Sa kushton liria e lëvizjes?

Artikull mbi debatin ne Qendren e Mediave ne Cagllavice (kosovapress)

0
1302

Artikull mbi debatin ne Qendren e Mediave ne Cagllavice (kosovapress)

Liria e Lëvizjes vazhdon të jetë e vështirë edhe pas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, taksa që duhet të paguajnë qytetarët e në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë për hyrë në Kosovë dhe anasjelltas është e papërballueshme për qytetarët. Kështu kanë vlerësuar gazetarë dhe pronarë kompanish serbe, gjatë një debati me temën “Sa kushton liria e lëvizjes”.
Por, analistët shqiptarë, Fatmir Sheholli e Fadil Lepaja, kanë theksuar se liria e lëvizjes është përmirësuar jashtëzakonisht shumë në Kosovë, sidomos në pjesën qendrore, por jo edhe në veriun e Mitrovicës. Dragana Zeqevic, gazetare e ‘Veçerni Novosti’, tha se marrëveshja e arritur në Bruksel gjatë bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk ka arritur sukses, madje, sipas saj, e ka kufizuar lirinë e lëvizjes. “Më duhet së paku të paguaj 20 euro për një javë si taks. Marrëveshja e arritur në Bruksel mes dy qeverive nuk ka pasur sukses sa i përket lëvizjes sonë të lëvizjes. Përkundrazi ka kufizuar dhe ka cenuar lirën e lëvizjes sepse me këto taksa mund të udhëtojnë vetëm ata që kanë para”, tha ajo.

Zeçeviq tha se me këto taksa që duhet t’i paguajnë më së shumti kanë përfituar shoqatat e sigurimeve. Por, në anën tjetër analisti Fatmir Sheholli theksoi tri pikat kryesore rreth lirisë së lëvizjes: lëvizja e lirë nga aspekti ekonomiko-biznesor, lëvizja e lirë nga vitit 1999-2014 dhe qasja e mediave në Beograd karshi lëvizjes së lirë në Kosovë. Ai tha se nga aspekti biznesor, Serbia në shtetin e Kosovës për një vit eksporton rreth 400 milionë euro, ndërsa Kosova në Serbi 18-20 milion euro, që do të thotë se nga aspekti biznesor-ekonomik, liria e lëvizjes është maksimalisht kontinuele.

Sheholli ka kritikuar liderët serbë që kanë qenë në Qeverinë e Kosovës në dy mandatet e fundit, për mungesë të lirisë së lëvizjes në veriun e Kosovës. Sipas tij, ata përfaqësues serbë që kanë qenë në dy mandatet e Qeverisë Thaçi, nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre edhe ato që ua lejon Kushtetuta dhe ligjet. “Situata e lëvizjes së lirë në Kosovën qendrore është shumë më e mirë se sa që është në veri të Kosovës”, tha Sheholli. Analisti tjetër shqiptar, Fadil Lepaja, theksoi se marrëveshja për lëvizjen e lirë, e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është bërë për interesa të qytetarëve, por për interesa të dy shteteve.

“Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës e kanë bërë marrëveshjen për lirinë e lëvizjes vetëm për interesa të tyre shtetërore. Me këtë punë nuk i kanë shikuar aspak interesat e qytetarëve. Ata ende se kane kuptuar stilin evropian të kufirit ku s’ka ndalesa e as policë”, tha Lepaja. Bogulub Markinkovic, pronar i një firme autobusesh në linjën Kosovë-Serbi tha se atij i duhet të paguaj për një muaj 240 euro taksë për të hyrë në Serbi, derisa e ka quajtur plaçkë këtë, pasi sipas tij, nuk mund të përballohet kjo. /KP/