Çdo ndryshim në formatin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, duhet të bëhet më pëlqimin e të dyja palëve, Prishtinës dhe Beogradit.
Këtë e ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq për Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Bashkimi Evropian është ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd. Të dy palët duhet të pajtohen për përmbajtjen, formatin, shpejtësinë dhe agjendën”, ka thënë Kocijanciq.
Përgjigja e Kocijanciq lë të nënkuptohet se edhe përfshirja e SHBA-së në këtë dialog, duhet të bëhet me miratimin e të dyja vendeve.
(klankosova.tv, 28/11/2017)