parë në botë ku pushteti bën grevë kundër vetes. Në fakt, deputeti Aleksandar Martinović tha se i pakënaqur me punën e prokurorisë, gjykatave, institucija, hyri në grevë. Për alibinë për ndërprerjen e shpejtë të grevës as që duhet të harxhojmë fjalë. Vetë greva e urisë ka qenë një ide e çmendur.
Që ky cirk të jetë komplet u përkujdesën edhe ithtarët e opozitës dhe pushtetit, ku masivisht u mblodhën para Kuvendit, gjatë kohës së pandemisë dhe ndalesës së tubimeve masive. Natyrisht, qërimi fizik i hesapeve është mbase normal në rrethana të tilla, kështu që patëm mundësi të shohim edhe atë. Një ide që nga deputetët kaloi tek qytetarët. Çmendia që është prezente tek deputetët serbë pasqyron pozitën e Serbisë dhe gjendjen në të cilën është i tërë kombi. Sado që kjo të prezantohet në mënyrë idilike, politika të cilën po e udhëheqin politikanët serbë nuk ngjallë shpresa për një të nesërme më të mirë. Qoftë nëse kjo ka të bëjë me serbët e Kosovës apo ata në Serbinë qendrore. Populli serb do të pres edhe shumë për unitetin, e deri atëherë do të shohim shumë skandale të ndryshme.
Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.